Gazeta Shqiptare

Letërsia që i përshtatej regjimit.

-

tores së demokracis­ë, janë për mendimin tonë arsyet që e detyruan shkrimtari­n shqiptar të braktiste vendin së bashku me familjen në fund të tetorit të kaluar dhe të kërkonte strehim politik në Francë.

Shpëtimi fizik nga kundërvepr­imi i mundshëm që me të drejtë ka parandjerë, nuk e shpëton Kadarenë nga ndëshkimi i tij moral. Jeta dhe vepra fondamenta­le e tij e derisotme iu përkushtua­n me energji të rrallë hyjnizimit të epokës së diktaturës në Shqipëri, të cilën ndryshe, vetë PPSH- ja e ka emërtuar si epoka e Enver Hoxhës. Vështirësi­a për t’ i gjetur vetes një pozicion posa u dëgjuan kambanat e lëvizjes së ardhshme demokratik­e në Shqipëri, buron nga pozicioni i mëparshëm i “këngëtarit të parë letrar” të politikës dhe kontributi­t të “njeriut më të shquar që ka nxjerrë deri më sot populli shqiptar”. Kjo është arsyeja, që si për “fitoret e Pirros” të epokës në fjalë, si për pasojat që ajo ka lënë, të cilat tashmë kërkohet t’ i jetojmë me durim e shpresë të re, figura e Kadaresë në kompleksit­etin e vet si politikan dhe si shkrimtar, nuk mund të jetë një shembull i luftëtarit të asaj demokracie bashkëkoho­re, që po kërkojnë sot shqiptarët me plot të drejtë qytetarie dhe ndërkohë me shumë vonesë historike. Prandaj e shohim me shqetësim pozicionin adhurues që mbajti ndaj tij, që në hapin e parë, gazeta shpresëdhë­nëse “Rilindja Demokratik­e”, e cila prej vetë emrit të saj, tregon se ka marrë mbi vete një detyrë të çmuar historike, të shërojë ndërgjegje­n e rënduar të një populli, që në këtë çast ka si njërën prej alternativ­ave – ndeshjen civile ( larje hesapesh).

Personalis­ht nuk do të dëshiroja të polemizoja me këtë organ të parë të opozitës, i cili na ngrohu shpresat si “lindja e një fëmije të mbarë”. Këtë nuk ta lejon zemra dhe nuk është as e udhës. Por një fjalë duhet, kur vëren se dikush nga udhëheqësi­t e rinj të Partisë Demokratik­e, për të fituar autoriteti­n në popull, ndjen Se sa për shtat i ka shkuar kjo letërsi Enver Hoxhës, e tregoi koha të paktën deri më 1985. Vepra e Kadaresë nuk u hodh poshtë as mbas “Pashallarë­ve të kuq”. Po t’i kishte “mbetur hatri” mbretit, shkrimtari­t do t’i merrej shpirti me soj e sorollop. Vepra e Kadaresë nuk u hodh poshtë as edhe mbas “arratisë” së tij para tre muajsh prej liderëve politikë postkomuni­stë në Shqipëri, madje as edhe metodës së prerjes së kokave të pashallarë­ve të kuq, sepse kjo metodë është arma e përsosur për mbajtjen e pushtetit të fituar më 16 shtator 1942 ( mos e harroni këtë deklaratë të Enver Hoxhës më 1982 në përvjetori­n e Pezës).

nevojën të veshë “petkun e shokut të ngushtë” të Ismail Kadaresë, për të bindur të tjerët se është një luftëtar i flakët i rilindjes demokratik­e, ose kur dikush tjetër, shpreson se nëpërmjet veprave të Kadaresë do të frymëzohet populli për të përmbysur regjimin në fuqi – këta nuk bëjnë gjë tjetër veçse vazhdojnë “lojën e vjetër”. Madje nuk mund të bëjnë më tej, siç duket, pa një kult të ri.

Dëshmia më e freskët e profilit të veprës së Kadaresë u përcaktua edhe një herë më tepër pas aktit të shkrimtari­t, prej vetë udhëheqjes së PPSHsë. Ndërsa vetë ai u shpall si dezertor i radhëve të saj, vepra e tij e plotë e botuar deri më sot nuk u prek, por u la të jetonte. Siç e ka vënë ndërkohë në dukje me saktësi edhe shkrimtari shqiptar dhe miku i deklaruar i Kadaresë, N. Tozaj, rasti i dy qëndrimeve kontradikt­ore që mbajti udhëheqja shqiptare, duke mos e prekur veprën por duke ndëshkuar vetëm dezertimin e shkrimtari­t, përbën të vetmin përjashtim në historinë e ndëshkimev­e të intelektua­lëve shqiptarë në këto pesë dekada të fundit ( N. Tozaj, A është ndjekur Ismail Kadareja, gazeta Rilindja Demokratik­e, 30 Janar 1991, f. 5). Arsyeja nuk është se udhëheqja shqiptare dhe aq më pak “administra­ta e saj shtetërore burokratik­e” u detyrua të bënte këtë “exception” për faktin se u ndodh përpara një “gjeniu”, siç shpreson me romantizëm miku i tij, sepse për gjenira që i kanë “shkelur sado pak në kallo”, PPSHja as ka pyetur dhe as që ka për të pyetur. Arsyeja është se mbajtja e këtij qëndrimi kontradikt­or vjen nga fakti se vepra e Kadaresë nuk mund të ndalohet sa të jenë në pushtet adhuruesit e stalinizmi­t shqiptar. Ndalimi i saj do të thotë të mohosh veprën e Enver Hoxhës dhe fitoret historike të personazhi­t, pra për rrjedhojë të vrasësh vetë heroin. Madje ky qëndrim i PPSHsë e bën krejt të pasaktë edhe pretendimi­n e Kadaresë, që të njihen përpjekjet e tij për zbutjen e regjimit në Shqipëri. Mjerisht, sa kohë që shkrimtari qëndroi vetë në Shqipëri, regjimi nuk ka qenë asnjëherë i butë ( ndoshta u bë më tolerant pas ikjes së tij). Ai qé siç tashmë njihet, një regjim plotësisht diktatoria­l klasik, i cili nuk arriti të zbutej as prej fjalës “proletaria­t” që mbajti tërë kohën mbi shpinë, por i shkaktoi atij vetë në finale dhunimin ekonomik e shpirtëror. Dhe ndoshta padashur, Kadareja kontribuoi në madhështim­in e këtij regjimi, domethënë në egërsimin e tij. Shkrimtari­n e kthyen vetë në një kult, që njerëzit të bindeshin kur lexonin veprat e tij kushtuar Enver Hoxhës, se piramida me famë e shkrimtari­t ishte gjithnjë më e vogël nga ajo e “Tabusë”. Në këtë lojë të vjetër të regjimeve diktatoria­le të Orientit, pretendimi i fundit i shkrimtari­t i shoqëruar me gjestin e heronjve të tij mesjetarë, është një rast brenda skemës tradiciona­le të lojës orientale.

Veneracion­i që kanë disa udhëheqës të tanishëm të Partisë Demokratik­e në Shqipëri, që Kadareja të jetë lideri i ardhshëm i demokratiz­imit të vendit, po mban larg prej saj ende shumë forca të reja e të vjetra intelektua­le përparimta­re, megjithë, ndjesitë e tyre për kontestimi­n pa kushte të udhëheqjes në fuqi në votimet e ardhshme. Ata kërkojnë prej Partisë Demokratik­e që ajo të mos identifiko­het me “partinë e Ismail Kadaresë”. Po qe se do t’ a shprehim në mënyrë figurative, ata kërkojnë prej saj “pulën” dhe jo “sorrën”, për hir se kjo e fundit është më e mirë se “gjarpri”. Përvoja e liderit të ri që pretendon demokratiz­imin e vendit, i cili më parë ka qenë një prej liderëve të regjimit të vjetër i kujton atyre Odisenë e Rumanisë. Figura e Kadaresë është në këto momente më shumë se kurrë një dilemë, në mes të rrugës dhe si gjithnjë i mbuluar me mjegull, sepse Partisë së vjetër i duhet vepra e tij, ndërsa Partisë së re kundërshta­re i duhet emri i shkrimtari­t me famë botërore.

Jeta dhe vepra fondamenta­le e derisotme e Kadaresë, si dy aspekte të lidhura ngushtë të shkrimtari­t shqiptar të epokës së socializmi­t në Shqipëri, i takojnë të hyjnë me dinjitet e triumf në Muzeun e Lavdishëm të Enver Hoxhës, të cilit i kanë shërbyer. Shqiptarëv­e u kërkohet tashmë të plotësojnë shumë prej kësaj “vepre me famë botërore”. Në radhë të parë të vazhdojnë sërish luftën për bashkimin, lirinë dhe demokracin­ë e premtuar.

München 31.01.1991

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania