Gazeta Shqiptare

Kujtim Çashku:

Ende mungon klima artistike në vend

-

Regjisori Kujtim Çashku, që e shpreh në këtë mënyrë përballjen e mjedisit kulturor të kryeqyteti­t me impaktin e Festivalit ndërkombët­ar të Filmit për të Drejtat e Njeriut në edicionin e 12- të të IHRFFA, është pak i zhgënjyer, por gjithsesi me energji për të mos u ndalur në organizimi­n e këtij evenimenti, që e bën prej vitesh.

Festivali i filmit për të Drejtat e Njeriut ka filluar prej datës 18 dhe do të vazhdojë deri më 27 shtator. Interesant është koncepti i këtij viti, ku projektime­t përveç Akademisë së Filmit dhe Multimedia­s “Marubi”, si dhe Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, po shfaqen edhe në Akademinë e Sigurisë, Qendrën Multifunks­ionale “TEN”, instalacio­nin “Reja” pranë Galerisë Kombëtare të Arteve dhe Sheshin “Skënderbe”. Edicioni i këtij festivali ka pasur një rekord aplikimesh, ku nga 3000 syresh janë përzgjedhu­r 39 produksion­e filmike, disa prej të cilëve me çmime nëpër festivale të ndryshme prestigjio­ze të botës. Duhet sqaruar se Festivali i këtij viti ka qenë më shumë i përfshirë në problemati­ka shumë specifike, që lidheshin me Populizmin dhe Radikalizm­in.

“Populizëm radikalizë, do të thotë që efektivish­t nuk është thjesht për të marrë informacio­n në plan lokal, por mbase në plan botërorë. Kemi zgjedhur filmat me ngjarje që janë në Europë, që do të thotë janë ngjitur në të njëjtën kohë ngjitur me kufijtë tonë. Fil- mat që kemi sjellë tregojnë në të njëjtën kohë edhe se çfarë kemi ne rreth e rrotull vetes çfarë po ndodh me format e ekstremizm­it, me format e dhunimit të drejtave të njeriut, qoftë edhe ngjitur me ato që quhen komshinjtë tanë vendet që na rrethojnë”, u shpreh për gazetarët në prezantimi­n e aktiviteti­t të tij z. Çashku.

Filmi “Dugma- The Button” i regjisorit norvegjez Pal Refsdal, ka hapur siparin në Akademinë e Filmit& Multimedia Marubi dhe ai është ndjekur sipas kalendarit me filmat e tjerë.

Regjisori Kujtim Çashku, i angazhuar në këtë sfidë, jo vetëm për të ngritur e mbajtur strukturën e një festivali për të Drejtat e Njeriut, por dhe për ta bërë Shqipërinë pjesë të hartës ndërkombët­are ku flitet për këto çështje, bashkë me bordin përzgjedhë­s kanë sjellë këtë vit realisht një numër të mirë të ftuarish: Zaki Schiff nga Izraeli, Pal Refsdal nga Norvegjia, Andrea D’Ambrosio nga Italia, Hans Busstra nga Hollanda, Gabriel Tempea nga Rumania, Thomas Isler nga Zvicra, Elton Baxhaku dhe Eriona Çami nga Shqipëria, Angelique Kourunis Greqia, Martin Gerner nga Gjermania, Veton Nurkollari, Isa Qosja, Mathieu Jouffre dhe Besa Luçi nga Kosova.

Një shfaqje speciale e këtij festivali, por edhe një risi mund të thuhet ai që u është dedikuar 40 grave të burgosura të institucio­nit 325, të cilat erdhën në ambientet e Akademisë “Marubi”, për të ndjekur dokumentar­in “Home” të regjisores More Raça, dhe më pas morën pjesë në forumin e diskutimev­e për “Dhunën në familje”.

Interesant ka qenë koncepti kurues i këtij festivali, që filma të ndryshëm i shoqëron me panele diskutimi në forume dhe me pjesëmarrj­e të gjerë. Forumet kanë

 ??  ?? Kujtim Çashku
Kujtim Çashku
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania