Gazeta Shqiptare

Breshëri plumbash shtëpisë së shefit të Qarkullimi­t

S'ka persona të lënduar, agresorët ende të paidentifi­kuar. Dyshime edhe për detyrën e 53- vjeçarit Gjovalin Toma: Autorët mund të kenë ngatërruar shënjestër

-

Banesa e shefit të Qarkullimi­t Rrugor të Mirditës, Gjovalin Toma është qëlluar me breshëri automatiku dje gjatë orëve të para të mëngjesit. Ngjarja është shënuar rreth orës 01: 45 minuta, ku fatmirësis­ht nuk ka pasur të lënduar në njerëz. Autorët, ende të paidentifi­kuar nga policia qëlluan mbi murin e shtëpisë, ndërsa 3 prej tyre kanë depërtuar brenda. Burime pranë policisë bënë me dije se në momentin që ka ndodhur ngjarja, pjesëtarët e familjes Toma kanë qenë në gjumë dhe menjëherë sapo kanë dëgjuar të shtënat kanë njoftuar policinë. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, uniformat blu nisën punën për zbardhjen e plotë të rrethanave si për të bërë të mundur identifiki­min dhe vënien në pranga të autorëve. Sipas burimeve, u bë me dije se agresorët kanë qëlluar me breshëri në drejtim të dhomës së ndenjes, pasi kishin parë se drita ka qenë e ndezur. Sakaq, policia ngriti pika të shumta kontrolli dhe bënë krehjen e zonës me qëllim identifiki­min dhe kapjen e autorëve, por pa mundur që të bien në gjurmët e tyre. Policia tha se nuk dihen ende motivet e sulmit me armë drejt shtëpisë së punonjësit të policisë, ndërsa janë ngritur disa pista hetimi, ku nuk përjashtoh­et as ajo për shkak të detyrës që 53- vjeçari Gjovalin Toma kryen. Ky i fundit u mor në pyetje në lidhje me ngjarjen, por mësohet t'u ketë thënë kolegëve të tij se nuk ka konflikte me ndonjë person dhe se nuk e ka idenë se kush mund të ketë qëlluar mbi banesën e tij, duke u rrezikuar jetën famil- jarëve. Sakaq, policia ka shoqëruar disa persona si të dyshuar apo persona që kanë dijeni për ngjarjen, të cilët janë liruar pasi kanë dhënë dëshmitë e tyre.

DËSHMIA

I pyetur nga hetuesit e çështjes, vetë Gjovalin Toma u ka thënë atyre se nuk ka dijeni për ngjarjen e ndodhur dhe se ka dyshime se autorët mund të kenë ngatërruar shënjestër, pasi ai nuk ka konflikte. Gjovalin Toma është bërë pjesë e Policisë së Shtetit që prej vitit 2013, duke mbajtur detyrën e shefit të Qarkullimi­t Rrugor në Mirditë. Burime pranë policisë sqaruan se kanë dyshime se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të punës që ai kryen, ndërsa janë duke kryer verifikime për ndonjë konflikt të mundshëm të tij. Menjëherë pas ngjarjes, forca të shumta policie mbërritën në banesën e Gjovalin Tomës, si dhe ngritën pika të shumta kontrolli dhe bënë krehjen e zonës, me qëllim identifiki­min dhe kapjen e autorëve. Por, pavarësish­t kontrollev­e të shumta të kryera, policia nuk mundi që të bjerë në gjurmët e agresorëve.

 ??  ?? Shefi i Qarkullimi­t Rrugor të Mirditës, Gjovalin Toma
Shefi i Qarkullimi­t Rrugor të Mirditës, Gjovalin Toma
 ??  ?? Banesa e shefit të Qarkullimi­t Rrugor të Mirditës, Gjovalin Toma
Banesa e shefit të Qarkullimi­t Rrugor të Mirditës, Gjovalin Toma
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania