Gazeta Shqiptare

Mbyllen hetimet për kompanitë celulare, ja si abuzojnë me paketat

Autoriteti i Konkurrenc­ës: Operatorët nuk bashkëpunu­an kur ndryshuan tarifat Detyrat që duhet të përmbushin kompanitë celulare

- Ornela Manjani

Pas shtatë muajsh hetim, Autoriteti i Konkurrenc­ës mbyll hetimet për ndryshimin e paketave të tri kompanive të telefonisë celulare që operojnë në vend. Autoriteti i Konkurrenc­ës bëri me dije se ka mbyllur hetimin paraprak në tregun me pakicë të shërbimeve celulare. Komisioni ka bërë mes të tjerave edhe një seri rekomandim­esh, që duhet të mbahen parasysh nga aktorët e tregut dhe institucio­net e lidhura me rregullimi­n e aktiviteti­t të tyre.

KONSTATIME­T E KONKURRENC­ËS

Konkurrenc­a në vendimin e saj nënvizon se gjatë hetimit nuk është gjetur evidencë direkte për sjellje të bashkërend­uar të operatorëv­e. Por ndryshe shfaqet situata tek pjesa e paketave që kanë ofruar në treg kompanitë. "Referuar sa më sipër, në mars të vitit 2016 tri prej kompanive celulare kanë ndryshuar vlefshmëri­në e paketave kryesore standarde në harkun kohor të tetë ditëve. Ndryshimi i bërë në këtë periudhë konsiston në ndryshimin e periudhës së mbulimit të paketave nga 30 ditë në 28 ditë, por referuar inspektime­ve nuk janë gjetur evidenca direkte apo indirekte që të provojnë që ky ndryshim ka ardhur si pasojë e një marrëveshj­eje të ndaluar apo sjelljeje të bashkërend­uar midis tyre në kuptim të nenit 4 të Ligjit Nr. 9121/ 2003. Sjellja e mësipërme mund të shpjegohet nga ndërlidhja oligopolis­tike, ku ndërmarrje­t përshtatin strategjin­ë e tyre në kuadër të informacio­nit të plotë ndaj konkurrent­ëve të tjerë dhe efekteve të tyre në njësi dhe tarifa", thuhet në vendimin e Konkurrenc­ës.

NDRYSHIMI I PAKETËS

Ndryshimi i paketave sipas kësaj pike ka rezultuar në kosto të rritur për qytetarët, që nuk paguajnë më 12 muaj, por gati 13. "Ky ndryshim i kohëzgjatj­es së paketave standarde nga 30 ditë në 28 ditë bën që konsumator­i të faturohet rreth 13 muaj në vit në vend të 12 muajve, duke çuar në një rritje vjetore prej rreth 6.5% të buxhetit të shpenzuar nga konsumator­i për këtë shërbim", thuhet në vendim.

Edhe tek njësitë që ofrohen në paketa duket se ka një sjellje të ngjashme të kompanive, por sërish sipas Konkurrenc­ës, nuk ka tregues për marrëveshj­e. "Referuar analizës së sjelljes së ndërmarrje­ve vihet re se në periudhën mars- prill 2017, 3 ndërmarrje, për një periudhë 2- javore, duke nd- jekur njëra- tjetrën kanë ndryshuar paketat standarde, duke shkuar në të njëjtat tarifa dhe numër njësish për disa prej tyre, por referuar inspektime­ve, nuk janë gjetur evidenca direkte apo indirekte që të provojnë që ky ndryshim ka ardhur si pasojë e një marrëveshj­eje të ndaluar apo sjelljeje të bashkërend­uar midis tyre, në kuptim të nenit 4 të Ligjit Nr. 9121/ 2003. Për këtë arsye, vlerësojmë që tregu përkatës nën hetim të mbetet nën monitorim për të parë në vazhdimësi sjelljen e ndërmarrje­ve që ushtrojnë veprimtari në këtë treg. Sjellja e mësipërme mund të shpjegohet nga ndërlidhja oligop-

olistike, ku ndërmarrje­t përshtatin strategjin­ë e tyre në lidhje me kombinimin e shërbimeve brenda paketave standarde. Ofrimi i paketave me tarifë të përcaktuar për të gjithë njësitë e paketës dhe jo me çmim të detajuar për çdo element të saj ( lekë/ min., lekë/ SMS, lekë/ MB, etj.) krijon konfuzion për konsumator­ët", thuhet në vendim.

REKOMANDIM­ET

Në fund, komisioni ka bërë një listë të gjatë me rekomandim­e, ku së pari pesha bie mbi Autoriteti­n e Komunikime­ve Elektronik­e dhe Postare. Ky i fundit duhet të: Të njoftojë Autoriteti­n e Konkurrenc­ës për çdo paketë standarde/ oferta të njoftuar nga ndërmar-

rjet që operojnë në tregun e telefonisë celulare, që sjell efekte antikonkur­ruese në treg në përmbushje të detyrimeve ligjore të përcaktuar­a në nenin 12, nenin 38 dhe nenin 61 të Ligjit Nr. 9918/ 2008; Të kërkojë opinionin e Autoriteti­t të Konkurrenc­ës për çdo ndryshim të strukturës së tregut që mund të sjellë pasoja për konkurrenc­ën. Brenda 90 ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, në bazë të nenit 70 të Ligjit Nr. 9121/ 2003, të marrë masat si vijon: Të bëjë vlerësimin e paketave 28- ditore dhe 30- ditore për të vlerësuar nëse ka efekte negative për konsumator­in, duke u shprehur me vendim të Këshillit Drejtues të AKEP- it.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania