Gazeta Shqiptare

Beteja kundër Bashës, Topalli: Asnjë hap prapa

"Akti me të cilin po tradhton PD- në"

-

Topalli sulmoi sërish dje kryetarin e PDsë, Lulzim Basha, për lëvizjen e tij më të fundit politike për reformën zgjedhore. Ishnënkrye­tarja e PD- së për më shumë se një dekadë ka analizuar kushtet e Bashës, duke i cilësuar si hipokrizi dhe tradhti ndaj PD, duke e nisur nga kërkesa e tij e parë për reformimin e sistemit politik. "Sistemi politik reformohet përmes reformës së klasës politike, dmth., të partive politike, që do të thotë përmes rritjes së demokracis­ë, të zbatimit të statutit; gjëra të cilat nuk kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe në të cilën ka drejtuar Lulzim Basha", tha Topalli për "Vizion Plus". Ajo shprehet kundër aplikimit të teknologji­së në zgjedhje, duke i kërkuar Bashës të sqarojë demokratët se çfarë fshihet pas këtij kushti të përmendur disa herë gjatë këtij viti nga Basha. "Herën e parë e filloi si betejë, bëri gjoja, ngriti çadrën, tradhtoi çadrën, bëri marrëveshj­en dhe humbi zgjedhjet me minus 230 mijë vota. Tani pyetjet që ai duhet t'u sqarojë demokratëv­e janë: e para, ai me votimin elektronik kërkon që të heqë kontrollin politik, kontrollin e demokratëv­e mbi procesin zgjedhor? Është pyetje e rëndësishm­e që ua ka borxh demokratëv­e. Gjë që do të thotë se ai nuk i beson sistemit të kontrollit partiak, por u beson firmave private, qoftë kjo e Beqjas apo kunatit? Është pyetja e dytë, të cilës ai duhet t'i kthejë një përgjigje. Dhe e treta, do të vazhdojë ai kundër të gjithë komuniteti­t ndërkombët­ar që dëshmojnë dështimin e një sistemi të tillë në vende të tjera, edhe të kontinente­ve të tjera, edhe brenda kontinenti­t tonë, si dikur Enver Hoxha, që dikur me shpatë në dorë çante rrugën drejt socializmi­t?", shprehet Topalli. E pyetur nëse dorëzohet në betejën për të ringritur PD, kundër Lulzim Bashës, ajo deklaroi: "Jozefina Topalli nuk bën hapa prapa".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania