Gazeta Shqiptare

LSI thirrje PS- së, Naço: Reflektoni, qeveria do të ndikojë mbi drejtësinë

-

Deputeti

i LSI- së, Nasip Naço akuzoi dje, qeverinë se po kërkon të ndikojë mbi organet e vetingut. Në një dalje për mediat, pas mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, Naço deklaroi se ngritja e organeve të reja në kuadër të reformës në drejtësi kërkon kushte dhe garanci. "Qëndrimi i LSI- së është kundër vullnetit të qeverisë, që kërkon të ketë ndikimin e saj në këto institucio­ne të pavarura", - tha Naço. Ai i ka bërë thirrje qeverisë që para se ta kalojë ligjin për votim në Kuvend të reflektojë, "për të dhënë sistemin e drejtësisë që kërkojnë të gjithë". "Në mënyrë të qartë u provua që përbetimet për vetingun nga ana e Partisë Socialiste rezultuan vetëm demagogji, pasi kjo shtesë nuk u votua prej tyre dhe bëhej fjalë, siç e thashë edhe më lart, për rreth 70 persona, në një kohë që vetëm kryeminist­ri ka një staf të tij prej rreth 1.300 punonjësis­h, ku në stafin e tij të ngushtë punojnë 600. Thënë më thjesht, kërkohet një shtesë gati sa 1/ 10 e ushtrisë së Edi Ramës, që siç dihet në vend të punës merret vetëm me komente në ' Facebook' dhe të tjera punë të paqarta", - tha Naço. Ndërsa nënkryetar­i i LSI- së, Luan Rama, në një postim në "FB" foli për një nga vendimet e qeverisë që vendos administri­min e zyrave të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga Ministria e Drejtësisë. Luan Rama kërkon anulimin e kësaj VKM- je. "Nuk mundet që një institucio­n i qeverisë të kryejë investime e të administro­jë zyrat e një institucio­ni të pavarur kushtetues!" - tha ai.

 ??  ?? Nasip Naço
Nasip Naço

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania