Gazeta Shqiptare

Berisha: Bandat Rama- Çako godasin me armë policinë në Elbasan

-

TIRANË - Ish- kryeminist­ri Sali Berisha ka reaguar për ngjarjen në Elbasan. Ai ka publikuar një mesazh në faqen e tij të "Facebook"ut, ku nuk kursen akuzat për pasardhësi­n e tij, Edi Ramën dhe drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Çako. Në adresë të Berishës ka ardhur një mesazh nga ' qytetari dixhital', ku ky i fundit denoncon terrorin e bandave në Elbasan, ndërsa shton se ajo drejtohet nga Suel Çela dhe Sokol Sanxhaktar­i, dhëndri i kryetarit të bashkisë, Qazim Sejdini.

MESAZHI I BERISHËS

Bandat Rama- Çako godasin me armë policinë në Elbasan! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb "Përshëndet­je, i nderuar zoti Sali Berisha. El- basani vazhdon të jetë i terrorizua­r nga banda e Suel Çelës dhe dhëndrit të kryetarit të bashkisë Elbasan Sokol Sanxhaktar­i. Banda në fjalë del në qytet vetëm në autokolonë­n me mjete të blinduara ( dy "Range Rover" dhe një "Audi"). Dje është bërë ndalimi nga ' Shqiponjat' i njërës prej makinave të blindura ' Range Rover' me targë AA 040 OJ për identifiki­min e mjetit dhe ka bërë shoqërimin për në komisariat të makinës në fjalë. Rrugës për në komisariat ' Audi' tjetër i blinduar i bandës Suel Çela vjen dhe godet me forcë mjetin e policisë që po bënte shoqërimin në komisariat. Më pas mjetet e blinduara kanë ikur për në strofullën e bandës Çela- Sanxhaktar­i, i cili është tregu ushqimor në të cilin ndodhen vetëm njerëz të armatosur. Elbasani po sundohet nga kjo bandë, e cila operon me shumë qetësi, pasi prapa tyre qëndrojnë kryetari i Bashkisë Elbasan ( vjehrri i Suel Sanxhaktar­it dhe mik i ngushtë i babait të Sulë Çelës)".

 ??  ?? Ish- kryeminist­ri Sali Berisha
Ish- kryeminist­ri Sali Berisha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania