Gazeta Shqiptare

ÇFARE LEXONTE FAIK KONICA

- NGA JACK CHEKREZI

Faik Konica ishte edhe orientalis­t. Ai njihte gjuhët kryesore të Lindjes së Afërme, përfshirë osmanishte­n, arabishten, turqishten e hebraishte­n. Konica njihte në thelb historinë, kulturën dhe qytetërimi­n oriental. “Hurmat e Arabisë”, përmbledhj­a me përralla e shqipëruar prej tij, përbën kontribut të shquar në përsiatjet ndërkultur­ore.

Takimi i parë virtual me Konicën e leximet e tij, botuar në Milosao Nr. 259, 13 dhjetor 2016 , na pruri disa nga lirikat kineze. Ato sollën thjeshtësi­në, sensualite­tin, origjinali­tetin dhe qasjen filozofike pacifiste të Orientit të Largët.

“Takimi i dytë virtual libresk” me Faik Konicën na vjen përmes botimit simpatik, tashmë pjesë e koleksioni­t të Bibliotekë­s Kombëtare, të titulluar “Antologji Persiane”, botuar në Londër më 1927. Përkthimet në anglisht janë të orientalis­tit të shquar Edward G. Browne. Një tjetër libër i çmuar nga biblioteka e Konicës, studim për Islamin nga Ignaz Godziher, ka qenë në zotërim të prof. Browne, siç vërtetohet nga nënshkrimi në libër.

Poezitë persiane, të përcjella në këtë vëllim, përbëjnë disa nga margaritar­ët e poezisë lirike botërore. Ndërkohë që Noli shqipëront­e Rubairat e Omar Khajamit, Konica shijonte kryevepra të tjera të autorëve të tjerë persianë.

Poezia persiane i ka rrënjët thellë në histori. Periudha e parë është “shkolla epike lirike”, e pasuar nga misticizmi, që zgjati 150 vjet dhe la gjurmë të pashlyeshm­e. Kthesë monumental­e është rënia e shtetit Zaraustria­n në mesin e shekullit VII e. j. si rrjedhojë e pushtimit arab. Persët adoptuan besimin dhe alfabetin arab, duke I dhënë Bagdadit si shkëmbim shkëlqimin e kulturës së tyre. Në shekullin X kemi poezitë e para në persishten e rilindur, me poetin e verbër, Rudakiun. Në

SANA’I [ shekulli XII] Nr. 13 Ah, ajo zemra jote, që dhimbjen dhe hidhërimin i harron, Dhe gjurmë Dashurie asfare nuk tregon, Dashurinë tënde, dashurinë tënde zgjodha; kurse pasuri, S’prish punë nëse kurrfarë pjesë në pasuri s’kam! Pse kamja Botës i takon, E askurrë Bota dhe Dashuria bashkë nuk shkojnë ? Atëherë kur në zemrën time vendin ti ta gjesh, Vetëm atëherë zemra time e mjerimit skllave kurrë më s’do të jetë.

Abu Sa’id Ibn Abi’l- Khair [ 967 - 1049] Nr. 14 Nga ty kërkoj, ose më mirë, të urdhëroj që, Kur vakti të vijë nga kjo botë për t’u ndarë, Në varr të m’i gdhendësh këto fjalë: “Një i dashuruar prehet këtu”, Me shpresën që, një tjetër i dashuruar, që Ligjet e Pasionit i njeh mirë, Pranë varrit tim të mund të pushojë, dhe Mua, të dashuruari­n e dergjur nën dhe, ta kujtojë.

Parafrazë Anonim Nr. 15 Kurrnji vend nuk e gjej, ku dashninë qi kam për ty ta kumtoj, A, kur at’ vend ma n’ fund e gjej, rivali tem ballaz aty m’del, A, kur vendin ma n’fund e gjeta, dhe ty n’vedi t’shof, Vetvedin trandem me e gjet, por, medet, Ay krejt i përhumbun tash asht në moh.

FIRDUSI [ 935 - 1025] Nr. 18 Edhe vetëm një natë sikur ti e imja të ishe, dhe në tëndin gjoks të kapërcyell­in e mijëvjeçar­it hasim mandej Sulltan Mahmudin e Ghaznës, patron i vërtetë i letërsisë perse, që mbante 400 poetë në oborrin e vet, prej nga zgjidhej edhe Kryepoeti, ose Mbreti i Poetëve. Trajtat e lëruara ishin ode ose elegji ( kasida) dhe lirikat ( hazal), me strukturë e rimë të përcaktuar. Në oborrin e Mahmudit u ngrit Firdusiu, ose Homeri i Iranit; aty u lind edhe Shahname- ja, ose Libri i Mbretërve, duke risjellë në poezinë perse origjinali­tetin epik të traditës. Si njëfarë “revolte” nga sundimit arab lindi edhe poezia e tipit Ruba’i, me Omar Khajamin si njërin ndër përfaqësue­sit e shquar të saj. Tufa e poezive të mëposhtme përcjell edhe një ruba’i të Abu Sa’id ibn Abi’l Khayr, pararendës­i i Khajamit. Përmes formës së misticizmi­t, aty natyrisht gjejmë edhe gjurmë të Verës dhe të së Dashurës. prehesha, Koka time plot zjarrm, në qiell do të ish lartësuar, Tek gishtat e Mërkurit penën do ta kisha thyer; Dhe kurorën e Diellit, si çmimin tim, do ta kisha rrëmbyer. Shpirti në qiellin e nëntë të parajsës do të fluturonte Kurse koka krenare e Saturnit nën këmbët e mija do të dergjej, E mandej krejt dashnorët e mjerë, tek vuanin e vdisnin, do t’i mëshiroja, Nëse hijeshia tënde, a buzët, a sytë e tu, të mija do të ishin.

 ??  ?? Faik Konica
Faik Konica

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania