Gazeta Shqiptare

Pronarët e tokës do paguajnë taksë ujitje

S'ka rëndësi nëse e përdor ose jo shërbimin për ujitje

-

gjithë ata që janë pr onarë toke do të paguajnë taksë për ujitjen pa marrë parasysh nëse e përdorin këtë shërbim apo jo. Një dokument i qeverisë, i publikuar në korrik të këtij viti nga Ministria e Bujqësisë për ujitjen dhe kullimin jep edhe detajet sesi do të funksionoj­ë kjo skemë, e cila synon të mbledhë paratë e nevojshme për funksionim­in e strukturav­e të koordinimi­t dhe investimev­e. Në fakt, edhe sot mblidhet një taksë vjetore për ujitjen, veçse ligji sanksionon se atë e paguan zotëruesi i tokës, por jo shtesa nëse ai e përdor apo jo këtë shërbim. Drejtoritë e Ujitjes dhe Kullimit, së bashku me njësitë e Ujitjes dhe Kullimit të bashkive dhe Organizata­t e Përdorimit të Ujit - të takohen çdo fillim viti për hartimin e planit të shërbimit të ujitjes, buxhetit dhe tarifës së shërbimit të ujitjes. Më pas shkohet në këshillin bashkiak ku dhe kërkohet miratimi i buxhetit dhe tarifës. Kur sistemi ujitës bëhet financiari­sht i qëndrueshë­m, bashkitë dhe Organizata­t e Përdorimit të Ujit do të nxiten të krijojnë një fond rezervë, i cili mblid- het çdo vit dhe do të përdoret për mbulimin e kostove fikse të menaxhimit të sistemit ujitës. Kostot fikse për ujitjen ( mirëmbajtj­e, zyra, staf) do të mblidhen nga bashkitë nga të gjithë pronarët e tokave brenda zonës së shërbimit të sistemit ujitës, pavarësish nëse ata zgjedhin të ujitin ose jo. Kostot variabël i ngarkohen vetëm fermerëve që kërkojnë ujitje dhe kjo duhet të bëhet sa më shumë të jetë e mundur, bazuar mbi sasinë e ujit të kërkuar dhe atë të dhënë, shkruan "Monitor". Qeveria do të hartojë procedura të reja për pagesën dhe depozitimi­n si për tarifat fikse, e thënë ndryshe Tarifa Vjetore e Mirëmbajtj­es ( TVM), ashtu dhe për koston variabël apo ndryshe Tarifën e Shërbimit të Ujitjes ( TSHU). Pagesa për TVM, e cila mbulon kostot fikse bazë, do bëhet si për taksat dhe tarifat e tjera të vendosura nga bashkia. Ajo do të vendoset mbi këdo që zotëron apo merr me qira një tokë, brenda zonës po- tenciale të shërbimit të ujitjes. Pagesat nga pronarët/ qiramarrës­it mund të bëhen direkt në zyrat e taksave në bashki ose nëpërmjet transferta­ve bankare. Përdorimi i fondeve do të bëhet duke qenë njësia e Ujitjes dhe Kullimit e bashkisë si firmë e parë e autorizuar dhe OPU- ja si firmë e dytë. Pagesat për shërbimin e ujitjes do të kryhen 50% përpara sezonit të ujitjes dhe 50% në mes të sezonit të ujitjes.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania