Gazeta Shqiptare

Dekreti për mbetjet rikthehet sot në Komisionin e Veprimtari­së Prodhuese

Socialistë­t kanë vendosur ta ridiskutoj­në projektlig­jin në publik

-

Komisioni

parlamen tar i Veprimtari­së Prodhuese diskuton sot, dekretin e ish- presidenti­t Bujar Nishani, për kthimin e projektlig­jit të importit të mbetjeve. Më 14 tetor të vitit të shkuar, kreu i shtetit vendosi t'i kërkojë parlamenti­t rishikimin e disa neneve me argumentin se cenohej parimi kushtetues i një mjedisi të shëndetshë­m. Sipas Nishanit, lejimi i importit të mbetjeve gjeneron një ndotje shtesë në raport me popullsinë dhe territorin e vendit. Po ashtu nënvizohet se drafti është në kundërshti­m me parimet e kërkuara prej Bashkimit Evropian. Vetëm një javë më parë, kryetari i grupit parlamenta­r socialist ka bërë të ditur se ligji i importit të mbetjeve do të tërhiqet nga Kuvendi dhe do t'i nënshtrohe­t një konsulte të gjerë me publikun. Ndërkohë sot, pritet që Grupi Parlamenta­r i PS- së të marrë dhe një vendim mbi hapat procedural­ë që do të ndiqen në shqyrtimin e dekretit të presidenti­t. Pak ditë më parë, kryetari i Komisionit të Veprimtari­së Prodhuese, Edu- ard Shalsi tha se dekreti i Nishanit është i vdekur. Shalsi tha gjithashtu se për këtë ligj do të merret Ministria e Energjisë dhe Infrastruk-

KTHIMI

Më 14 tetor të vitit të shkuar, kreu i shtetit vendosi t'i kërkojë parlamenti­t rishikimin e disa neneve me argumentin se cenohej parimi kushtetues i një mjedisi të shëndetshë­m. Sipas Nishanit, lejimi i importit të mbetjeve gjeneron një ndotje shtesë në raport me popullsinë dhe territorin e vendit.

turës. Nga ana e tij, edhe kryeminist­ri Edi Rama tha nga Nju- Jorku se ligji do t'u drejtohet diskutimev­e në publik.

 ??  ?? Komisioni parlamenta­r i Veprimtari­së Prodhuese
Komisioni parlamenta­r i Veprimtari­së Prodhuese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania