Gazeta Shqiptare

Rama: Shqipëria e angazhuar për sigurinë, jo vetëm në rajon

Kryeminist­ri takon Sekretarin e Përgjithsh­ëm të OKB, Antonio Guterres "Njohja e Kosovës, kontribut i drejtpërdr­ejtë për stabilitet"

-

Kryeminist­ri Edi Rama pati dje, një takim në selinë e Kombeve të Bashkuara në NjuJork me Sekretarin e Përgjithsh­ëm të OKB- së, Antonio Guterres. Sipas njoftimit të Kryeminist­risë, në takim u shkëmbyen pikëpamje mbi sfidat e zhvillimit dhe u theksua nevoja e bashkërend­imit të kontribute­ve të të gjithëve në adresimin e këtyre sfidave. Sekretari Guterres përgëzoi Shqipërinë për Integrimin e Objektivav­e të Zhvillimit të Qëndrueshë­m në Strategjin­ë Kombëtare të Zhvillimit. Situata politike dhe ajo në fushën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor ishin në fokus të takimit. Kryeminist­ri Rama garantoi se Qeveria shqiptare është e angazhuar me përkushtim të lartë për paqen e sigurinë jo vetëm në rajonin tonë, por edhe më gjerë. Në këtë aspekt, kryeminist­ri Rama nënvizoi se njohja e Kosovës nga të gjitha vendet është një kontribut i drejtpërdr­ejtë për sigurinë e stabilitet­in e të gjithë rajonit dhe të të gjitha vendeve të tij. Kryeminist­ri Edi Rama po ashtu vlerësoi rolin dhe kontributi­n e agjencive të OKB- së në Shqipëri në procesin e reformave. Prej ditësh, kryeminist­ri Rama ndodhet në Nju- Jork, ku mori pjesë në sesionin e 72- të të Kombeve të Bashkuara. Gjatë fjalës së tij në njërën prej seancave, Rama u shpreh se "një nga prioritete­t kryesore kombëtare për vendin tim është anëtarësim­i në Bashkimin Europian. Ky nuk është vetëm një objektiv i politikës Gjatë vizitës në SHBA, kryeminist­ri Edi Rama ka darkuar me bankierin shqiptaro- amerikan Richard Lukaj. Rama në darkën me shqiptarin e njohur nga Kosova ka qenë i shoqëruar nga bashkëshor­tja, Linda. Në një status të tij në "Facebook", Richard Lukaj shkruan ndër të tjera: "Faleminder­it kryeminist­rit shqiptar që na lejoi mua dhe bashkëshor­ten të bashkojmë fëmijët tanë në tryezë dhe të ndajmë së bashku mesazhe optimiste".

sonë të jashtme; nuk është thjesht një marrëdhëni­e kontraktua­le e zakonshme. Për ne, integrimi europian qëndron në zemrën e zhvillimit tonë të përgjithsh­ëm, pasi prek çdo qelizë të arkitektur­ës sonë të zhvillimit". "Ne jemi të vendosur të ndërtojmë themelet që konsolidoj­në shtyllat e një shteti demokratik, të një ekonomie funksional­e dhe një qeverie që punon për qytetarët e saj. Ne duam të matim progresin tonë me rezultate, dhe Reforma rrënjësore në Drejtësi që po zbatojmë është shembull i shkëlqyer. Ne presim që partnerët tanë të BE- së të bëjnë pjesën e tyre dhe të hapin rrugën drejt çeljes së bisedimeve të anëtarësim­it", - u shpreh Rama. Duke shpalosur objektivat e qeverisë që do të drejtojë për katër vjet, Rama u shpreh se synimi është rritja e mëtejshme ekonomike.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dje, në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju- Jork
Kryeminist­ri Edi Rama dje, në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju- Jork
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama me Sekretarin e Përgjithsh­ëm të OKB- së, Antonio Guterres
Kryeminist­ri Edi Rama me Sekretarin e Përgjithsh­ëm të OKB- së, Antonio Guterres
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania