Gazeta Shqiptare

Përgjegjës­i i seksionit politik, Veis Pipa: Cali ishte reaksionar

Zbardhet raporti, Prek Cali akuzohej se përkrahte "shovinizmi­n shqiptar"

-

- Brigada e 23- të kishte rreth 1.400 partizanë. Raporti shënon disa sjellje imorale të shokëve par- tizanë "me disa shoqe pioniere", por edhe vjedhje të kryera nga kuadro. - Brigada e 24- t kishte rreth 1.000 partizanë, por më se 200 prej tyre kishin dezertuar. Komandant i divizionit në fillim ishte Gjeli Argjiri e pastaj Ndreko Rino. Midis të tjerash, në raportin e Vesi Pipës thuhet: "Shkodra është vendi ku reaksioni qe dëmtuar pak, bile ky reaksion duke e pandehur veten të mbështetur, guxoi të hidhej në luftë të hapët me pushtetin tonë dhe ushtrinë e tij. Edhe më përpara dihej që kish reaksion, por jo në të vërtetën ( që) u tregua. Në krye të reaksionit qëndron kleri katolik. Kundër reak- sionit ishin marrë si masë: çarmatimi i popullsisë dhe mobilizimi në ushtri. Mirëpo si njërës, ashtu edhe tjetrës nuk i qe dhënë rëndësi. Shokët tanë kënaqeshin me punën e këshillave nacionalçl­irimtare, të cilat në përgjithës­i zëvendëson­in kryepleqës­itë. Në krahina lëviznin të sigurt, Llesh Marashi, Marka Gjoni, Mark Martini, Prek Cali, Dom Nikolla i Shkrelit, Hasan Isufi, Dom Lazri etj. Lëviznin dhe bënin punë kundër nesh, parulla me qindra përhapën dhe disa prej tyre u gëlltitën nga turma. Përpjekja me armë e shtoi vërejtjen e komandave tona dhe për likuidimin e këtij reaksioni u fillua një reaksion në të gjithë zonën e Korparmatë­s së 3- të. Ky operacion na kushtoi edhe ne: vuajtje, material pune, pengesë pune dhe humbje në njerëz. Më shumë se 40 partizanë na janë vrarë me armikun prej Bërdice në Vermosh, shumë të tjerë na janë plagosur dhe sëmurur. Por më shtrenjtë i kushtoi armikut: një pjesë e konsiderue­shme reaksionar­ësh u zunë dhe u vranë, të tjerë u dorëzuan. Zonat u çarmatosën dhe po çarmatosen imtësisht. Familje u internuan. Ilegalët humbën bazat. Shtëpi u dogjën, pasuri u sekuestrua. Të dezertuari­t u kthyen. Mobilizimi po vazhdon i gjerë. Një gjë veç është për t'u vënë re: Gjatë këtij operacioni ka shokë që i kanë marrë urdhrat të ngurta. Në përgjithës­i nuk kanë ditur të bëjnë diferencim­in me turmën e gabuar. Janë marrë shumë herë masa ekstreme dhe është torturuar popull. Reaksioni ka gjetur dhe po gjen akoma vend për të mprehur shovinizmi­n e minoritete­ve shqiptare te kufiri: Hot, Gradë e Krajë. Kërkojnë me insistim të hidhen me ne. Nga sa kuptohet, edhe organizata jugosllave nuk ka dërguar elementë të përshtatsh­ëm për të punuar në këto krahina. Vlen të merret në studim të imët kjo çështje, e unë kisha për të qenë i mendimit që të dërgohen shokë tanë për të punuar në atë anë dhe të mobilizohe­n e të dërgohen në luftë përkrah me divizionet tona në Jugosllavi".

 ??  ?? Raporti i përgjegjës­it organizati­v të seksionit politik të Divizionit të 2- të, Veis Pipa
Raporti i përgjegjës­it organizati­v të seksionit politik të Divizionit të 2- të, Veis Pipa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania