Gazeta Shqiptare

Juve e Napoli shkëputen në krye të Serisë A

Lacio e Strakoshës dorëzohet para Mertens. Berisha dhe Atalanta bëjnë poker golash Fitojnë të gjithë pretendent­ët për titull

-

Seria A luajti dje në mbrëmje ndeshjet e vlefshme për javën e 5të. Të gjitha ekipet pretendent­e fituan, ndërkohë që në sy bie triumfi me përmbysje i Napolit në transfertë ndaj Lacios, si dhe shkatërrim­i që Atalanta i bëri Krotones.

Roma fitoi në transfertë 04 ndaj Beneventos së Memushajt. Mesfushori shqiptar u kthye për 90 minuta të plota në fushë, por një dopietë e Xhekos dhe dy autogola i dhanë fitoren Romës.

Juventusi fitoi në shtëpi ndaj Fiorentinë­s me rezultatin 1- 0. Golin e vetëm e shënoi Manxukiç në minutën e 52- të.

Milani mposhti Spalin në shtëpi me rezultatin 2- 0. Golat u shënuan të dy me penallti, më saktësisht nga Rodrigez në minutën e 26 dhe Kesi në të 61- tën.

Napoli mposhti në transfertë me përmbysje Lacion me shifrat 1- 4. De Vrij kaloi vendasit në avantazh në minutën e 30, por në pjesën e dytë të besuarit e Sarrit dhuruan spektakël. Kulibali në të 54- tën, Kajehon në të 56- n, Mertens në të 59- n dhe Jorginjo në të parën e shtesës me penallti ishin autorët e golave. Mertens realizoi një supergol duke përfituar nga fakti që Strakosha kishte dalë nga porta, ndërkohë që Hysaj e ndoqi të gjithë takimin nga stoli.

Atalanta e Etrit Berishës bëri spektakël ndaj Krotones së Arlind Ajetit duke fituar në shtëpi me rezultatin 5- 1. Të dy shqiptarët luajtën për 90 minuta të plota dhe mbrojtësi kuqezi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e dytë shtesë së pjesës së parë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania