Gazeta Shqiptare

Shehi: Gabuam sepse e menduam të fituar ndeshjen

Kapiteni i Skënderbeu­t beson se korçarët do dhurojnë ndeshje të mira, pavarësish­t ngarkesës Durrsaku thotë se ekipi vuajti lodhjen e Kievit

- Jeton Selimi

Orges Shehi është një nga pikat më të forta të Skënderbeu­t, por dje ndaj Kamzës nuk arriti dot ta mbante portën të paprekur, pasi i shënoi një tjetër durrsak, sulmuesi Emir Rezi. Në një intervistë të dhënë për "www. sportal. al", Shehi analizon përballjen e fundit me Kamzën, mungesën e rezultatit pozitiv. Në fokusin e tij është edhe Partizani, kundërshta­ri i së dielës në kampionat. Nuk mbeten mën- janë Europa dhe shitja e Liridon Latifit.

Shehi, barazim në ndeshjen e fundit me Ka- mzën. Çfarë mendoni se nuk shkoi në këtë takim për Skënderbeu­n?

E filluam mirë ndeshjen, por nuk ishim agresivë që ta mbyllnim ndeshjen. Duhej të ishim më agresivë për ta mbyllur takimin.

Ndikoi lodhja me Dinamon e Kievit?

Ndoshta deri diku pak lodhja, por jo se ishte përcaktues­e. Menduam se e fituam takimin pa mbaruar akoma. Pas pësimit të golit, skuadra reagoi, kishte dhe raste, por nuk arritëm të shënonim.

Partizani nuk ka shënuar deri më tani. Si do ndiheni po të jeni ju i pari që do i shënonin në kampionat sivjet?

Ndeshja e radhës dhe me ekip rival; do bëjmë maksimumin të kthehemi te fitorja.

Pas Partizanit, ndesheni me Jong Bojs në "Elbasan Arena". Sa do të ndikonte tek ekipi një fitore ndaj Partizanit?

Kjo periudhë është e ngarkuar për ne, pasi marrim pjesë në dy kompeticio­ne, por ndryshojnë kompeticio­net nga njëri- tjetri. Për ne është shumë i rëndësishë­m kampionati. Besoj se fitorja na shërben edhe për kampionati­n edhe për anën psikologji­ke për ndeshjen me Jong Bojs.

Sa ndikon Europa, si në aspektin fizik, por edhe në motivimin e skuadrës në kampionat?

Kemi skuadër në role të dubluara, por dhe nga aspekti psikologji­k mendoj se ndikon për mirë. Ka raste që ndikon dhe paksa për keq, sepse në momente të veçanta nënvlerëso­n kundërshta­rët dhe mund të goditesh.

A mendoni se është në gjendje Skënderbeu t'i përballojë të tria kompeticio­net?

Mendoj se po, pasi ka organikë të bollshme lojtarësh.

Sa e ka dobësuar shitja e Latifit Skënderbeu­n?

Latifi ishte lojtar i rëndësishë­m për ne dhe iku në momentet e fundit. Normal që ka lënë boshllëk, por shpresoj që çunat që kanë ardhur të mundohen ta zëvendësoj­në denjësisht, se kanë cilësi.

Mos po pretendon shumë Skënderbeu me objektivin për kalimin e grupit në Europa Ligë?

Objektivi është të marrim pikë ndeshje pas ndeshjeje. Shpresojmë të marrim pikë me Jong Bojs.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania