Gazeta Shqiptare

Digjet makina e kryebashki­akut demokrat të Lezhës, Fran Frrokaj

Bashkia: Mjeti ishte marrë me kontratë huapërdorj­eje, të zbardhet ngjarja "Ngjarja besoj se është e qëllimshme"

-

Digjet në mesnatë au tomjeti i Bashkisë së Lezhës, i cili përdorej nga kreu i këtij institucio­ni, Fran Frrokaj, si dhe një tjetër mjet i parkuar pranë tij. Ngjarja u shënua rreth orës 00: 45 në lagjen "Beslidhja" të këtij qyteti. Mësohet se dy automjetet ishin të parkuar pranë njëri- tjetrit në parkingun e një pallati. Burime zyrtare të policisë bënë me dije se si pasojë e zjarrit është përfshirë nga flakët automjeti tip "Mercedes ML" me targë AA 400 JK, i cili është në pronësi të shtetases me iniciale Sh. P., e marrë me qira nga Bashkia e Lezhës dhe në përdorim nga kryetari i bashkisë. Po ashtu, nga flakët u përfshi edhe mjeti tjetër i parkuar, tip "Mercedes Benz", me targë LE 7495, në pronësi të shtetasit me iniciale K. Ll. Mësohet se kanë qenë banorët e zonës, të cilët sapo kanë konstatuar flakët e zjarrit, kanë lajmëruar menjëherë policinë. Uniformat blu të mbërritura në vendin e ngjarjes nisën punën për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit. "Nga veprimet e para hetimore, rezulton se janë përfshirë nga flakët dy automjete të parkuara afër njëra- tjetrës dhe konkretish­t: automjeti "Mercedes" fuoristrad­ë ML me targë AA 400 JK në pronësi të shtetases Sh. P. dhe në përdorim nga shtetasi F. F., si dhe mjeti "Mercedes Benz" me targë LE 7495 E në pronësi të shtetasit K. Ll", thuhet në njoftimin zyrtar të policisë. Ndërkaq, pas ngjarjes së ndodhur, Bashkia Lezhë me anë të një deklarate bën me dije se automjeti i djegur ishte marrë me kontratë huapërdorj­eje për shkak se institucio­ni nuk kishte në pronësi makinë për lëvizjen e kryetarit apo administra­tës. Nga ana tjetër, kryebashki­aku demokrat i Lezhës, Fran Frrokaj ka pohuar në polici se ka dyshime se djegia e mjetit që ai përdorte mund të ketë qenë e qëllimshme. Ndërkaq, policia ka marrë disa deklarime si dhe janë duke bërë këqyrjen e kamerave të sigurisë të vendosura përgjatë rrugës dhe në afërsi të vendit të ngjarjes, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit. Priten hetimet edhe nga eksperti piroteknik për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.

KRYEBASHKI­AKU FRAN FRROKAJ

Kreu i Bashkisë së Lezhës reagoi dje në lidhje me djegien e mjetit, i cili përdorej prej tij. Gjatë marrjes në pyetje, ai u tha hetuesve të çështjes se nuk e përjashton mundësinë se zjarrvënia të ketë qenë e qëllimshme. "Mjeti ka qenë i fikur, nuk besoj se ka pasur defekt. Besoj se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme. Mjeti përdorej nga unë, por është i bashkisë", mësohet të ketë thënë Fran Frrokaj në polici.

BASHKIA LEZHË

Teksa pritet përfundimi i hetimeve për të zbardhur shkaqet e djegies se mjetit. Bashkia Lezhë u bën thirrje organeve të hedhin dritë mbi këtë rast nëse ishte zjarrvënie e qëllimshme apo defekt në automjet. "Bashkia Lezhë sqaron opinionin publik se automjeti i djegur autoveturë, tip ' Mercedez Benz' me targa AA 400 JK, prodhim i vitit 2002, ishte marrë nga bashkia me kontratë huapërdorj­eje për shkak se nuk kishte në pronësi makinë për lëvizjen e kryetarit apo administra­tës. Bashkia Lezhë po pret përfundimi­n e heti- meve për të zbardhur shkaqet e djegies, ndërsa u bën thirrje organeve kompetente për të hedhur dritë mbi këtë rast, nëse ishte zjarrvënie e qëllimshme apo defekt në automjet", shkruhet në njoftimin e Bashkisë së Lezhës.

 ??  ?? Fran Frrokaj, kryebashki­aku i Lezhës
Fran Frrokaj, kryebashki­aku i Lezhës
 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania