Gazeta Shqiptare

Si funksionon­te pajisja e klonimit të kartave që iu kap shtetasit bullgar

I riu në polici: E bleva në tregun çam

-

TIRANË - Pajisja "Skimmer Card", e cila iu bllokua bullgarit Victor Eftimov në bankomatin e një banke të nivelit të dytë në kryeqytet, ka përafërsis­ht formën e bakomatit ku instalohet. Në pjesën e sipërme të saj vihet një kamera e vogël, që kopjon kodin ose pinin e kartës. Në vendin ku futet karta vendoset një pajisje tjetër, e cila kopjon numrin e kartës, numrin personal dhe informacio­ne të tjera të saj - raportoi TV "Klan". Pasi janë marrë informacio­net, hakeri prodhon kartën e klonuar të një klienti, të cilit i janë vjedhur të dhënat. Për këtë qëllim shërben një pajisje tjetër për prodhimin e kartave të bankave, që posedohet nga keqbërësit. Ky ( në foto) është bankomati i bankës se nivelit të dytë në rrugën "Muhamet Gjollesha", ku u kap bullgari Viktor Eftimov. Ai u kap në momentin që po hiqte pajisjen "Skimmer" nga bankomati. I arrestuari Viktor Eftimov, sipas policisë kishte hyrë në Shqipëri bashkë me bullgarin tjetër Athanas Malev, nga Greqia më 9 Shtator. Disa ditë ata kishin jetuar në një banesë në plazhin e Durrësit, ku edhe kishin përgatitur pajisjet. Pas ndalimit, Eftimov tha se e kishte blerë pajisjen "Skimmer" në tregun çam, por ky version nuk është besuar nga policia, e cila ka vënë re se pajisja ishte artizanale dhe se

LËVIZJET E TË DYSHUARIT

I arrestuari Viktor Eftimov, sipas policisë kishte hyrë në Shqipëri bashkë me bullgarin tjetër Athanas Malev, nga Greqia më 9 Shtator. Disa ditë ata kishin jetuar në një banesë në plazhin e Durrësit, ku edhe kishin përgatitur pajisjet. Pas ndalimit, Eftimov tha se e kishte blerë pajisjen "Skimmer" në tregun çam.

nuk ishte parë më parë në Shqipëri. Bashkëpunë­tori i Eftimovit u shpall në kërkim nga policia. Athanas Malev 25 vjeç, pas kërkimeve të oficerëve të krimeve, u zbulua se kishte kaluar në drejtim të Kosovës nga Morina.

 ??  ?? Pajisja që përdorej në bankomate
Pajisja që përdorej në bankomate

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania