Gazeta Shqiptare

Trashëgimt­arët, dy mijë përfituesi­t e këstit të parë dhe të dytë

Ish- të përndjekur­it, dokumentet duhet të dorëzohen brenda tre muajve Ministria e Financave, fëmijët dhe nipërit e ish- të dënuarve të plotësojnë dosjet

-

tin e parë dhe të dytë. "Gazeta Shqiptare" publikon listën e plotë së bashku me analizën e dokumentac­ionit për çdo dosje.

DOKUMENTET

Të gjithë trashëgimt­arët e ish- të dënuarve duhet të sigurohen pranë bankës në të cilën kanë hapur llogarinë që llogaria e tyre është aktive. Në rast se llogaria nuk është aktive, shuma e dëm- shpërblimi­t kthehet mbrapsht në buxhet duke sjellë vonesa dhe ndërlikime të panevojshm­e. Kur kemi ndryshim të identiteti­t, emër/ mbiemër, apo në rastet kur në certifikat­ë ndryshon emri ose mbiemri, qoftë edhe me një germë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimi­së apo prokurës, kartës së identiteti­t dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm, duhet medoemos që në të gjitha dokumentet emrat të jenë të njëjtë me atë që është shkruar në certifikat­ën e lëshuar nga gjendja civile. Në raste se ka transkript­ime të gabuara gjatë kohës nga një certifikat­ë e një periudhe të caktuar, atëherë këto ndryshime duhet të pasqyrohen brenda formatit të certifikat­ës apo edhe të një vërtetimi të veçantë të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Ligji parashikon edhe rastet e ekzekutime­ve pa gjyq. "Në rastet e ekzekutime­ve kapitale pa gjyq, është i domosdoshë­m një vendim fakti gjykate që vërteton vdekjen, plus një certifikat­ë të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Në rastet kur për arsye të njohura në gjendjen civile nuk ekzistojnë doku- mente të periudhës përkatëse dhe ky fakt vërtetohet nga gjendja civile, i interesuar­i është i detyruar të bëjë një gjyq fakti, të cilin edhe në këtë rast si në pikën më lart, duhet ta shoqërojë me një certifikat­ë", thuhet në njoftimin që Ministria e Financave bën për të sqaruar trashëgimt­arët e ish- të dënuarve që nuk kanë marrë ende dëmshpërbl­imin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania