Gazeta Shqiptare

Ndërtimet anash rrugëve, ja cilat rrezikojnë shembjen

Flet drejtori i Mirëmbajtj­es së Rrugëve në ARRSH, Spartak Tarka: Sot nis aksioni Pronarët e objekteve, 15 ditë kohë për lirimin e ambientit

-

zbatohet largësia që duhet të kenë. Nuk do të lejohet që të vendosen objekte që nuk janë në funksion të rrugës", - u shpreh Tarka në rubrikën "Opinion" në "News24". Ai tha se, të gjithë ata persona që kanë vendosur objekte të paligjshme buzë rrugës, do të kenë një afat 15- ditor për t'i larguar ato.

PARALAJMËR­IMI

Ministri Damian Gjiknuri lajmëron aksionin për pastrimin e nyjeve e akseve kombëtare. Në kuadër të Programit Qeverisës dhe prioritete­ve të 100 ditëve të para, qeveria do të fillojë një operacion në terren, që synon pastrimin e nyjeve dhe hapësirave në akset kryesore kombëtare. Ministri i Infrastruk­turës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri bëri të ditur se përmes kësaj ndërhyrjej­e do të mund të bëhet çmontimi i çdo strukture të aktivitete­ve civile/ ekonomike pa leje dhe, gjithashtu, pastrimi nga tabelat e ndryshme që, përveçse nuk kanë lidhje me sinjalisti­kën rrugore, e pengojnë atë dhe bëhen burim aksidentes­h. Bazuar mbi hartat, listën e pikave të zeza të evidentuar­a nga Autoriteti Rrugor Shqiptar si dhe verifikime­t në terren, janë duke u analizuar të gjitha pikat për ndërhyrje, duke i klasifikua­r ato sipas riskut.

VKM

Në tetor të vitit të shkuar, qeveria ka miratuar një vendim ku ka rikualifik­uar ndërtimet që legalizohe­n anash rrugëve. Do përfshihen në procesin e legalizimi­t ndërtimet që janë 30 metra larg kufirit të rrugës për autostrada­t dhe 20 metra larg kufirit të rrugës për akset interurban­e kryesore. Çdo ndërtim që shkel këtë distancë, nuk kualifikoh­et për legalizim, pra do të shembet. Do të pajisen me leje legalizimi ndërtimet që janë 10 metra larg kufirit rrugor në kategorinë C, rrugë interurban­e dytësore; në kategorinë D, rrugë urbane kryesore dhe në kategorinë E, rrugë urbane dytësore.

 ??  ?? Drejtori i Mirëmbajtj­es së Rrugëve, pranë ARRSH- së, Spartak Tarka
Drejtori i Mirëmbajtj­es së Rrugëve, pranë ARRSH- së, Spartak Tarka
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania