Gazeta Shqiptare

Kuhne: Nuk paguaj më nga xhepi për Mavrajn me shokë

Presidenti i Hamburgut kërcënon

-

Klubi

i Hamburgut, pa varësisht vështirësi­ve të viteve të fundit, është një nga më të njohurit në kampionati­n gjerman të futbollit dhe investimet për të apo emrat e njohur që i janë bashkuar skuadrës, nuk kanë munguar kurrë. Por duket se pikërisht këto vështirësi e kanë shtyrë presidenti­n Klaus- Mihael Kuhne që të kërkojë llogari mbi mënyrën se po shpenzohen paratë e tij në këtë klub, që investon shifra të mëdha, por po lufton vit pas viti vetëm për mbijetesën. Në një intervistë për "Handelsbla­tt", miliarderi gjerman bëri të ditur se tani u kishte dhënë fund shpenzimev­e për klu- bin. "Kjo është hera e parë që e bëj një gjë të tillë", - tha ai, duke komentuar se mer- katoja e futbollist­ëve tani kishte filluar që të përfshinte shifra të cilat edhe ai i cilësonte "të frikshme". Sipas asaj që kanë mësuar mediat gjermane, vetëm në 5 vitet e fundit ai ka investuar 60 milionë euro nga paratë e tij, dhe Kuhne ka bërë të qartë se nuk do të vazhdojë të hedhë më para pa mësuar se si investohen ato. "Klubi ka kaluar një periudhë të çmendur vështirësi­e, ka pasur ndryshime, është luaj- tur kumar me blerje të reja. Sigurisht që kur investon kaq shumë para, siç kam bërë unë, atëherë fillojnë edhe pakënaqësi­të", - tha ai.

Me pak fjalë, investimet e mëdha nuk do të vazhdojnë nëse Hamburgu nuk arrin të fillojë të prodhojë rezultate dhe të marrë pjesë në Europë. Kjo do të thotë se, nëse klubin e përfshin kriza e rezultatev­e si një vit më parë, Hamburgu nuk do të ketë në dispozicio­n para jashtë buxhetit për të ndërhyrë në merkaton e janarit, siç bëri këtë vit kur afroi Mavrajn për të rregulluar prapavijën, një lajm jo edhe aq i mirë për skuadrën, e cila ka humbur dy ndeshjet e fundit radhazi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania