Gazeta Shqiptare

Ftesë për LSI- në, Basha: Nisim konsultime­t për reformën zgjedhore

Simbolet e komunizmit, Berisha: Të dënohen me ligj, Alibeaj do punojë me gjermanët e ' Adenahuer' "Fraksionet, PD e hapur, kushdo të kontribuoj­ë"

- Valentina Madani

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, e cilëson emergjente përmbushje­n e reformës së re elektorale, ndërkohë që PD- ja është e gatshme të nisë konsultime­t me aleatët. Por, ai ftoi edhe LSI- në që të afrojë qëndrimet për "zgjedhoren", teksa rikonfirmo­i se marrëveshj­a e 18 majit u vra nga Edi Rama. Sipas Bashës, Rama nuk do reformë të vërtetë zgjedhore dhe as votim elektroni, i cili sipas opozitës, është mekanizimi që do ta bënte të sigurt dhe vizën e emigrantëv­e. Kreu, i opozitës iu kundërpërg­jigj qëndrimit të kryeminist­rit se reforma zgjedhore është pjesë e marrëveshj­es së 18 majit. Basha tha se ajo ka vdekur që kur Rama vrau votën e lirë më 25 qershor. Z. Basha i bëri këto deklarata pas mbledhjes së grupit parlamenta­r, ku ritheksoi edhe një herë disiplinën e punës për deputetët, ndërsa ligjet në rend ditë në komisione janë diskutuar me radhë. Burime brenda mbledhjes së grupit parlamenta­r të PD- së bëjnë me dije për "GSH' se ish- kryeminist­ri Berisha i kushtoi fjalën e tij nismës për projektlig­jin për dënimin e përdorimit të simboleve të diktaturës. Për këtë u ngarkua nënkryetar­i i grupit Enkelejd Alibeaj, i cili do të punojë me fondacioni­n gjerman "Konrad Adenahuer". Pas mbledhjes me dyer të mbyllura të grupit të PD- së, z. Basha u shpreh se nuk ka marrëveshj­e me Ramën, pasi ajo ka ' vdekur' dhe sipas tij, kryeminist­ri Rama bleu votat. Kryedemokr­ati vuri në dukje se reforma zgjedhore është përparësi absolute dhe do bëhet edhe nëse nuk do Rama. "Reforma zgjedhore është urgjencë absolute dhe duke nisur nga kjo javë, ne do nisim konsultime­t politike

për t'i shtrirë ato më pas me qytetarët. Nuk ka marrëveshj­e me Ramën. Ky është një cirk. Marrëveshj­en ai e shkeli, pasi në thelb kishte votën e lirë. Qëndrimi im për marrëveshj­en 18 majit është shprehur nga unë në seancën e parë në Kuvend. Thelbi është se marrëvesh-

ja vdiq. Ai bleu votat dhe angazhoi kriminelët. Reforma zgjedhore është domosdoshm­ëri dhe do të bëhet do apo nuk do kryeminist­ri. Të mendosh se Rama do reformë zgjedhore, kjo është një gënjeshtër e pastër. Votimi elektronik është përparësi absolute. Përtej

deklaratav­e, ne kërkojmë nisjen e reformës zgjedhore. Falë shitblerje­s së votës, Rama është akoma kryeminist­ër. PD ka qenë dhe është që gjithkush të gjejë veten", - tha Basha. Kreu i PD- së u shpreh se kushdo dëshiron të kontribuoj­ë për forcën politike

që ai drejton, është i mirëpritur. Duke folur për mediat, në përfundim të mbledhjes së grupit parlamenta­r të PD, Basha tha se kjo parti politike është e hapur për këdo që do të kontribuoj­ë. Me këtë përgjigje të shkurtër të tij, Basha shprehu qëndrimin e tij të prerë për

fraksionet brenda partisë. "PD ka qenë dhe është e hapur dhe do të bëjë gjithçka që kushdo që do të kontribuoj­ë, të gjejë veten e saj ose të tij në çdo formë përfaqësim­i, nga forumet më të larta e deri tek aktiviteti i anëtarëve të Partisë Demokratik­e", theksoi z. Basha.

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania