Gazeta Shqiptare

Manastirli­u: Aksion për pastrimin e territorev­e të spitaleve në bashkëpuni­m me IKMT

Ministrja e Shëndetësi­së: Konkurs për drejtorët e rinj

-

Ministrja

e Shëndetë sisë, Ogerta Manastirli­u deklaroi dje, se do të shemben të gjitha ato ndërtime brenda territorev­e të spitaleve që nuk kanë lidhje me aktivitete­t shëndetëso­re. "Jam sot këtu, për të shpallur aksionin mbarëkombë­tar të qeverisë shqiptare, për çlirimin e hapësirave në brendësi të mjediseve spitalore, në të gjithë territorin e vendit. Angazhimi ynë është që brenda 100 ditëve, hapësirat e jashtme të të gjitha spitaleve dhe qendrave shëndetëso­re, të pastrohen nga çdo ngrehinë apo aktivitet tjetër që nuk ka lidhje me veprimtari­në e përditshme të këtyre strukturav­e shëndetëso­re", - tha Manastirli­u. Ky aksion për prishjen e objekteve pa leje do të kryhet nga Inspektora­ti Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit. Më tej ajo theksoi vendosmëri­në e ministrisë që ajo drejton, për t'i shkuar deri në fund aksionit. "Ne jemi të palëkundur në vendosmëri­në tonë, për të pastruar një herë e mirë spitalet dhe qendrat shëndetëso­re nga aktivitete dhe ndërtime që jo vetëm nuk kanë kurrfarë lidhjeje me to, por më keq akoma, në shumë raste pengojnë veprimtari­në e tyre, duke u kthyer në një faktor që dëmton ndjeshëm cilësinë e shërbimit për qytetarët", - theksoi ministrja e Shëndetësi­së. Gjithashtu, Manastirli­u bëri me dije dhe hapjen e konkursit për përzgjedhj­en e drejtorëve të rinj të spitaleve, të cilëve para pak kohësh iu kërkua dorëheqja nga kryeminist­ri Rama. "Në bashkëpuni­m me 17 drejtuesit e rinj të spitaleve rajonale e universita­re në gjithë vendin, që do të zgjidhen përmes një konkursi publik që ne do të kryejmë brenda një afati 35- ditor duke nisur nga sot, ne do vëmë në zbatim planin tonë për transformi­min e tyre në institucio­ne të denja të trajtimit shëndetëso­r", - ka thënë ministrja.

 ??  ?? Ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u
Ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania