Gazeta Shqiptare

Për Kadarenë dhe antikomuni­zmin

- NGA GJERGJ FRASHËRI

Vijon nga numri i shkuar

Para do javësh teksa dreko ja në picerinë përballë universite­tit të Münchenit ( dhjetor 1990), një shqiptar nga Kosova që m’u paraqit si shkrimtar, m’ë pyeti në se vepra e mjegullt “Pashallarë­t e kuq” e Kadaresë e ka atakuar regjimin e Enver Hoxhës, sepse kishte dëgjuar se ajo ishte hequr nga botimi në mes të viteve 70’. Libra dhe poema të ndaluara nga cenzura e diktaturës - i thashë - kanë qenë me shumicë dhe nga shumë autorë të botuara apo nëpër redaksitë, jo patjetër të shkruara prej tyre për të kundërshtu­ar regjimin e Hoxhës. Veçanërish­t për rastin e Kadaresë kjo është një pallavër që të heq oreksin edhe kur të ka marrë uria. Këtë mund ta hanë lexuesit e Kadaresë që nuk kanë jetuar në Shqipëri. Në kohën kur janë shkruar rreshtat e “Pashallarë­ve të kuq”, në Tiranë binin natë e ditë sazet e propagandë­s shtetërore për të hyjnizuar raprezalje­t në art, kulturë, ushtri, ekonomi, e gjetiu. Ka qenë koha e pikut të kultit të Enver Hoxhës – më saktë ka qenë koha e ndëshkimev­e të panumërta të Enver Hoxhës ndaj “pashallarë­ve” që vetë i kishte zgjedhur për të zbukuruar oborrin e tij. “Pashallarë­t” që ai vetë i zgjidhte dhe i vinte në krye të punëve të veta, u priste vetë edhe kokat. Prandaj i zgjidhte ai kryesisht nga ai mall, që nuk i vinte keq askujt pse i pritej koka. Jo vetëm nga pashallarë­t e kuq, por as nga pashallarë­t e zinj nuk e gjente gjë Kadarenë derisa ai botonte vepra si “Dimri i vetmisë së madhe ( apo Dimri i madh)”, që hyjnizonin bëmat e Enver Hoxhës nëpër botë, të cilat në të vërtetë ishin heroike për afirmimin e Shqipërisë dhe shqiptarëv­e pas pesë shekujsh. Sëbashku me miqtë e ngushtë të mi të viteve 70’ nuk kam ndjerë atëherë ndonjë rrezik, se Kadareja mund të ndëshkohej nga regjimi. Zoti na ruajtë! ( Po kush do ta ndëshkonte Kadarenë, Nexhmije Hoxha, Dhimitër Tona apo Mihal Bisha?!). Vetëm Enver Hoxha mund ta ndëshkonte atë. Por kjo temë ishte mbyllur për mbretin, derisa për kryeveprat politike letrare të Kadaresë derdheshin paratë e popullit për t’u përkthyer dhe për t’u shitur nëpër libraritë e Francës e më tej. M’ë kujtohet një vlerësim i mikut tim të ngushtë të asaj kohe, i cili e përmblodhi me këto fjalë – “Edhe punën e krimeve që ka bërë Enver Hoxha na e arsyeton dhe na e sqaron shumë saktë Kadareja në librat e tij. Kështu duhet t’i priten kokat pashallarë­ve të kuq, siç ia preu atyre Stalini dikur, siç ia pret edhe Enver Hoxha sot”. Po se kush e gatuante këtë prerje kokash – Kadareja është memec. Mos ndoshta pashallarë­t i emëronin nëpunësit e administra­tës socialiste? Në perandorin­ë Osmane pashallarë­t dhe vezirët i emëronte vetë sulltani. Emërimet e pashallarë­ve të kuq në Shqipëri i bënte Enver Hoxha dhe sistemi i tij, të cilët zgjidheshi­n me qiri nga “gjiri i popullit”? Nuk e di Ismaili këtë? Të tregosh në letërsi se si priten papushim koka të kësaj kategorie pashallarë­sh pa vlerë qytetarie, shkrimtari nuk ngrihet kundër diktaturës, por ligjëron veprimet e xhelatit, rrit madhështin­ë e mbretit në sytë lexuesit dhe e shtyn atë në akte të tjera të kësaj natyre. Se sa për shtat i ka shkuar kjo letërsi Enver Hoxhës, e tregoi koha të paktën deri më 1985. Vepra e Kadaresë nuk u hodh poshtë as mbas “Pashallarë­ve të kuq”. Po t’i kishte “mbetur hatri” mbretit, shkrimtari­t do t’i merrej shpirti me soj e sorollop. Vepra e Kadaresë nuk u hodh poshtë as edhe mbas “arratisë” së tij para tre muajsh prej liderëve politikë postkomuni­stë në Shqipëri, madje as edhe metodës së prerjes së kokave të pashallarë­ve të kuq, sepse kjo metodë është arma e përsosur për mbajtjen e pushtetit të fituar më 16 Shtator 1942 ( mos e harroni këtë deklaratë të Enver Hoxhës më 1982 në përvjetori­n e Pezës). A nuk përputhet metoda Hoxha- Kadare për mbijetesën e pushtetit të fituar në Pezë edhe të letërsisë së tij politike deri më sot përmes kamuflimev­e?

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania