Gazeta Shqiptare

ONM, letër Kuvendit: Na duhen burime të mjaftueshm­e financiare

"E gjithë trupa e Operacioni­t do të jetë rreth 40 vetë"

-

Operacioni

Ndërko mbëtar i Monitorimi­t do të ndihmojë në rivlerësim­in aktual të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në Shqipëri. ONM- ja, si një mekanizëm i ngritur për të mbikëqyrur procesin e vetingut të anëtarëve të gjyqësorit në Shqipëri, nuk do ketë funksione ekzekutive. Tetë ekspertët e ONMsë kanë mbërritur në Shqipëri dhe presin të fillojnë punën sapo qeveria shqiptare t'u krijojë kushtet teknike për të vijuar detyrën. Në letrën e bërë publike nga "gsh. al", eksperti i Komisionit Europian, Giulio Venneri i drejtohet nënkryetar­es së Kuvendit, Vasilika Hysi, duke i thënë se e gjithë trupa e ONM- së në Shqipëri llogaritet të jetë rreth 40 vetë: ku bërthama përbëhet nga 8 monitorues ndërkombët­arë, të cilët do të asistohen nga 11 kërkues/ analistë dhe 11 oficerë ligjorë. Me këtë letër ai kërkon konfirmimi­n që qeveria dhe Ku- vendi do t'i japin ONM- së financat dhe burimet njerëzore të nevojshme për të ushtruar aktiviteti­n normalisht. "Kam diskutuar me monitorues­it e ONM- së dhe, ata duan të kenë besimin se Kuvendi dhe Qeveria e Shqipërisë do të ndajnë burime të mjaftueshm­e financiare dhe njerëzore për strukturat që të kryejnë sa më mirë detyrat e tyre dhe të fillojnë me veprimet sa më shpejt të jetë e mundur", thuhet në letër. Ndërkohë, për ONM- në do të punojnë rreth 12 përkthyes, të cilët do të bëjnë të mundur kthimin nga shqipja në anglisht të mijëra faqeve materiale. Përpos këtyre, Operacioni Ndërkombët­ar i Monitorimi­t të vetingut do të ketë edhe staf teknik si IT apo truproja.

 ??  ?? Faksimile e letrës së ekspertit të Komisionit Europian, Giulio Venneri për Vasilika Hysin
Faksimile e letrës së ekspertit të Komisionit Europian, Giulio Venneri për Vasilika Hysin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania