Gazeta Shqiptare

Ahmetaj: Borxhi nuk ndryshon, 2017 nuk pati shpenzime ekstra

Akti normativ i buxhetit

-

Komisioni

i Ekonomisë diskutoi dhe miratoi dje vetëm me votat e shumicës Aktin Normativ mbi ndryshimet e bëra në Buxhetin 2017. I pranishëm për të raportuar në komisionin, ministri i Financave, Ahmetaj deklaroi se ndryshimet e parashikua­ra në buxhet nuk do të prekin nivelin e borxhit. Sipas ministrit Ahmetaj, borxhi nuk do të rritet falë disa kursimeve në zëra të tjerë të shpenzimev­e. Ahmetaj theksoi se rritja ekonomike 3.8% për vitin 2017 është si rezultat i investimev­e të bëra, rritjes së konsumit dhe eksporteve. Kreu i Financave gjithashtu raportoi për investimet e bëra në energji, ku theksoi se do të rialokohen 3.5 mld lekë në këtë sektor. Gjithashtu, ndryshimet përfshijnë fonde 1.2 mld për emergjenca­t civile. Në diskutimet e përfshira me opozitën, kjo e fundit foli rreth situatës së vështirë sipas tyre për OSHEE, me detyrimet e prapambetu­ra. Sipas Jorida Tabakut, detyrimet e prapambetu­ra të OSHEE përllogari­ten rreth 100 mln euro. Gjatë diskutimit të Aktit Normativ, zonja Tabaku, deputete e opozitës, tregoi se parashikim­i i të ardhurave buxhetore është bërë në mënyrë modeste dhe niveli i mbledhjes së tyre vazhdon të mbetet modest. "Tatimi mbi Vlerën e Shtuar është një nga taksat që tregon se si ka qenë ecuria e ekono- misë së një vendi. Sipas të dhënave që unë kam, realizimi i mbledhjes së TVSH- së qëndron në nivelin e 8.8% të PBB, ndërkohë që një vit më parë mbledhja e TVSH- së qëndronte në nivelin e 9.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto", - tha gjatë debatit me ministrin Ahmetaj, Jorida Tabaku. "Në qoftë se ka pasur një taksë që ka pasur performanc­ë pozitive është Tatimi mbi të Ardhurat Personale", - shtoi Tabaku, duke argumentua­r se kjo ka ardhur prej Ligjit të Rivlerësim­it. Tjetër shqetësim që ngriti opozita gjatë diskutimit të Aktit Normativ ishte dhe rënia e Investimev­e të Huaja Direkte, ku për gjashtëmuj­orin llogariten të jetë 7% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë. Opozita i kërkoi ministri Ahmetaj se cilët do jenë projektet e tjera që do të ndikojnë në rritjen ekonomike në vitin në vijim, duke qenë se dy projektet madhore infrastruk­turore, si TAP dhe ' Devolli Hidropower' janë drejt përfundimi­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania