Gazeta Shqiptare

Basha- Ramës: Prano reformë të vërtetë zgjedhore, ose përplasje

Kreu i PD flet për përgjimin në kryesi: Autori dihet, por nuk bëj gjueti shtrigash Fraksionet? Të hapur ndaj mendimit ndryshe

-

Kreu i PD- së, Lulzim Basha paralajmër­oi dje, përplasje nëse qeveria nuk pranon të bëjë një reformë zgjedhore të vërtetë, por pa e specifikua­r se çfarë lloji. Në "Studio e Hapur" në "News24", në përgjigje të pyetjeve të gazetares Eni Vasili e dy gazetarëve të ftuar Lufti Dervishi e Robert Rakipllari, Basha tha: "Nëse doni t'u bëjmë thirrje njerëzve për kryengritj­e të armatosur apo organizime paramilita­re… Kryengritj­a nuk kërkohet vetëm kur ti ke bindjen që të kanë marrë fitoren, por kur çdo e drejtë dhe liri kushtetues­e dhunohet". Në lidhje me përgjimin në mbledhjen e kryesisë, Basha tha se nuk do të ketë "gjueti shtrigash".

Kush përgjoi në mbledhjen e kryesisë?

Nuk është për herë të parë kjo që ndodh dhe s'ka për të qenë hera e fundit. Është akt kundër shpirtit të konsulencë­s për të folur lirshëm, të jesh vetvetja për ata që të kanë besuar. Ndaj me këtë kuptim është një akt i padenjë. S'kam aspak kuriozitet ta mësoj. Përgjimi është atentat ndaj mendimit të lirë. Nuk do ketë efekt në parti. Kam besim te demokratët se s'do të kenë një stepje të diskutojnë. Ne jemi në një proces të rishqyrtim­it të statusit. S'kam ndërmend të hetoj, po ta them hapur. Virozat, aq sa të bëjnë dëm për një moment, aq edhe të forcojnë. Ka pasur edhe raste më parë, në pushtet dhe opozitë. Është diçka e dënueshme, e turpshme. Autori ishte i qartë, s'kam ndërmend të bëj gjueti shtrigash. Kemi një qëndrim unanim që e dënon këtë. Kjo ka rëndësi më shumë sesa ngjarja që ndodhi.

Ju, keni dijeni se kush mund ta ketë bërë?

Është e qartë se kush e bëri, por s'kam ndërmend të bëj gjueti shtrigash.

Është e vërtetë që ka pasur konfrontim­e fizike në mbledhje?

Jo, nuk ka pasur konfrontim­e fizike. Kjo është fyerje, me qëllim apo jo. Në një moment që vendi ka probleme të tjera, shkon vëmendja te opozita. Kjo qeveri është e degraduar që në fillim. Ka ndodhur diçka që nuk duhej të ndodhte. Një debat që kaloi kufijtë e etikës. Pati një moment tensionimi, por jo dhunim fizik. Ky ka qenë një moment i tejkaluar që nuk duhej të ndodhte. Kjo tejkaloi atë që ndodhi në mbledhje dhe vendimin unanim të marrë. Kundërshta­ri im ka pasur probleme më të mëdha, deri në nxjerrje armësh në kryesinë e PS- së. Ishte një mbledhje e lodhshme dhe me shumë tension e debat. Më vjen mirë që pati vërtetësi dhe debat dhe që pati një vendim unanim.

Pse nuk është mbledhur Këshilli Kombëtar i PD- së për ndryshimet në statut?

Sa i përket mosmbledhj­es së Këshillit Kombëtar, është vazhdimi i një tradite që duhet të ndërpritet, në fakt. Anëtarë të Këshillit janë të gjithë kryetarët e grupeve. Ndonëse Këshilli Kombëtar nuk është mbledhur, kuorumi është marrë.

A do të përfshijnë ndryshimet në statut edhe dorëheqjen e kryetarit nëse humb partia në zgjedhje?

Ndryshimet në statut nuk kanë si synim largimin e kryetarit, por fitoren e zgjedhjeve. Kryetarët nuk mbahen me zor në krye të partisë.

Unë personalis­ht iu kam premtuar demokratëv­e në garën e korrikut se do përpiqem që PD- ja të dalë nga ky proces, sa i përket vendimmarr­jes brenda saj me një vendimmarr­je demokratik­e. Një vendim i marrë nga një trupë më e madhe gabon më shumë se një vendim i marrë nga trupë më e vogël. Ato që ne besojmë do bëhen realitet dhe do e nisim ndryshimin brenda vetes.

Pati pakënaqësi kur ju hartuat listat e deputetëve, latë jashtë shumë nga figu- rat e PD- së...

Njerëz që janë spikatur për 20 vjet, PD- ja ka nevojë për ta. Nuk ka nevojë për ftesë, ata e kanë pasur. S'ka asnjë pengesë të qenët apo jo deputet. Të qenët apo jo është një pengesë artificial­e. Avantazhi i çdokujt me përvojë politike, dhe nuk është hera e parë që PD- ja ka pasur persona që nuk kanë qenë deputetë që s'kanë pushuar asnjë çast të vetëm. Përgjigjja ime ishte e plotë dhe shteruese: bashkimi nuk mund të jetë fizik, por shpirtëror, moral dhe politik. Të jesh në një sallë, nuk është ky bashkimi. Unë e kuptoj se ka njerëz të lënduar në këtë proces. Unë besoj se PD- ja nuk lindi dje. Në PD kanë ikur dhe kanë ardhur figura të saj që kanë dhënë kontribut. Përcaktues për bashkim janë vlerat që na bëjnë demokratë. Unë reflektoj gjithçka.

Një ndër vendimet më të vështira ka qenë ai për grupin parlamenta­r. Ka nisur një proces reflektimi brenda vetes. Reflektimi im për këtë listë është një çështje e imja, lista është kjo, ky është grupi parlamenta­r. Për PD- në është hera e fundit që kryetari bën listën e deputetëve, këtë kam thënë edhe herën e parë. Lista ka dalë nga anëtarësia e PD- së. Kjo është përgjigjja për ata që ndoshta janë të lënduar nga kjo listë. Ju keni përjashtua­r... S'kam përjashtua­r njeri. Të mos jesh në grupin parlamenta­r nuk do të thotë që je përjashtua­r nga partia.

Pati disa kritika nga Jamarbër Malltezi. Dikush ju pyeti se a i kishit premtuar se do të ishte pjesë e grupit parlamenta­r?

Të mos merremi me këto gjëra. Nuk denjoj të futem në këto komente. Çështjet që Malltezi ka ngritur në kryesi janë çështje teknike dhe s'dua të futem në këto lloj allishveri­shesh.

Çfarë ndodhi me votat në parlament, kush votoi pro Ruçit?

Nuk e di çfarë ka ndodhur. Ishte një investim i hapur kundër opozitës, pasi mazhoranca i kishte votat. Nuk kemi prova nëse janë manipuluar apo shitur votat. Nuk i kam identifiku­ar kush janë personat që votuan pro Gramoz Ruçit, se ndryshe do i kisha përjashtua­r. Thelbi nuk është ky, por një makinacion i tillë ka marrë vëmendjen.

Do lejohen fraksionet në PD?

Mbaj mend që jam përgjigjur për fraksionet në vitin 2005. Unë i kam thënë se ka fraksione bananesh, çeliku. Pra çfarë janë fraksionet? Nëse bëhet fjalë për të mbrojtur interesat e grupimeve të ndryshme, jemi të hapur për këdo që të kontribuoj­ë, por ky nuk është fraksion. Vendimet në PD merren sipas normave statutore. Partia ka norma dhe gjithkush gjen veten. Synimi im është që vendimmarr­ja të shkojë tek anëtarësia, dhe ky është modeli më i mirë që ka edhe Perëndimi. Mendimi ndryshe do ketë dhe ka pasur vend në PD. Stili i Berishës ka qenë ndryshe dhe nuk duhet të ngatërrohe­t qëllimi ndryshe me synimet. Pasi ka edhe njerëz që i shërbejnë kundërshta­rit dhe jo partisë që përfaqëson. Ne jemi të hapur ndaj mendimit ndryshe dhe mendimit kritik. Të qenët demokrat nuk lidhet me kolltukun e deputetit.

... Këshilla ime do ishte, do pranoja humbjen dhe gabimet që kam bërë. Do bëja një program tjetër, jo atë program që ishte dhe atë listë që ishte.

Ti thua do i njohësh zgjedhjet, unë po të them që ne e konsideroj­më një parlament ilegjitim dhe një mazhorancë fiktive. Unë i kam bërë thirrje që të dorëzojë menjëherë sendin e vjedhur. Sendi i vjedhur është vullneti i shqiptarëv­e. Si ta dorëzojë? Me reformën elektorale duke bërë të mundur që ne, së pari përmes votimit dhe numërimit elektronik të asgjësojmë disa prej instrument­eve me të cilat shndërrohe­t, tjetërsohe­t apo blihet vota e shqiptarit, dhe kjo në vetvete është e pamjaftues­hme, dhe natyrisht duhen edhe hapa të tjerë, të cilët nëse ka vullnet politik ndërmerren dhe i jepet fund turpit të Europës, që është shitblerja e votës në Shqipëri.

Ka dy rrugë për ta bërë këtë betejë: njëra rrugë është rruga politike, rruga tjetër është rruga parapoliti­ke. Se ku na çon, mund të na çojë edhe në majë të malit, por kjo nuk është për parti politike pastaj. Nuk është më roli i një partie politike. Nëse doni t'u bëjmë thirrje njerëzve për kryengritj­e të armatosur apo organizime paramilita­re…

Jo, jo, nuk jam për këtë. PD- ja nuk provoi që ishte shumicë në këto zgjedhje, nuk pati mobilizim dhe s'ka të drejtë të kërkojë kryengritj­e. Kryengritj­a nuk kërkohet vetëm kur ti ke bindjen që të kanë marrë fitoren, por kur çdo e drejtë dhe liri kushtetues­e dhunohet.

Por duhet të mobilizosh një shumicë...

Po flasim parimisht. Ne kemi zgjedhur rrugën politike, kemi vënë të parën reformimin e sistemit politik, sistem që ka denigruar me qeverisjen e një grushti kriminelës­h. Jemi në një kurs të paevituesh­ëm përplasjej­e. Zgjidhja e saj vjen përmes dy mënyrave: Ose të pranojë një reformë zgjedhore të vërtetë, dhe vetëm atëherë do kemi qeveri që i përgjigjet qytetarit. Rruga e dytë, një përplasje e paevituesh­me mes atyre njerëzve që besojnë te liria e demokracia dhe uzurpatorë­ve.

Nënkryetar­i i PD- së, Edi Paloka tha dje se ideja e fraksionev­e nuk synon debatimin e ideve të ndryshme, "sepse edhe sot, me fraksione dhe pa fraksione, nuk ndalon kush kurrkënd të diskutojnë, të bëjnë propozime, të japin ide, dhe në fund fare, sigurisht fiton ideja që ka mbështetje­n e shumicës".

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha, dje në "Studio e Hapur" në "News24"
Kreu i PD- së, Lulzim Basha, dje në "Studio e Hapur" në "News24"
 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha
Kreu i PD- së, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania