Gazeta Shqiptare

Shemben 3 banesat e para në Shkozë

Policia blindoi zonën, të armatosur dhe me antiplumb mbi urë nuk lejonin askënd të kalonte perimetrin Banorët: Po boshatisim shtëpitë, jemi në mëshirë të fatit Nëna e dy fëmijëve: Si tentova vetëvrasje­n, e rënduar psikologji­kisht

- Voltiza Duro

Fadromat e INUK- ut kanë filluar shembjen e banesave në Shkozë ditën e djeshme, në kuadër të projektit të ARRSH- së për rehabiliti­min e Lanës. Që prej orëve të para të mëngjesit të ditës së martë, përfaqësue­s nga IKMT- ja dhe INUKu kanë trokitur në dyert e familjeve të Shkozës për t'i njoftuar se duhej të nxirrnin jashtë plaçkat sepse pas pak do të fillonte shembja e shtëpive. Në total vetëm dje u shembën 3 ndërtesa, ku një ndër to ka qenë ajo e vogëlushit që qante me ngashërim për familjarët në videon që bëri bujë ditën e protestës. Banorëve iu është dashur që të boshatisin shtëpitë në një kohë shumë të shkurtër e disa prej tyre kanë lënë një pjesë të plaçkave në rrugë. Një nga vëzhguesit e IKMT- së, inspektues gjatë shembjeve, bën me dije për "Gazeta Shqiptare" se fillimisht do të shemben shtëpitë e palegalizu­ara dhe aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Ndërkaq, forca të shumta të policisë blinduan zonën, duke ngritur një perimetër në të cilin nuk mund të hynin as banorët, as media. Por në këtë aksion ishin prezente edhe forcat e "Shqiponjës", ku dy prej tyre qëndronin mbi urë të armatosur me kallashnik­ov e të veshur me jelek antiplumb. Gjithashtu, në zonën e izoluar ishin rreshtuar rreth 5 furgonë të FNSH- së, e kjo sipas tyre për të shmangur trazirat e mundshme që mund të shkaktonin banorët. Ndërkohë, nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e familjeve kundrejt policisë, shumë prej tyre iu është dashur të pranojnë faktin e rrënimit të shtëpive dhe kanë filluar boshatisje­n e tyre. Ndërsa, fëmijët që po ktheheshin nga shkolla mesditën e së djeshmes, kanë hasur me barrierën që ka vendosur policia në urën e Sh- kozës. Nxënësve, me çanta në krahë, iu është dashur të kalojnë rreth e përqark, në rrugën plot makina për të arritur në shtëpi.

BANORËT

Dje, banorët e lagjes nr. 1 në Shkozë treguan se kjo situatë i ka gjetur të papërgatit­ur. "Na thanë që do të vinin ditën e enjte për të gjetur një gjuhë të përbashkët me ne, madje personalis­ht më thanë që, edhe pse jam skualifiku­ar nga procesi i legalizimi­t, shteti do më paguajë qiranë në një shtëpi tjetër për dy muaj. Por asgjë nga këto nuk ndodhi, na prenë në besë", - shprehet kryefamilj­ari i një prej banesave të shembura. Ndërkaq, deri më tani, nuk është dorëzuar asnjë njoftim me shkrim që t'i lajmërojë banorët për prishjen e ndërtesave dhe kur kanë parë fadromat janë traumatizu­ar. "Terror të tillë nuk kam parë as në kohë lufte! Kanë ngritur shtetrreth­im sikur jemi kriminelë dhe asnjë përfaqësue­s i shtetit nuk jep qoftë edhe një deklaratë, askush prej tyre s'ka ardhur që të na sqarojë se çfarë po ndodh", - tregon 75- vjeçari, shtëpia e të cilit pritet të shembet brenda këtyre ditëve. Plot 153 banesa në Shkozë do të shemben, në kuadër të projektit për zgjatimin e bulevardit të Lanës, në kompetencë të ARRSH- së dhe Ministrisë së Transporte­ve. Shumë prej shtëpive kanë qenë në proces legalizimi dhe disa ditë më parë kanë marrë një letër ku njoftohesh­in se skualifiko­heshin Një

prej banorëve të zonës, nënë e dy fëmijëve, tre gon për "Gazeta Shqiptare" se dy ditë më parë ka qenë tepër e rënduar psikologji­kisht. "U përpoqa 25 vjet për këtë shtëpi, kam leje ndërtimi, kam derdhur gjakun e mundin e një jete, dhe vjen një ditë që një projekt të merr gjithçka", - tregon 35- vjeçarja. Ajo qan me dënesë ndërkohë që tregon se u përpoq të kryente vetëvrasje pas gjendjes së rënduar psikologji­ke. "Teksa po mblidhja plaçkat, po shikoja shtëpinë, më kujtohej kur merrja bashkë me bashkëshor­tin kovat me llaç për ta ndërtuar, kur haja trahana tri herë në ditë nga varfëria. Dhe në atë moment, u ngjita në ballkon dhe mendova t'i jap fund jetës. Ndihesha e padobishme për fëmijët e mi, nuk mund t'i mbroj ata, nuk mund t'u siguroj një çati ku të fusin kokën", - shprehet ajo. Por, familjarët kanë ndërhyrë në kohë dhe i kanë shpëtuar jetën nënës së dy fëmijëve.

nga legalizimi. "Kam bërë kërkesë për legalizim që prej vitit 2006, por shteti na zvarriti dhe nuk e mora dot hipotekën. Sot, pasi të

mbledh gjithë plaçkat, do të shkoj të jetoj në bodrumin e shtëpisë së prindërve të mi", - tregon Anila, nënë e dy të miturve.

 ??  ?? Sot para shembjes së banesës në familjen e 8- vjeçarit që tronditi opinionin
Sot para shembjes së banesës në familjen e 8- vjeçarit që tronditi opinionin
 ??  ?? Reagimi i banorëve të Shkozës gjatë shembjes së banesave
Reagimi i banorëve të Shkozës gjatë shembjes së banesave
 ??  ?? Bllokimi i urës së Shkozës nga policia
Bllokimi i urës së Shkozës nga policia
 ??  ?? Forca të policisë në zonën ku ndodh shembja e banesave
Forca të policisë në zonën ku ndodh shembja e banesave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania