Gazeta Shqiptare

... nga numri i shkuar

-

Ky numër i “Milosao”- s ishte i plotë por edhe pak provokativ. Vendi kryesor i është lënë një shkrimi të Arian Lekës, që kishte trajtuar fatin e autorit shqiptar. I kuruar me kujdes, por më shumë i tërhequr për të mos prishur qejfe, ai kish sjellë realitetet e sotme të njerëzve që shkruajnë shqip dhe krahasimin me ata ballkanas. Një realitet që ishte shumë inferior për sa i përket atyre shqiptare. Në fakt, në momente të caktuara, autori ishte tejet kritik, paçka se nuk kishte emra të përveçëm. “Elemente që do të dëshmonin praninë e një sistemi do të ishin bashkërend­imi i projekteve dhe marrëdhëni­a mes produktit kulturor. Por kjo marrëdhëni­e nuk vërehet mes veprimtari­së së institucio­neve shtetërore, që emetojnë politika kulturore dhe fonde nxitëse dhe faktorëve të tjerë aktivë, si për shembull shoqatat e autorëve e të përkthyesv­e letrarë, joekzisten­te apo jofunksion­ale”, shkroi ai.

Nga ana tjetër, në këtë numër kishim edhe një shkrim që lidhej me kujtimet e atëhershme të bursistit në Gjermani, Gjergj Frashëri. Pak i tepruar në thelbin e vet, por gjithsesi një mundësi për njerëzit që pretendojn­ë se nuk i lënë të shprehin opinionet e tyre. Në fakt, autori mund të ishte pak më thukët, ndërsa në rastin e kujtimeve, ato shkojnë më shumë me librat sesa me gazetat. Por, për hir të këtij keqkuptimi, ku njerëzit mendojnë se penalizohe­n, redaktori e pa të ar- syeshme ta lejonte.

citohet ai. Pjesa tjetër i shkon më shumë shkrimit të stërgjatë të Konkordati­t, lidhjet e tij me autoritete­t austriake dhe Portën e Lartë për të ardhmen e katolikëve të Ballkanit dhe shqetësime­t e tjera. Redaktori ndjeu shumë respekt

E në fund, pati vend edhe për një krijim shumë të arrirë të Miroslav Çurçiç nga rajoni, që autori shpesh ka lënë vend në faqet e “Milosao”- s. Në përgjithës­i ishte numër i mirë dhe i kuruar me kujdes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania