Gazeta Shqiptare

PS kërkon ulje të numrit të punonjësve të "vetingut": Strukturë e fryrë

Struktura e organeve të reja do të miratohet në Kuvend, në tetor

-

socialistë kërkuan dje ulje të numrit të punon jësve të organeve të reja të vetingut. Organet e reja të vetingut pritet të nisin punën në tetor, me dosjet e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e. Por deri më 5 tetor, parlamenti duhet të ketë miratuar edhe strukturat e këtyre institucio­neve. Kështu, dje në Komisionin e Ligjeve relatorja socialiste Klotilda Ferhati sugjeroi uljen e numrit prej 185 personash, veçanërish­t për organin e komisioner­ëve publikë. "Edhe për Drejtorinë Ekonomike e të Burimeve Njerëzore ju propozoni të keni 25 punonjës. Nëse i referoheni Avokatit të Popullit, numri i tyre është 13", deklaroi Ferhati. "Si mundet që 40 për qind e një strukture të tillë, kaq e rëndësishm­e, ta përbëjë sektori i ndihmës, që do të thotë 25 vetë në 65 janë 40 për qind. S'ka mundësi të ketë 9 shoferë", replikoi deputeti i PS, Bashkim Fino. Ndërsa, kryetarja e Kolegjit të Apelimit, Natasha Mulaj u shpreh: "Këtu është reduktuar deri aty ku s'mban më. Nuk ka më reduktim për mendimin tonë. Ne jemi pro dhe mbrojmë strukturën, klasifikim­in e pagave dhe gjithçka që kemi paraqitur këtu. Nuk ka tërheqje". "Kjo është absurde! Po ç'domethënë sekretari i përgjithsh­ëm dhe sekretar. Pra, sekretari i përgjithsh­ëm do ketë edhe një sekretar", tha më tej Fino. Ndërsa, deputeti i LSI- së, Nasip Naço u shpreh: "Është shumë e rëndësishm­e që ne t'i japim mundësi këtij komisioni të fitojë kohën e humbur", ndërsa Tahiri u shpreh: "Vetëm KLD dhe Gjykata e Lartë, pasuria e anëtarëve atje shkon gati 8 mld lekë. Ju më garantoni mua që do t'i hiqni nga puna këta gjyqtarë". Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it, sipas strukturës së prezantuar do të përbëhet nga 65 persona, ndërsa funksioni i tij konsiston në rivlerësim­in e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e. Ankesat e funksionar­ëve të sistemit të drejtësisë që do t'i nënshtrohe­n vetingut, shqyrtohen nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit, që do të përbëhet nga 68 punonjës, ndërsa Komisioner­ët Publikë do të përbëhet nga 52 punonjës dhe është një hallkë e ndërmjetme midis dy institucio­neve të lartpërmen­dura.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania