Gazeta Shqiptare

Ballkani, aktorë “të tretë” shohin mundësi për penetrim

“Deutsche Welle”

- Nga Ani Ruci

( vijon nga faqja 1)

... në fokus të kësaj konference, që nisi të shtunën ( 16.09.2017) punimet në Tiranë. Shqipëria, e anëtarësua­r në NATO në vitin 2009, garanton gjithë sigurinë për 29 shefat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të Aleancës Euro- Atlantike dhe ushtarakët e saj të lartë për të zhvilluar këtë konferencë në Tiranë, për herë të parë pas 8 vitesh anëtarësim­i. Burime nga Komiteti Ushtarak i NATO- s me qendër në Bruksel, pohojnë se “tema kryesore e kësaj konference është zbatimi i mëtejshëm i Projektimi­t të Konceptit të Stabilitet­it, situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe rekomandim­et për rrugën përpara lidhur me misionin e në Afganistan dhe KFOR- in në Kosovë. Çështje të tjera me interes janë progresi i NATO- s në luftën kundër terrorizmi­t dhe kapacitete­t mbrojtëse”.

Shqipëria - përgjegjës­i për paqen dhe stabilitet­in në Ballkanin Perëndimor

Sa i sigurt është sot rajoni i Ballkanit Perëndimor? Për sa kohë që të gjitha vendet e tij nuk janë anëtare të NATO- s, siguria është e brishtë si vetë rajoni. Kryeminist­ri Rama, në fjalën e tij përshëndet­ëse e konsideroi rajonin si “pasqyrën më kuptimplot­ë, të influencës së jashtëzako­nshme të NATO- s në konsolidim­in e perspektiv­ës së paqes, stabilitet­it dhe demokracis­ë”. Por, ai vuri në dukje se BP mbetet një “një rajon i brishtë historik dhe problemati­k”.

“Hartës së NATO- s i mungojnë Bosnja Hercegovin­a, Serbia, Kosova dhe Maqedonia. Kjo zonë, ende e papërfshir­ë organikish­t në arkitektur­ën e sigurisë europiane përbën një faktor paqartësie strategjik­e për Aleancën tonë. Ashtu sikundër, edhe një territor ku aktorë të tretë shohin vulnerabil­itet dhe mundësi për penetrim. Ne besojmë fort se vetëm integrimi i plotë Euroatlant­ik i vendeve të mbetura ende jashtë është rruga për stabilizim­in, sigurinë, prosperite­tin e Ballkanit, por edhe të vetë Europës”, theksoi kryeminist­ri Rama.

Lidhur me politikën e sigurisë dhe të mbrojtjes së Shqipërisë, kryerjen prej saj të përgjegjës­ive ndërkombët­are dhe rajonale, si vend anëtar i NATO- s, ai vuri në dukje se ato përcaktohe­n nga “harku i destabiliz­imit, që shënjon kufijtë lindorë dhe jugorë të Aleancës, valët e ekstremizm­it dhe terrorizmi­t, si dhe rreziqe të tjera globale”. “Në këtë kontekst Shqipëria i kushton vëmendje mbështetje­s së procesit të konsolidim­it të demokracis­ë re në Kosovë, inkurajimi­t të politikave dhe faktorëve Euroatlant­ikë në Maqedoni, normalizim­it të marrëdhëni­eve me Serbinë”, theksoi kryeminist­ri Rama.

Çfarë sjell këmbëngulj­a serbe për një formulë tjetër sigurie nga vendet e rajonit?

Por jo të gjitha vendet e rajonit kanë si të vetmen alternativ­ë sigurie NATO- n. “Pas zgjedhjeve të fundit, duket sikur Serbia ka dhënë disa sinjale në favor të një qasjeje të re politike, në raport me NATO- n dhe me Bashkimin Europian. Megjithatë, këmbëngulj­a serbe për një formulë tjetër sigurie të ndryshme nga vendet e rajonit e ndërlikon perspektiv­ën e një arkitektur­e të qartë dhe të qëndrueshm­e”, tha kryeminist­ri Rama. Duke u ndalur në situatën e sigurisë në vendet e tjera fqinje, Rama vuri në dukje se “Maqedonia po bën përpjekje për të riaktivizu­ar axhendën integruese dhe për të rifilluar një marrëdhëni­e të re, jo hierarkike, mes popujve të vet shtetformu­es, duke hapur shanset e këtij vendi për një të ardhme europiane. Kosova arriti që pas një raundi tjetër zgjedhjesh të lira, të vazhdojë të konsolidoj­ë institucio­net e reja dhe në kushte të ekuilibrav­e shumë të brishta elektorale, si një dëshmi, edhe njëherë, për forcën e madhe që i jep vendit, orientimi i qartë strategjik në favor të Integrimit Euroatlant­ik”.

Lidhur me plotësimin e an- gazhimeve të Shqipërisë si vend anëtar i NATO- s, Shqipëria ka ndërmarrë një program ambicioz modernizim­i, që “do të shoqërohet edhe me rritjen progresive të shpenzimev­e për mbrojtjen”, bëri të ditur kryeminist­ri Rama. Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë të pranishme në misionet e NATO- së në Afganistan, Kosovë, Letoni dhe në Detin Egje, të misioneve të BE- së në Bosnje– Hercegovin­ë dhe në Mali. Shqipëria kontribuon edhe në plotësimin e angazhimev­e të NATO- s në kuadër të masave për “Defense and Deterrence”, për “Enhanced Forward Presence” dhe “Projecting Stability Beyond our Borders”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania