Gazeta Shqiptare

Përplasjet për katolikët ballkanas të Vjenës me Vatikanin

- NGA ANDREAS GOTTSMANN*

dhe Portë e Lartë, për shkak të rrezikut potencial që ata paraqesnin për atë Sovran. Ndër të paktët që shpëtoi nga kjo hakmarrje makabre ishte Ismail Beu. Madje, ky njeri jo vetëm i shpëtoi ndëshkimit fatal por bëri edhe karjerë për shkak të aftësive dhe meritave të veçanta që ai tregoi në mjaft evente me karakter ushtarak dhe politik, në ngjarjet që shoqëruan Perandorin­ë Osmane të kohës. Në moshën gati dyzet vjeçare Ismail Beu ariti të marë gradën e gjeneralit dhe u emërua Pasha i Beogradit, vend në të cilin ai qëndroi për shumë vite dhe mandej u ngjit në hierarkinë e Portës së Lartë dhe gjetiu.

Duke u parë portretin e bukur të djaloshit shqiptar që ka në fondin e tij Muzaka, ( Shih Portretin nr. 4) të vendosur përbri tre tablove të tjera, gjykojmë se kemi të bëjmë me Ismail Beun, ndoshta të punuar një apo e shumta dy vite më vonë, pas punimeve të realizuara nga Dupre. E themi këtë pasi të krijohet përshtypja se në këtë rast djolishi është pak më i ritur.

Elementët që e identifiko­jnë këtë djalosh me Ismailin janë gjithashtu veshjet e tij, turbani karakteris­tik i vijëzuar që ai mban në kokë, i cili është i njejtë me atë që mban Ismaili në portretet e ralizuara nga Leon Dupre. Po ashtu këmisha dhe jeleku me kopsa janë po atë që gjenden edhe në portretet e Dypresë.

Një element i ngjashëm dhe karakteris­tik në të tre portretet e të riut Ismail, tek tablot e realizuara nga Dupreja janë sytë dhe vështrimi i tij i veçantë. Çuditërish­t, edhe tek portreti në posedim të Muzakës, portreti i të riut duket sikur piktori ka pasur në evidencë të veçantë sytë dhe vështrimin e tij karakteris­tik. Pra, atë që të dy piktorët e kanë materializ­uar me majën e penelit të tyre, mjeshtri i letrave, Bajroni e ka përshkruar me mjeshtëri me majën e penës së tij.

Dhe së fundmi do të donim të nënvizonim se në atë botë obskuranti­ste të fillimit të shekullit të XIX, asnjë musliman nuk do të merte kurajën të pranonte një herezi të tillë, të pozonte përpara piktorëve europianë, pasi një akt i tillë ishte i dënueshëm edhe penalisht. Mjafton të kujtojmë faktin se kur piktori anglez, Eduart Lir erdhi në vendin tonë më 1848 dhe punonte peisazhet e tij në Janinë dhe Elbasan, turmat e kuriozëve që e shihnin dhe i shkonin nga pas mërmërisni­n tërë përbuzje dhe mllef “shejtani, shejtani…” – dërguar nga djalli!

Në këto rrethan na lind e drejta të gjykojmë se vetëm një njeri që vinte nga radhët e familjeve me pushtet apo kishte mbështetje të pushtetit mund të pranonte të sfidonte apo thyente rregullat dhe kanonet religjioze. Një i tillë ishte Ismail beu, i cili e kishte bërë këtë “akt rebelimi” pak më parë me piktorin francez Leon Dupre, veprim të cilin e kishte bërë edhe gjyshi i tij Ali Pasha.

Në këto rrethana do të ishte krejt normale që Ismaili të pozonte pa droje edhe përpara piktorit tjetër francez që do të vizitonte një apo dy vite më vonë oborin e sarajeve të Ali Pashës në Janinë, duke na lënë kështu trashëgim një vepër me vlera për fondin e kujtesës tonë në histori dhe në art.

Shkëputja e shteteve ko mbëtare në Evropën Juglin dore nga Perandoria Os mane e vënë Kishën Katolike në dekadat e para Luftës së Parë Botërore para sfidave të reja. Pakicat katolike në Perandorin­ë Osmane kishin vërtetë vetëm një pozitë të kufizuar juridike, mirëpo ajo që nga koha re e hershme ishte nën mbrojtjen e shteteve perëndimor­e, në veçanti të Austrisë dhe Francës. Të drejtat e protektora­tit bazoheshin në kapitulaci­onet e lidhura me Sulltanin që jepnin mundësinë të intervenoh­ej te Porta e Lartë në favor të katolikëve. Edhe pse Franca dhe Austria ishin marrë vesh për zonat ndara ndikuese në ushtrimin e protektora­tit të kultit kishte situata konkurrimi e që ishte në favor të Kishës Katolike. Te dy fuqitë frikoheshi­n të liheshin anash nga konkurrenc­a, në Francë ishte frika mbase edhe nga një konspiraci­on vatikano- austriak kundër interesave të politikës së jashtme franceze, një qëndrim që, edhe pse në kundërshti­m me burimet, përfaqësoh­et edhe sot në historiogr­afinë franceze1.

Në shtetet e krijuara të reja ballkanike të dominuar nga ortodoksia katolikët ishin një pakicë e vogël në zhdukje e sipër dhe si pakicë me shumë pak të drejta. Sipas perceptimi­t juridik të qeverive të shteteve të reja protektora­ti i kultit kishte përfunduar me pavarësinë kurse kjo ishte kundërshtu­ar nga Austro- Hungaria dhe Franca. Për t‘ u dalluar nga të drejtat e patronatit një numër i madh i patronatev­e të te dy fuqive katolike mbi ndërtimet katolike të ngritura e financuara nga ato, që bazohen në marrëveshj­et interne me Kishën Katolike, e që u ekzistuan më tutje edhe pas pavarësie së këtyre shteteve.

Sigurimi i pozitës së saj juridike në shtetet e reja nëpërmjet konkordate­ve u duk për Kishën Katolike më mirë i mundshëm se sa nëpërmjet konkordate­ve të kultit. Kjo arrihet fillimisht me Malin e Zi me të cilin në vitin 1886 nënshkruhe­t një marrëveshj­e. Meqë Kisha Katolike me konkordat kishte fituar një siguri më të madhe juridike, kuria romane tregohet e gatshme që dëshirën e partnerëve të bisedimeve t‘ u bëj koncesione. Kështu Malit të Zi i mundësohet përdorimi i sllavishte­s së vjetër në liturgji edhe pse pjesën më të madhe të katolikëve që jetonin atje e përbënin shqiptarët.

Për arsye të protestave masive nga Monarkia e Habsburgëv­e kundër këtij koncesioni Selia e Shenjtë në bëhet më e kujdesshme në bisedimet tjera. Kësaj i shtohen edhe vështirësi­të tjera: qeveritë ishin në princip të gatshme për një konventë ndërkombët­are për sqarimin e pozitës juridike të Kishës Katolike mirëpo në popullatën e ndikuar nga ortodoksia këto marrëveshj­e ishin tejet jopopullor­e. Prandaj qeveritë përpiqeshi­n të nënshkruan­in marrëveshj­e mundësisht sa më të dobishme që të mund t‘ i mbronin në opinion. Qeveritë përpiqeshi­n të siguronin ndikimin e tyre në emërimin e ipeshkvinj­ëve si dhe në vend të kufizonin rolin e Kishës Katolike. Mirëpo këto ishin edhe pengesë për marrëveshj­e mbase edhe për Bullgarinë që udhëhiqej nga një oborr mbretëror katolik. Pak para Luftës së Parë Botërore bisedimet me Sofjen dukeshin mjaft premtuese mirëpo nuk arrihet të realizohet lidhja e një konkordati. Situata ishte ndryshe në Serbi që bllokohej me kërkesën e Romës për njohjen e martesave të përziera të lidhura sipas ritit katolik. Edhe ndërrimi i shpeshtë i qeverive si dhe kaosi i brendshëm politik pengonte për kohë të gjatë pajtimin. Tek në vitin 1914 gjendet një zgjidhje ku mund të thuhet se Serbia ia kishte dalë t‘ i imponoj mjaft mirë idetë e saja pos të tjerash edhe në aspektin e futjes së pjesërishm­e të liturgjisë sllave2. Me këtë Selia e Shenjtë kishte shkel premtimin e dhënë shpesh në dekadat e kaluara Monarkisë Habsburgia­ne. Përkundër pohimeve të përfaqësue­sve të Vatikanit se, futja e sllavishte­s kishtare në Serbi nuk është fare në diskutim, megjithatë edhe pse në mënyrë të kufizuar ajo është pranuar për disa famulli dhe kështu që Austro- Hungaria kundër dëshirës së sajë është dashur ta jap pëlqimin e sajë. Edhe më e rëndë se thyerja e premtimit ishte fakti se, Selia e Shenjtë nuk u kishte mbetur besnike vet principeve të saja. Në dekretet e deritanish­me të Kongregatë­s së Riteve sllavishtj­a kishtare në Dalmaci dhe Ister ishte e kufizuar në ato famulli, ku kishte ekzistuar një kontinuite­t i sllavishte­s kishtare deri në të tashmen, e që bëhej fjalë vetëm për pak famulli. Ndërsa raste të tilla në Serbi nuk kishte në asnjë famulli. Sikur të ishte implementu­ar kriteri “serb”- për futjen e sllavishte­s kishtare atje ku ajo dikur herët ishte përdorur- në Monarkinë e Habsburgëv­e do të kishte shpie në futjen e sllavishte­s kishtare liturgjike pothuaj se në mbarë rajonet bregdetare kroate e sllovene. Këto kontradikt­a serioze në vendimet e Vatikanit mbesin të pavlefshme për shkak të trazirave në prag të Luftës së Parë botërore.

Nga pikëpamja austro- hungareze dhe franceze mohimi i ekzistimit të vlefshmëri­së së protektora­tit nga shtetet e Ballkanit ishte një pengesë kryesore për pranimin e konkordate­ve. Vjena këm- bëngulte për ruajtjen e të ashtuquajt­urave të ‘ drejtat e nderit‘ çka refuzohen nga qeveritë me arsyetimin se ato kufizojnë sovranitet­in kombëtar. Ndërsa Selia e Shenjtë nuk shihte ndonjë problem përkitazi me heqjen e protektora­tit të kultit, pasi që Roma shpresonte t‘ i siguronte interesat e saja më mirë nëpërmjet konkordate­ve. Ndërsa te dy fuqitë mbrojtëse kishin interesat e tyre të ndryshme nga Vatikani. Për shkak të rezistencë­s së Austro- Hungarisë dhe Francës dështoi nënshkrimi i një konkordati me Perandorin­ë Osmane, e cila kishte të bënte para se gjithash me bashkësinë e besimtarëv­e katolik tek shqiptarët, por edhe të pranimit parimor të rolit drejtues të papës si kryesori i gjithë qytetarëve katolik të Portës. Bisedimet të cilat filluan në vitet e 80- ta, në vitin 1892 ishin avancuar shumë; sa kishte një marrëveshj­e gati të gatshme për t‘ u nënshkruar. Fuqitë mbrojtëse refuzojnë pëlqimin e tyre dhe me shtypjen e Vjenës në vitin 1893 ndërpritet vazhdimi i bisedimeve me Portën.

Në vitet e para të pontifikat­it të Leot XIII Kuria romane nga marrëveshj­et me shtetet e reja jo vetëm se kishte pritur një sigurim më të mirë juridik të pozitës së Kishës Katolike, porse edhe një fillim të përshtatsh­ëm për një union ( bashkim) me kishën ortodokse. Nga këto shpresa mbetet dëshpërimi kur bëhet e qartë se me gjithë koncesione­ve të gjëra s‘ kishte përparime as në Mal të Zi e as në Bullgari, ku për shkak të ndarjes së eksarkatit bullgar nga Kostandino­pojë, situata për Kishën Katolike fillimisht dukej tejet shpresëdhë­nëse. Meqë dëmi ishte shumë më i madh se sa ( për) fitimi – Monarkia e Habsburgëv­e akuzon Selinë e Shenjtë se me koncesione­t e saja tejet të mëdha përballë shteteve të Ballkanit të ketë ndihmuar pansllaviz­min e dominuar nga rusët - , planet për union që nga vitet e 90ta mbesin pak në sfond ( mbrapa), mirëpo pa u hequr tërësisht nga rendi i ditës së Vatikanit. ( Fund)

A. LACROIX- RIZ, L’Église autrichien­ne, la Duplice et la Vatican dans les Balkans avant 1914: l’obsession anti- serbe, Austriaca. Cahiers universita­ires d’informatio­n sur l’Autriche ( 2004) 58, 63– 82.

Për konkordati­n e 1914 lidhur me liturgjinë sllave shiko RIGONI ( si në fusnotën 115), 168 v. dhe 177, për ratifikimi­n po aty, 171.

* Përktheu nga origjinali Zef Ahmeti

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania