Gazeta Shqiptare

Plagoset me thikë në qafë efektivi i policisë në Kamëz, arrestohet autori

20- vjeçari: Nuk e njoh policin. Dëshmitarë­t: Të riut iu kërkua të kishte kujdes për të kaluar rrugën Ramadan Marku dyshohet të ketë probleme mendore

-

Një punonjës policie ka mbetur i plagosur me thikë, pasi në rrethana ende të paqarta u qëllua nga një kalimtar i rastit, i cili dyshoshet të jetë me probleme mendore. Ngjarja u shënua mesditën e djeshme në Kamëz, ku i plagosur ka mbetur efektivi Zef Prendi. Ky i fundit mori një plagë në qafë dhe fatmirësis­ht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa vetëm disa minuta pas ngjarjes, policia bëri të mundur vënien në pranga të të dyshuarit. Zyrtarisht, policia tha se i arrestuari është 20vjeçari Ramadan Marku. Ngjarja u shënua teksa 50vjeçari ishte i planifikua­r me shërbim ( patrullë këmbësore) tek rreth- rrotullimi i Bathores. Pas vënies në pranga të 20- vjeçarit, i cili është person me precedent të mëparshëm penal, policia nisi menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. I riu ka pohuar se nuk ka asnjë njohje apo konflikt me efektivin e plagosur, ndërsa ka shtuar më tej se nuk i kujtohej se si kishte ndodhur ngjarja. Të njëjtën gjë ka pohuar edhe punonjësi i policisë, i cili ka thënë se nuk ka pasur asnjë konflikt me të riun. Ndërkaq, dëshmitarë­t në vendin e ng- jarjes pohuan se në momentin që i riu kishte tentuar të kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën, është këshilluar nga polici që të kishte kujdes.

Ka qenë ora 11: 40 minuta kur punonjësi i policisë u qëllua me thikë në qafë nga 20- vjeçari Ramadan Marku. Pasi kreu krimin, ky i fundit u largua menjëherë prej andej për t'u kapur vetëm pak minuta më vonë. Me të marrë njoftimin, forca të shumta policie i shkuan në ndihmë kolegut të tyre, ndërsa nisën punën për zbardhjen e rrethanave. Fillimisht, hetuesit kishin dyshime ngjarja në fjalë ndodhi për shkak të detyrës që efektivi Zef Prendi ishte duke kryer tek rreth- rrotullimi i Bathores, por pasi bënë identifiki­min e autorit, burimet thanë se i dyshuari mund të jetë person me probleme mendore. Sipas dëshmitarë­ve okularë, i riu kishte tentuar të kalonte rrugën, por për shkak të lëvizjes së shumtë të mjeteve, efektivi i kishte kërkuar që ai të tregonte kujdes. Pas kësaj, 20vjeçari ka nxjerrë nga xhepi një thikë dhe e ka qëlluar atë në qafë. Në vendin e ngjarjes policia gjeti edhe armën e krimit. Për uniformat blu, Ramadan Marku njihet si një person që ka pasur konflikte me disa persona në këtë zonë, ndërsa më herët ka qenë i arrestuar edhe për një plagosje. Aktualisht, policia është duke pritur edhe raportin mjeko- ligjor për 20vjeçarin për të hedhur dritë nëse ai vuan ose jo nga çrregullim­et mendore.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja
 ??  ?? Thika e sekuestrua­r
Thika e sekuestrua­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania