Gazeta Shqiptare

Organet e vetingut, PS shkurton numrin e punonjësve, PD- LSI kundër

Debati në Komisionin e Ligjeve, Tahiri "bashkohet" me opozitën Hysi: Paga 10 mln në muaj. Mulaj: Po na cenoni punën

-

Komisioni i Ligjeve miratoi dje, mes de batesh dhe me shkurtime, organikën e institucio­neve të vetingut. Të tria organet e vetingut do të kenë në total 110 punonjës, nga 187 që ishin propozuar për këto struktura. Gjatë diskutimev­e pati përplasje për numrin e punonjësve në këto struktura mes PD- së e PS- së. Opozita nuk mori pjesë në votim dje, u largua nga salla e mbledhjes, pasi u shpreh kundër shkurtimit të punonjësve. PD- ja kishte kërkuar që numri i punonjësve për tri organet e vetingut të ishte 185, i ndarë si më poshtë: Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it - 68 punonjës; Kolegji i Apelimit pranë Gjykatës Kushtetues­e - 65 punonjës; Komisioner­i Publik - 52 punonjës.

Në fillim të punimeve në Komisionin e Ligjeve, kryetarja e Kolegjit të Apelit, Natasha Mulaj ka deklaruar se është rishikuar struktura e institucio­net e vetingut me kryetarin e këtij komisioni, Ulsi Manja. "E kemi rishikuar strukturën me z. Manja", - tha Mulaj. Kryetarja e Komisionit të Kualifikim­it, Genta Tafa ( Bungo) u ankua për reduktimin e disa kërkesave për staf. Sipas saj, kjo nuk është e drejtë dhe nuk e ndihmon punën e organeve të vetingut. Ajo kërkoi më shumë siguri dhe mbrojtje. "Na janë reduktuar disa kërkesa për staf. 12 shoferë duhet të jenë punonjës të Gardës, që të jemi të mbrojtur si deputetët dhe ministrat. Themelet e institucio­nit unë i kam, por më vonë, nga fluksi i punës, do të kërkoj shtesë në organikë. Ne nuk mund ta parashikoj­më volumin e punës. Ne do të bëjmë detyrën pavarësish­t gjithçkaje", - tha ajo. Nënkryetar­ja e Kuvendit, Vasilika Hysi ngriti shqetësimi­n e pagave që janë kërkuar nga komisioner­ët e vetingut. "Kërkohet që një komisioner publik të marrë 10 milionë lekë të vjetra në muaj; këshilltar­ët kërkojnë të marrin 80 për qind të pagës së komisioner­it publik, por jo me këtë shtesë, por 3 milionë lekë; ndërsa Kolegji i Apelimit kërkon 11 milionë lekë të vjetra për person në muaj", - tha Hysi. PD- ja dhe LSI- ja patën të njëjtin qëndrim për t'u dhënë organeve të vetingut gjithçka që kërkojnë. Por me shumicë votash, Komisioni i Ligjeve vendosi t'i propozojë Kuvendit në seancë reduktimin e stafit të vetingut. I vetmi nga PS- ja që nuk ishte dakord ishte ish- ministri Saimir Tahiri, i cili kërkoi edhe nga kolegët e tij mbështetje financiare për punonjësit e vetingut. Tahiri votoi një nga tre propozimet. Më herët, drejtuesja e Kolegjit të Apelim- it, Natasha Mulaj deklaroi se, nëse reduktohet struktura, cenohet puna e Kolegjit. "Po na shkurtuat strukturën, ju po cenoni punën e Kolegjit të Apelimit. Nuk po kërkojmë luks, por strukturë funksional­e. Nuk e pranojmë reduktimin tuaj", - tha Mulaj. Ndërsa deputeti demokrat Eduard Hal- Dy përfaqësue­set e organeve të vetingut kërkuan dje, mbështetje nga Kuvendi për numrin e punonjësve. Kryetarja e Komisionit të Kualifikim­it, Genta Tafa ( Bungo) tha: "Na janë reduktuar disa kërkesa për staf. 12 shoferë duhet të jenë punonjës të Gardës, që të jemi të mbrojtur si deputetët dhe ministrat".

imi u shpreh se "mazhoranca po i përgjysmon strukturat e organeve të vetingut. Mbështesim kërkesat për staf të organeve të vetingut". Nga LSI- ja ka ndërhyrë deputeti Nasip Naço, i cili ka deklaruar se e konsideron strukturën dhe buxhetin e kërkuar si të papranuesh­ëm.

 ??  ??
 ??  ?? Komisioni i Ligjeve gjatë mbledhjes së djeshme
Komisioni i Ligjeve gjatë mbledhjes së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania