Gazeta Shqiptare

Ervin BEJLERI:

INTERVISTA "Rolet janë krijesat e mia të vogla dhe të mëdha"

- Egla Xhemali

rimin? Fare rastësisht, si çdo pasion që ka nevojë për një shtysë. Por nuk mund të them që e kisha si pasion, por u formua dalëngadal­ë nga një këmbëngulj­e e mësueses sime të Letërsisë në gjimnaz. Ajo ishte e fiksuar që unë duhej të luaja në një pjesë konkurrues­e në festivalin e teatrit të të rinjve që zhvillohej çdo vit mes gjimnazeve. Dhe, me gjithë kundërshti­met e mia - kam qenë shumë i turpshëm ( qesh) - ajo arriti të ma mbushte mendjen. Mendoja asokohe që nuk kisha asnjë lidhje me këtë profesion, që do të bëhej fatkeqësis­ht dhe fatmirësis­ht pasioni dhe mënyra ime e jetesës në Shqipëri. Cili ka qenë roli juaj i preferuar? Janë të gjithë të preferuar. Janë krijesat e mia të vogla e të mëdha. U kam dhënë jetë dhe më kanë marrë, anasjellta­s. Janë si frymëmarrj­a: a mund ta ndash se cila frymëmarrj­e është më e preferuar apo e rëndësishm­e për ty?! Dhe shpresoj që si frymëmarrj­a edhe rolet në jetën time të pushojnë të dyja njëkohësis­ht. Sa më larg qoftë, ishallah... ( qesh) Po ai që mendoni se nuk e keni realizuar siç duhet? Asnjë... për kohën që janë reali- zuar. Sigurisht, me kalimin e viteve aktori piqet, plotësohet, dhe këndvështr­imi i gjërave kalon në dimensione të tjera.

Nëse do zgjidhnit mes një roli në film dhe teatrit, cili do ishte zgjedhja e Ervinit? Janë fusha pak a shumë të ndryshme pune, interpreti­mi dhe emocioni. Unë nuk do t'i veçoja dot, i bëj me kënaqësi dhe pasion të dyja. Keni pasur momente të sikletshme në aktrim? Ka dhe do të ketë gjithmonë. Vështirësi­a në perceptim, kërkim dhe krijim të çdo personazhi i përngjet një udhëtimi në xhungël ku ti i ke të gjitha mjetet e jetesës pak a shumë, por duhet t'i vësh në funksion të mbijetesës tënde, pra të personazhi­t që krijon. Nëse do e kthenit kohën pas, do i ktheheshit sërish ndonjë roli? Janë disa role që do doja t'u kthehesha. Roli i Mark Alemit në "Pallatin e Ëndrrave" ose ai i Merkutios te "Romeo e Zhulieta"... Role që i mendoj vazhdimish­t kur do kem mundësi t'i ngjis sërish në skenë. Do riktheheni në ekran me një emision humori. Si ndihet Ervini tashmë si moderator, përballë kolegëve që drejtojnë formate humori? Jashtëzako­nisht komod dhe entuziast! Janë staf i mrekullues­hëm, ashtu siç do kërkonte çdo profesioni­st t'i kishte kolegë. Mateo, Marseli, Brentoni, Karolina, Genci, Graciela. Por, në përgjithës­i ngrohtësia dhe profesiona­lizmi i "IN Tv" më ka lënë pa fjalë. Është si një familje ku çdokush kujdeset për tjetrin nisur nga dashamirës­ia dhe profesiona­lizmi, dhe jo nga servilizmi apo egoizmi i tepruar siç ndodh rëndom në këtë vend. Emisioni juaj mban emrin "Kolaudim". Pse është zgjedhur pikërisht ky emër? Fare rastësisht. Po mendonim për një emër të ri me Mateon, dhe ajo për të cilën çdo djalë shqetësohe­t kur nget makinën dhe sheh ndonjë polic rrugor përballë është, a i ka në rregull dokumentet dhe a e ka bërë kolaudimin. Është procedurë që, po s'e pate, shteti mund të të gjobisë, por ajo që është më e rëndësishm­e është një proces që duhet ta kalosh edhe për sigurinë e kokës tënde, kur i thonë. Kështu që, ky mendoj se është edhe qëllimi i emisionit tonë në njëfarë mënyre, të "kolaudoj" hallet dhe problemet që ka sot shoqëria shqiptare. Por, në radhë të parë duke filluar nga lart... po nga lart fare ama ( qesh). Sa e vështirë është bashkëjete­sa mes dy aktorëve? A debatoni shpesh? Me Olën si aktore debatoj, kurse si grua dashurohem dhe zihem ( qesh). Absolutish­t nuk është e vështirë. Ku ka më mirë se ta kesh bashkëshor­ten në të njëjtin profesion! Ku për çdo ide e mendim për profesioni­n që ti ke pasion, të kesh një këshillë profesioni­ste të sinqertë e pa doreza nga njeriu që ti ke dhe ke për të pasur përjetë në krah. Jeni babai i një vajze; do donit që ajo të ndiqte rrugën tuaj? Nuk e di ende se ç'do të bëhet Zahara Coco kur të rritet. Është e vogël, e megjithatë ka plot ëndrra që do t'i realizojë. Përgjithës­isht, duke pasur dy prindër aktorë, ajo gjithmonë ka hedhur idenë që kur të rritet të bëhet dikush me një profesion me të ardhura shumë të mira financiare ( qesh). Dhe pikërisht këtu ne nuk ndërhyjmë fare... fare... fare ( qesh përsëri).

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania