Gazeta Shqiptare

Relacioni i PD- së: Mbështetje për organet e reja

Grupi parlamenta­r do të thërrasë në dëgjesa e interpelan­ca 4 ministra, debat i ashpër për mbetjet Halimi: Të mos preken pagat, shtim të numrit të këshilltar­ëve

-

Grupi Parlamenta­r i PD- së vendosi dje, të aktivizojë mekanizmat e ' luftës' brenda parlamenti­t, qysh këtë javë. Në mbledhjen e tij të mbrëmshme, deputetët caktuan si detyrë të thirren në dëgjesa në komisionet parlamenta­re dhe interpelan­cë në seancën e së enjtes disa nga ministrat. Mësohet se PD- ja do të thërrasë 4 ministra në komisione dhe në seancën e së enjtes. Ministrja e cila pritet të thërritet në interpelan­cë të enjten do jetë ajo e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, lidhur me problemet me Arsimin dhe ato për tekstet shkollore që vazhdojnë edhe këtë vit. Po kështu, në listë janë edhe ministri i Financave Arben Ahmetaj, e Shëndetësi­së Ogerta Manastirli­u dhe ministri i Energjisë dhe Infrastruk­turës Damian Gjiknuri. Po kështu, i ashpër do të jetë debati i PD- së në Kuvend në lidhje me dy nga çështjet më të rëndësishm­e, siç janë vetingu dhe ligji i mbetjeve. Sipas vendimit që është marrë sot në mbledhjen e grupit parlamenta­r, deputetët e opozitës do kërkojnë llogari për mosrespekt­imin e rregullore­s dhe vonesat me diskutimin e dekretit të presidenti­t për rish- qyrtimin e ligjit që parashikon importin e mbetjeve. Ashtu siç deklaroi edhe paradite deputeti Eduard Halimi, PD- ja ka vendosur të mbështesë fort kërkesat e komisioner­ëve të vetingut për krijimin e infrastruk­turës për nisjen e punës. Kështu, dje u bënë publike edhe amendament­et që PD- ja do të paraqesë në seancën e së enjtes për këtë çështje.

RELACIONI I PD- SË

Partia Demokratik­e ka paraqitur një relacion mbi strukturat administra­tive dhe klasifikim­in e pagave për tre organet e rivlerësim­it, Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it, Kolegji i Apelit dhe Komisioner­i Publik. Relacioni përmban 6 pika dhe thekson se çdo ndryshim në strukturat e organeve të riv- lerësimit, duhet të bëhet në bashkëpuni­m dhe dakordësi të plotë me vetë organet e rivlerësim­it. Kuvendi duhet të mbështesë çdo kërkesë të tyre, duke shprehur në këtë mënyrë vullnetin e tij për të vënë në dispozicio­n të gjitha burimet njerëzore dhe financiare që çmohen të nevojshme nga ana e tyre. Pika e parë e relacionit është vota pro ndaj tre projektven­dimeve. Pika e dytë e relacionit thotë se PD- ja shpreh mbështetje­n ndaj gjithë procesit të vetingut, që ai të realizohet në mënyrë të pavarur, nga organe të pavarura dhe të pakontroll­uara nga qeveria. Gjithashtu PD- ja thotë se mbështet çdo kërkesë për burime njerëzore dhe financiare nga organet e vetingut.

 ??  ??
 ??  ?? Grupi parlamenta­r i PD- së
Grupi parlamenta­r i PD- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania