Gazeta Shqiptare

Akademia dhe akademikët

-

Eshtë gjithashtu e vërtetë se Akademia dhe akademikët kanë hezituar t’i dalin ballas këtij presioni populist që ka për argument mitin në konsum masiv ose interesa të tjera pse jo të dyshimta. Por ajo që duhet nënvizuar është fakti se ky lloj populizmi nacionalis­t, apo dhe interesat e tjera kanë gjithmonë aleat të pashkruar politikën, e cila, me udhërrëfye­s mentalitet­in komunist të orientimit të studimit shkencor në funksion të politikës së ditës, i imponohet elitës shkencore ose me injorim ( për të promovuar vetën në krye të populizmit), ose duke e kërcënuar me ndërprerje të fondeve, ( si në rastin e fundit), ose duke mbështetur faktorë të tjerë dhe për interesa të tjera.

pjesë e rëndësishm­e e trupës akademike vjen nga realiteti i akademisë komuniste, në të cilën, sipas Oliver Schmitt, “modelet sunduese të mendimit janë të ndikuara fort nga ideologjia nacional- staliniste e diktaturës komuniste...” Ndërsa sipas Arshi Pipës, këto modele midis të tjerave kanë shërbyer për të “përhapur e nxitur ksenofobin­ë, sllavofobi­në, izolacioni­zmin,....”. Që do të thotë se vet atyre u duhet nga njëra anë, të mohojnë një pjesë të pohimeve të tyre “shkencore”, që është më e thjeshta. Nga ana tjetër, u duhet të ndryshojnë mentalitet­in e vet në gjykimin dhe interpreti­min e fenomeneve të ngjizura si arritje shkencore në mitin e cituar. ( Idetë dhe pohimet romantike të Rilindasve, plotësisht të justifikue­shme për kohën dhe misionin e tyre për kultivimin e ndërgjegje­s kombëtare shqiptare, nuk mund të përbëjnë argumente për realitetin shkencor bashkëkoho­r.)

Po ashtu, kjo shtresë, për të ruajtur “integritet­in” e vet shkencor, i shmanget ballafaqim­it me sh-

siteteve private, që mbështesin parimin e dijës tek fitimi, e kanë lenë në hije organin kopetente udhëheqës të proceseve akademike te karakterit kombëtar.

Eshtë gjithashtu e vërtetë se Akademia dhe akademikët kanë hezituar t’i dalin ballas këtij presioni populist që ka për argument mitin në konsum masiv ose interesa të tjera pse jo të dyshimta. Por ajo që duhet nënvizuar është fakti se ky lloj populizmi nacionalis­t, apo dhe interesat e tjera kanë gjithmonë aleat të pashkruar politikën, e cila, me udhërrëfye­s mentalitet­in komunist të orientimit të studimit shkencor në funksion të politikës së ditës, i imponohet elitës shkencore ose me injorim ( për të promovuar vetën në krye të populizmit), ose duke e kërcënuar me ndërprerje të fondeve, ( si në rastin e fundit), ose duke mbështetur faktorë të tjerë dhe për interesa të tjera. FUND

15.09.2017

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania