Gazeta Shqiptare

POETEKA sjell tregimet e klasikëve

-

një marrëdhëni­e me paraardhës­it. Për më tepër lexuesi fillon të ushtrojë leximin mes rreshtave, të gjurmojë metaforat, të kuptojë gjuhën e alegorive të përdorura në kohë të ndryshme, duhet të mendoje dhe ku asgjë nuk ishte “Ready made”.

Por jo gjithmonë klasikët na mësojnë me të vërtetë diçka, shton Calvino. Shpesh leximet e klasikëve kane vlerë të veçantë sepse bëhen konfirmim i asaj që ne e dinim prej kohësh dhe e asaj që ne vazhdojmë ta duam.

Kjo bën që leximi i klasikëve të letërsisë të ketë befasinë e një rizbulim, kënaqësinë e një rinjohje, rigjetjen e shijes që ke kërkuar, krijimin e një marrëdhëni­e të re, pjekurinë e shkëmbimit të mendimeve me njerëz, që nuk ke pasur rastin t’i njohësh

dhe të mbështetje­s së ideve me autorë- mendimtarë të mëdhenj të tillë si Mark Tëain - Jack London - Gustave Flaubert - Leo Tolstoi - Alphonse Daudet, Miguel de Cervantes, Charles Dickens, Anton Chekhov, Rudyard Kipling, Selma Lagerlof dhe Frederik Mistral, të cilët janë pjesë e “Novelave botërore”, publikuar nga “BOTIMET POETEKA”

Leximi i këtyre autorëve klasikë është dëshmuar se nxit vlerësimin personal, duke i ofruar lexuesit, por sidomos rilexuesve, zbulime të reja mbi botë të harruara.

Përmes këtyre autorëve lexuesi ri kupton më mirë se cilët janë mekanizmat letrarë që vazhdojnë të çlirojnë kënaqësi estetike, që ndikojnë mbi emocionet tona dhe nxitin në qëndrimin aktiv ndaj fjalës si vlerë artistike.

Lexuesi i letërsisë klasike, kupton vlerën e përshkrime­ve në një tekst letrar, rolit e imagjinatë­s, praninë e autorit që e “udhëzon” lexuesin drejt kuptimit të ndjesive dhe emocioneve që janë të përjetshme te njeriu, pavarësish­t se në cilën kohë dhe në cilin vend jeton ai.

Falë konfirmimi­t që koha i ka bërë krijimtari­së së autorëve klasikë, kjo letërsi mund t’u sugjerohet pa drojë shkollave, të cilat ruajnë rolin e epiqendrav­e me funksion të rëndësishë­m në edukimin përmes librit dhe leximit.

Kësisoj, saje një qëllimi dhe ofrimit të një sistemi në të lexuar, mund të shpresohet të kemi sërish klasa dhe grupe leximi edhe në shkolla, të cilat mund të kthehen në qendër prej nga nxiten talente në shkrimin letrar. Por më së shumti, leximet klasike, si bazë dhe një fillim i mirë, u sigurojnë lexuesve të rinj, lexuesve të së ardhmes, mënyrën dhe mjetet e duhura për të sprovuar talentin, shijet letrare, kënaqësitë e leximit si dhe pavarësinë e një vetëdije kritike që fillon të ngjizet që në moshë të re, si për t’iu përgjigjur pozitivish­t pyetjes së Italo Calvinos mbi gjetjen e arsyeve të leximit të klasikëve në kohërat moderne.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania