Gazeta Shqiptare

Përse shqiptarët i drejtohen ambasadori­t amerikan?

- Kiço Blushi

tisur një sahat e më parë...

Fakti që edhe shkencëtar­ët, artistët, mjekët, inxhinierë­t, së fundi edhe infermierë­t, kërkojnë azil në Gjermani, Angli e SHBA, duke pranuar të bëjnë çdo lloj pune të zezë, ku, më e preferuara do të ish si pjatalarës, a roje ashensori, nuk shpjegon "budallallë­kun" e naivitetin e tyre se, kësisoj ata, me gjasë, do të bëhen sakaq të pasur, por se mendojnë që më e rëndësishm­e, në një botë të mirëfilltë demokratik­e nuk është vetëm sigurimi i kafshatës së gojës, por nevoja të jetosh si njeri në një shtet që të jep e të garanton drejtësi e barazi, siguri e qetësi, arsim e mjekësi për së mbari, detyrime e mbrojtje, besim dhe shpresë… Pikërisht këtu qëndron "sekreti" i amalgamës që lidh njeriun me shoqërinë, me atdheun, me bashkëkomb­ësin, me komuniteti­n, pse jo edhe me shtetin e qeverinë e vet.

"Të paktën të shpëtojnë fëmijët!", kjo është motoja e të gjithë ikurakëve. Pra cilat nga këto të drejta themeltare ia siguron ky "shtet ligjor" qytetarit shqiptar, edhe pse ato janë të sanksionua­ra në Kushtetutë?

*** Por pyetja mbi njëqindvje­çare, qëkurse u bëmë me shtet të mëvetësish­ëm, ka mbetur pa shpjegim e pa përgjigje: Përse denbaden ne shqiptarët kemi pasur dhe ende kemi më shumë besim te të huajt, te ndërkombët­arët, te qeveritë e të huajve ( sidomos kur ato janë superfuqi), se te ato që "i zgjedhim vetë", qofshin diktatoria­le, monarkike, apo edhe demokratik­e?

Se: "Jemi vend i vogël e i varfër"; se: "nuk kemi jetuar kurrë në demokraci të vërtetë"...; se: "Nuk kemi kulturë demokratik­e"… etj., etj. Këto janë disa nga përgjigjet më të atypëratys­hme e më të zakonta që artikulohe­n kafeneve.

Në Bosnjë, - më tha para ca ditësh një mik, - shumica e banorëve nuk ia dinë emrin ambasadori­t amerikan. Kurse këtu te ju, pothuajse çdo natë ka një lajm me zërin ose me figurën e tij…

E pra, Bosnja nuk është as vend më i madh se ne, as më i pasur, aq më tepër që ka shumë probleme etnike e politike të pazgjidhur­a si shtet i pakonsolid­uar e si shoqëri multietnik­e, njëlloj si Maqedonia… Këto dy vende nuk kanë jetuar më shumë se ne në demokraci e nuk mund të mburren se kanë kulturë demokratik­e e qytetare më shumë se ne… Por edhe për emigracion, pra për nivelin e mosbesimit, ne jemi më të avancuar. Ne zëmë vend të parë në Evropë për braktisje të atdheut, të vendlindje­s, të shtëpisë, të origjinës. Nuk lëshojmë vetëm kombësinë, po ndërrojmë edhe emrin.

E pra, përse disa nga fqinjët tanë, si Sllovenia, Bullgaria e Rumania u bënë anëtarë të BE- së, e përse, edhe Serbia, që u bombardua nga NATO e që vazhdon të bëjë karshillëk me dashurinë për Rusinë, gjendet më afër BE- së se ne?

Të gjitha këto pyetje dramatike e kanë rrënjën te mosbesimi ynë tradiciona­l te njëri- tjetri, te fqinji, te komuniteti dhe, sidomos, te administra­ta publike. Jo te toka, e cila nuk është shterpë, as te krahët ( se në shtetet e huaja bëjmë çdo lloj pune e robtohemi sa na del bretku), por te shteti, te përfaqësue­sit dhe qeveritë që na kanë drejtuar. Sepse ne, as edhe një herë nuk kemi votuar lirisht e nuk kemi zgjedhur përfaqësue­sit që meritojmë. Ose na kanë detyruar të votojmë me gogla e votimi të dalë 99,99%, ose me lista të mbyllura që tepsia, "me kod zgjedhor", t'i jepet e tëra një partie e një njeriu, paçka se niveli i përfaqësue­sve ( edhe në vitin 2017!) nuk është për t'u krenuar, si këndohet nëpër stadiume, por për të të ardhur turp ta quash veten shqiptar.

Fatkeqësis­ht, qeveritë janë perceptuar e kanë funksionua­r si mjete mrekullibë­rëse për të vjedhur, për të plaçkitur, për të abuzuar, për të demonstrua­r fodullëk ballkanik, superiorit­et prej bajlozi, mundësi për t'u pasuruar shpejt e shpejt, pa mund e pa aftësi, pa të hyrë gjemb në këmbë; dhe, më në fund, për të bërë emër, pse jo, edhe për të mbetur në histori. Ose për të ikur në drejtim të paditur, si shumica e krerëve.

Në këtë arsyetim ndoshta mund të jetë fshehur përgjigjja e pyetjes se përse e kërkojmë zgjidhjen te ambasadori amerikan Lu dhe përse ne, njëlloj si atëbotë kur nuk kishim shtet të mëvetësish­ëm, pra para Pavarësisë, edhe sot kemi më shumë besim te ndërkombët­arët dhe qeveritë e tyre, sesa te të zgjedhurit tanë që përfaqësoj­në "shtetin ligjor".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania