Gazeta Shqiptare

Fleckenste­in: Do bëjmë çmos që BE të çelë negociatat vitin që vjen

Raportuesi i KE, tur takimesh në Tiranë. Pritet nga Meta, Ruçi e Basha "Zgjedhjet ishin më të mirat, vlerësim pozitiv edhe për reformat"

-

Raportuesi i Parla mentit Evropian për Shqipërinë, Knut Fleckenste­in nisi dje, në Tiranë një tur takimesh me drejtues të shtetit shqiptar. Fleckenste­in u prit nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta. "Avancimi i reformave gjithëpërf­shirëse dhe me konsensus sa më të gjerë mes pozitës dhe opozitës, me qëllim integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe mundësimi i një klime politike mirëbesimi dhe bashkëvepr­imi të ngushtë është shumë i rëndësishë­m në këtë proces", - u shpreh presidenti Meta. Presidenti i Republikës nënvizoi se një rëndësi madhore ka zbatimi i Reformës në Drejtësi, në veçanti ecuria e procesit të vetingut, me synim krijimin sa më të shpejtë të institucio­neve të reja të drejtësisë. Pas takimit me Kreun e Shtetit ishte Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi që e priti Raportuesi­n për Shqipërinë në Parlamenti­n Evropian, z. Knut Fleckenste­in. Ruçi nënvizoi vendosmëri­në e Kuvendit të Shqipërisë për vijimin e procesit integrues të Shqipërisë në Bashkimin Evropian si edhe me vijimin e reformave që e përshpejto­jnë këtë proces. Gjatë takimit, Kryetari i Kuvendit u shpreh se në vijim të plotësimit të rekomandim­eve të Komisionit Evropian, Shqipëria po vijon punën për implementi­min e reformës në drejtësi dhe veçanërish­t të ligjit të vetingut. "Rezultati i zgjedhjeve të qershorit ishte një mandat i qartë për reformat evropianiz­uese. Ne kemi filluar zbatimin e reformës në drejtësi, që u miratua me konsensus ndërpartia­k në korrik 2016 dhe që do të forcojë ndjeshëm luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it", - tha z. Ruçi, duke shtuar se Kuvendi i Shqipërisë pret çeljen e negociatav­e me Bashkimin Evropian për vijimin e reformave të mëtejshme legjislati­ve. Gjithashtu, kryetari Ruçi theksoi se Kuvendi i Shqipërisë do vazhdojë të bashkëpuno­jë ngushtë me Parlamenti­n Evropian në nxitje të reformave kyçe që nevojiten për forcimin e shtetit ligjor dhe për mirëqeveri­sjen ekonomike. "Ne i shohim rekomandim­in e Komisionit Evropian, konkluzion­et e vendeve anëtare dhe kushtet e tyre specifike për Eurodepute­ti

Knut Fleckenste­in bisedoi dje, edhe me kryetaren e LSI- së, Monika Kryemadhi. Takimi mes eurodepute­tit dhe Kryemadhit është zhvilluar në selinë e LSI- së, ndërsa në qendër të bisedës kanë qenë integrimi dhe reformat që duhet të ndërmarrë Shqipëria. Kryemadhi ka deklaruar se LSI- ja mbështet reformën zgjedhore dhe gjithçka që lidhet me integrimin e Shqipërisë në BE. "LSI do të mbështesë në Kuvend gjithçka që lidhet me Integrimin Evropian. Mbështesim një reformë të vërtetë zgjedhore; 25 qershori, një histori e shëmtuar e deformimit të votës së shqiptarëv­e", - u shpreh gjatë takimit kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi. "Është momenti - tha kryetarja e LSI- së më tej - që t'i jepet fund farsës me zbatimin e reformës në drejtësi si inkurajim. Jemi plotësisht dakord me faktin se zbatimi i reformës në drejtësi përbën elementin themelor për çeljen e negociatav­e, dhe për këtë shpresojmë që kjo të ndodhë sa më parë", - tha z. Ruçi. Fleckenste­in e uroi z. Ruçi për rezultatin dhe zgjedhjen e tij në krye të Kuvendit të Shqipërisë, duke shprehur edhe një herë mbështetje­n e tij dhe të Parlamenti­t Evropian në procesin e integrimit të Shqipërisë. "Ju siguroj që grupi parlamenta­r që unë reformën zgjedhore". "Dekriminal­izuam parlamenti­n, tani misioni ynë është të dekriminal­izojmë votën e shqiptarëv­e", - deklaroi Mon- përfaqësoj, por edhe ai i Partive Popullore Europiane, jemi mbështetës­it e rrugës suaj për në Bashkimin Europian si dhe çeljes së negociatav­e për anëtarësim. Bashkimi Europian kishte dy kushte thelbësore për Shqipërinë. E para, ishin zgjedhjet, të cilat në vlerësimin tonë ishin më të mirat që ju keni zhvilluar në gjithë këto vite. E dyta, ishte avancimi me reformat e rëndësishm­e dhe të domosdoshm­e kryesisht në atë të drejtësisë, për të cilat ne kemi një opinion dhe vlerësim shumë pozitiv. Shqipërisë i duhej të punonte fort në këtë drejtim. Nuk ka dyshim që kjo po bëhet, dhe ne do të bëjmë çmos që KE të çelë negociatat me vendin tuaj. Për këto arsye, unë jam i bindur se Komisioni do të vendosë për ' PO' në qershor të vitit të ardhshëm", - tha z. Fleckenste­in. "Kuvendi i Shqipërisë do të jetë garant i zbatimit të Kushtetutë­s, rregullore­s si dhe ligjeve të vendit", - tha Ruçi, duke shtuar se institucio­ni që ai drejton "do të përmbushë çdo detyrim që lidhet, jo vetëm me rrugën e Shqipërisë në BE, por edhe me rritjen e mirëqenies dhe cilësisë së jetës për qytetarët shqiptarë". Fleckenste­in u takua edhe me kreun e PDsë, Lulzim Basha. ika Kryemadhi. Gjatë bisedës me raportuesi­n për Shqipërinë, Kryemadhi ndau të gjitha shqetësime­t e LSI- së në lidhje me zgjedh-

jet, ndërsa theksoi fort vullnetin për të punuar në lidhje me çeljen e negociatav­e të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

 ??  ??
 ??  ?? Raportuesi i Parlamenti­t Evropian për Shqipërinë, Knut Fleckenste­in dhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi
Raportuesi i Parlamenti­t Evropian për Shqipërinë, Knut Fleckenste­in dhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi
 ??  ?? Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi
Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania