Gazeta Shqiptare

Bushati- Pacolli me shqiptarët në SHBA: Do përmirësoj­më cilësinë e shërbimeve

-

për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bus hati, i cili gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Sesionin e 72- të të Asamblesë së Përgjithsh­me të Kombeve të Bashkuara, bashkëbise­doi dje me përfaqësue­s të Diasporës Shqiptare në Nju- Jork. Në këtë takim mori pjesë edhe Zv. kryeminist­ri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli. Ministri Bushati shprehu vlerësimin e tij maksimal për bashkatdhe­tarët tanë në Shtetet e Bashkuara, jo vetëm për kontributi­n e tyre ndaj atdheut, por edhe nivelin e lartë të integrimit në shoqërinë amerikane, ndërsa rikonfirmo­i angazhimin e tij të plotë në thellimin e bashkëpuni­mit me diasporën, si dhe përmirësim­in e cilësisë së shërbimeve ndaj tyre. Ai vuri në dukje nismat e Qeverisë shqiptare për jetësimin e një marrëdhëni­eje të re me shqiptarët jashtë atdheut, angazhimin e tyre në zhvillimet e vendit, si dhe të ministrisë që ai drejton në veçanti. Këtu mund të theksohet zhvillimi i suksesshëm i Samitit të Parë të Diasporës në Tiranë më 18- 20 nëntor 2016, ku një numër shumë i madh i shqiptarëv­e nga SHBA- të morën pjesë aktivisht në punimet e Samitit, si dhe lançimi i suksesshëm i shërbimeve konsullore online, të cilat ofrojnë shërbime më të shpejta, të lira dhe transparen­te për të gjithë shqiptarët. Ai gjithashtu vuri në dukjen angazhimin për regjistrim­in e shqiptarëv­e jashtë atdheut dhe mundësimin e tyre për të votuar nga kudo ku jetojnë që nga zgjedhjet e ardhshme parlamenta­re të vitit 2021. Në këtë kuadër, ai vuri në dukje dhe ngritjen e Ministrisë së Shtetit për Diasporën në qeverinë e re, e cila do të mbartë peshën e madhe të përgjegjës­isë për rivitalizi­min e marrëdhëni­eve me diasporën dhe angazhimin e saj aktiv në zhvillimet ekonomike dhe sociale të vendit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania