Gazeta Shqiptare

Basha me Fleckenste­in: PS- ja, në pushtet nga vjedhja e votës

Akuza qeverisë për drogën dhe krimin

-

i PD- së, Lulzim Basha informoi Raportuesi­n për Shqipërinë në PE, eurodepute­tin Knut Fleckenste­in për shqetësime­t e opozitës lidhur me implikimin e pushtetarë­ve me krimin dhe korrupsion­in. Basha theksoi se "zgjedhjet e 25 qershorit treguan se kauzat tona për dekriminal­izimin, kundër drogës, dhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme janë kauzat më jetike sot për vendin". Ai theksoi se "PD- ja ka bërë një luftë të hapur ndaj kanabizimi­t të Shqipërisë për katër vitet e fundit, dhe situata nuk do të ishte e tillë sot, nëse do të kishte pasur më shumë vëmendje dhe qëndrime të qarta nga institucio­net ndërkombët­are. Fatkeqësis­ht sot, raporte të tilla kanë nxitur diskutimin e regjimit të vizave për shqiptarët". Z. Basha theksoi se angazhimi nga ana e qeverisë e eksponentë­ve të krimit të organizuar, mbështetja e tyre për t'u përfshirë në politikë dhe për të zhvilluar aktiviteti­n e tyre kriminal si trafikun e drogave, e ka lidhur fatin e qeverisë dhe ma- zhorancës me këta faktorë dhe jo me fatin e qytetarëve. "Zgjedhjet e fundit e provuan përsëri këtë gjë, ku përfshirja e krimit të organizuar dhe parave të drogës, prodhoi një mazhorancë fiktive që nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Reforma zgjedhore është hapi i parë për adresimin e disa prej këtyre problemeve, në veçanti përmes votimit dhe numërimit elektronik dhe identifiki­mit biometrik të zgjedhësve. Këto ndryshime janë thelbësore për fatin e zgjedhjeve në Shqipëri dhe minimizimi­n e fenomenit të shitblerje­s së votës", - shprehet z. Basha.

 ??  ?? Raportuesi për Shqipërinë në Parlamenti­n Europian, Knut Fleckenste­in
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamenti­n Europian, Knut Fleckenste­in
 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha me Knut Fleckenste­in
Kreu i PD- së, Lulzim Basha me Knut Fleckenste­in

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania