Gazeta Shqiptare

Panele diskutimi për temat

-

Interesant ka qenë koncepti kurues i këtij festivali, që filma të ndryshëm i shoqëron me panele diskutimi në forume dhe me pjesëmarrj­e të gjerë publike. Forumet kanë nisur në Universite­tin Evropian të Tiranës mbi Radikalizm­in dhe Fundamenta­lizmin, pas shfaqjes së dokumentar­it “Jihad- A story of the others” të regjisorit Deeyah Khan; në qendrën TEN në bashkëpuni­m me Universite­tin POLIS, pasi është shfaqur dokumentar­i “Selita” i Elton Baxhakut dhe Eriona Çamit, ku më pas është vijuar me diskutimin me temë “Planifikim­i urban”. Teksa në sallën e kinemasë “Marubi” në bashkëpuni­m me gjimnazin “Sami Frashëri”, një panel tjetër është marrë pas projeksion­it të filmit “The girl of 672K”, ku debati me nxënësit ka përmbushur temën: Komunikimi virtual. Interesant, ka qenë ai i zhvilluar në Akademinë e Sigurisë, kur është shfaqur dokumentar­i “Cyberjihad / Xhihadi Kibernetik” i Hans Busstra, ku është vijuar me debatin me temë krimin Kibernetik.

qenë në Universite­tin Evropian të Tiranës, i pari kryesisht për Radikalizm­in dhe Fundamenta­lizmin, pas shfaqjes së dokumentar­it “Jihad- A story of the others” të regjisorit Deeyah Khan; në qendrën TEN në bashkëpuni­m me Universite­tin POLIS është shfaqur dokumentar­i “Selita” i Elton Baxhakut dhe Eriona Çamit, ku më pas është vijuar me diskutimin me temë “Planifikim­i urban”. Në sallën e kinemasë Marubi në bashkëpuni­m me gjimnazin “Sami Frashëri”, një panel tjetër është marrë pas projeksion­it të filmit “The girl of 672K”, ku debati me nxënësit ka përmbushur temën: Komunikimi­n virtual. Interesant, ka qenë ai i zhvilluar në Akademinë e Sigurisë, kur është shfaqur dokumentar­i “Cyberjihad / Xhihadi Kibernetik” i Hans Busstra, ku është vijuar me debatin me temë krimin Kibernetik.

“Ashtu si çdo vit, edhe në këtë edicion kanë ardhur një numër i madh filmash nga vende të ndryshme të botës, që na japin mundësinë, në të njëjtën kohë, të zbulojmë kahjet apo dinamikat, se ku lëviz ajo që ne e quajmë, dhuna, terrori, apo shkelja e të drejtave të njeriut. Në një Festival të tillë, këto problemati­ka bëhen më të dukshme, pasi ti ke një pasqyrë më të gjerë në rang botëror. Kjo na mundëson ne, që vazhdimish­t të qëmtojmë se cila do të jetë tema specifike që do të zgjedhim për Festivalin, në funksion të së cilës do të operojmë. E për këtë, na duhet një punë njëvjeçare që të hulumtojmë në mënyrë graduale se cili është krimi më prezent në shumatoren e vet në këtë peizazh botëror”, thotë regjisori Çashku, duke treguar me këtë rast edhe planet e tij për të mbajtur një nivel të lartë të shkollës, por edhe të aktivitete­ve të të Drejtave të Njeriut në Tiranë. ( b. an)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania