Gazeta Shqiptare

Vasili: Koha e tangove PD- PS për reformën zgjedhore ka marrë fund

Grupi Parlamenta­r i LSI- së përgatit nismat për në Kuvend

-

Kryetari

i Grupit Par lamentar të LSI- së, Petrit Vasili deklaroi dje, pas mbledhjes së grupit parlamenta­r se "Vendi ka nevojë në mënyrë të padiskutue­shme për një reformë zgjedhore të vërtetë, të thellë dhe që u jep përgjigje plagëve të mëdha të zgjedhjeve në Shqipëri". "Plaga e madhe e zgjedhjeve në Shqipëri janë zgjedhjet që shiten e blihen, të cilat rrënuan edhe procesin e fundit zgjedhor të 25 qershorit, ku fjalën e pati blerja e votës, përfshirja e kriminelëv­e dhe trafikantë­ve në këtë proces. Së dyti, sistemi zgjedhor shqiptar dhe zgjedhjet në Shqipëri kanë një tjetër plagë të madhe që është pabarazia e votës, pasi në qarqe të ndryshme vota e shqiptarëv­e peshon ndryshe dhe kjo është një pabarazi ekstreme antikushte­tuese të cilës nuk i është dhënë asnjëherë përgjigje e penguar pikërisht nga këto dy forca politike", u shpreh Vasili. Por shtoi ai, ajo që është hedhur këto ditë në tregun e politikës është ky: "Po, reformës zgjedhore, Po, sigurisht mbledhjes sa më parë të komisionit, është një provë, janë nisma të sinqerta apo janë nisma për të krijuar fokusin e ditës së radhës dhe për të hequr vëmendjen nga aftësia për të bërë gjëra të tjera të mëdha për Shqipërinë", kjo është për t'u parë, sipas tij. "Besoj që koha e tangove PS- PD lidhur me reformën zgjedhore, u ka ardhur fundi", tha Vasili. "Ne do ta mbështesim, sikurse e kemi mbështetur, kemi qenë promotorë të reformave zgjedhore dhe në të shkuarën", u shpreh kreu i grupit parlamenta­r të LSI- së. Ndërkohë LSI ka depozituar nismën e saj prej kohësh, në Kuvend. Por, sipas tij, "Tavolina do të tregojë cili është produkti që do dorëzohet aty".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania