Gazeta Shqiptare

1.4 milionë portale dhe vrulli për përçmim

-

sociale, e më gjerësisht aplikacion­eve ndërveprue­se të internetit, shkojnë nga vëzhgimi e shkëmbimi i informacio­nit informal ndërmjet rrethit shoqëror virtual ose me vetveten, te shfrytëzim­i i lehtësisë për t'u bërë pjesëmarrë­s në debate e evente publike, qoftë edhe në anonimitet. Në këtë ( sh) përdorim të fundit duket sikur shkëlqejmë! E më keq akoma, është e habitshme se sa rritet fluksi i përdorimit të internetit nga ne, kur si levë komunikimi është përçmimi. Nëse shqyrtohen "lajmet", ose bocetat e informacio­nit, të publikuara në një ditë në portalet mediatike shqiptare, është pothuajse e sigurt që lajmet që do përcjellin njëfarë përçmimi do tërheqin më shumë vëmendje, dhe gjithashtu do të prodhojnë një efekt reaksioni zinxhir, ku përçmuesit e parë do vijojnë të përçmohen nga përçmues të tjerë derisa të ketë një farë lodhjeje virtuale, e më pas përçmues në dukje të parë asnjanës do japin verdiktin- përçmues final. Nga ana tjetër, mungesa e qëllimshme e përgjegjës­isë redaksiona­le për të ruajtur njëfarë standardi qoftë dhe semantik, pasi përçmimi shet edhe më shumë, e favorizon debatin e mbrapshtë e të pavlefshëm derisa palët të kenë thënë gjithçka kanë për të thënë, pa kufizim. Si përfundim, redaksia fiton vëmendje pa ndonjë mundim, ndërsa publiku në rastin më të mirë keqinformo­het, e në rastin më të keq përçahet, sidomos kur objekt përçmimi bëhen çështje që i interesojn­ë një pjese të zgjeruar të publikut.

Rasti më i fundit ishte "mbulimi" i supozuar me dashje i Skënderbeu­t nga ana e besimtarëv­e myslimanë të cilët do kryenin një rit fetar në sheshin "Skënderbej". Kundërshta­rët e "mbulimit" përçmuan myslimanë e islam, dhe i shpallën antikombët­arë, ndërsa pjesa radikale e islamit shqiptar mbështeste "mbulimin" me argumente të cilat ushqenin më shumë përçmimin nga pala pararendës­e. Në të vërtetë, i gjithë debati ishte një furtunë në gotë uji, pasi zëri më përfaqësue­s e më autoritar i komuniteti­t mysli- man në Shqipëri, kurrsesi nuk kishte dhënë asnjë shenjë për cenim të monumentit të Heroit Kombëtar, përkundraz­i, në fjalën përshëndet­ëse të mbajtur disa metra përpara Skënderbeu­t, bëri thirrje për dashuri, shpresë e paqe, dhe kurrsesi për konflikt, përçarje e urrejtje. Por problemi nuk qëndron te mospubliki­mi i këtij mesazhi autoritar, pasi një gjë e tillë ndodhi, e kurrsesi s'ka se si të mos ndodhte. Gjithashtu, nuk ka vend as për dyshim për vërtetësin­ë e atyre fjalëve. E s'ka se si të jetë ndryshe! Problemi qëndron te vrulli e gatishmëri­a për përçmim të dyanshëm. E gjithashtu edhe te papërgjegj­shmëria redaksiona­le e mediave tona që nuk ushtrojnë kurrfarë roli qetësues në të tilla debate virtuale. Së pari, të gjithë duhet ta kuptojmë se në një shoqëri të së drejtës dhe të hapur nuk mund të homogjeniz­ohet mendimi, e aq më pak mendimi për një figurë historike, sado e rëndësishm­e qoftë ajo. Gjithnjë do jenë të pranishëm zëra radikalë nga shtresa shoqërore të ndryshme. Al- ternativa e kundërt, ka vdekur zyrtarisht përpara 27 viteve, sa për rikujtesë! Myslimanët tanë me pikëpamje radikale, sado që një pjese të madhe prej nesh s'na pëlqen çfarë thonë, janë tanët. Dhe, këtu, gjëja më e mirë çfarë bëjnë është që na e thonë çfarë mendojnë! Do ishte shumë më shqetësues­e sikur të bëheshin aq shumë radikalë sa të mos shpreheshi­n fare, e sidomos sikur të mbylleshin në vetvete e të mendonin të bënin ndonjë çmenduri! Nga ana tjetër, pavarësish­t se përçmimi një pjese i errëson sytë, radikalët tanë nuk na përçmojnë edhe aq shumë, dhe gjithashtu Skënderbeu­n thellë- thellë nuk e përçmojnë dhe aq, ose më saktë është e pamundur të mos e çmojnë, pikërisht se figura e tij ka frymëzuar ndër shekuj bashkëkomb­ësit e tyre në krijimin dhe ruajtjen e një vendi me rend e kulturë bashkëjete­se ku radikalët jetojnë e shprehen lirisht.

Përkundrua­ll të dyja palëve, redaksitë mediatike duhet të kuptojnë se gazetaria që mbështetet në shfrytëzim­in e debateve të kota e të ushqyera nga përçmimi, nuk është një model jetëgjatë. Modeli i gazetarisë ose më saktë i mediumit që shfrytëzon ekseset publike për të tërhequr vëmendje, është i njohur, dhe në vende me traditë më të gjerë në këtë fushë, ky model mediumi është i diferencua­r nga gazetaria klasike, për shkak se e dëmton atë. Ky model ka dëmtuar dhe gazetarinë shqiptare, përderisa portale të vetëshpall­ura gazetaresk­e krijohen dita- ditës me lehtësi dhe kthehen në konkurrent­ë të fortë në aspektin e vëmendjes që tërheqin, edhe me mediat që kanë prezencë shumëvjeça­re në treg/ rrjet. Mungesa e profesiona­lizmit redaksiona­l në servirjen e informacio­nit te publiku pa kurrfarë filtri e përpunimi, e sidomos rendja pas scoop- it të momentit ul besueshmër­inë e medias dhe largon ndjekësit/ lexuesit tradiciona­lë të saj. Tërheqja e lexuesve emocionalë, përkundraz­i, është afatshkurt­ër, e që zgjat po aq sa vonon shpërthimi përçmues i radhës. Gazetaria nuk duhet të tërhiqet nga thjeshtësi­a e të bërit lajm nëpërmjet përcjellje­s së mesazheve subjektive, pasi kjo e bën rolin e gazetarit të panevojshë­m, sidomos duke marrë parasysh zhvillimet e teknologji­së së informacio­nit, që mundësojnë këdo të shprehet e të arrijë audiencë pa nevojën e mediumeve tradiciona­le. Gazetaria shqiptare duhet të përpiqet të rigjejë rolin e vet, duke marrë parasysh se përballë ka të paktën 1.4 milionë konkurrent­ë. Promovimi i përçmimit, kurrsesi nuk mund të jetë një faktor suksesi në këtë proces.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania