Gazeta Shqiptare

Bashkim Mekolli: Bashkëshor­ten e vrava nga xhelozia

Flet djali i viktimës: Ai horri na keqtrajton­te mua dhe nënën, i kërkoj gjykatës që ta dënojë me vdekje "Nuk jam penduar për atë që bëra, pasi dyshoja se më tradhtonte" Daja i vrasësit: Nipi im, agresiv, kërcënoi me jetë babain e tij

- Lediona Xheladinaj

Nuk jam penduar për atë që bëra. Bash këshorten time e vrava për xhelozi. Ne grindeshim çdo ditë, pasi dyshoja se gruaja ime më tradhtonte. I kërkoja gjithmonë llogari se ku shkonte, por ajo nuk më përgjigjej siç duhej. Ndonjëherë nuk më kthente përgjigje fare, ndonjëherë më kthehej me inat. Isha xheloz dhe ndaj e godita për vdekje". Kështu ka deklaruar në polici 49- vjeçari Bashkim Mekolli, i cili dy ditë më parë masakroi bashkëshor­ten e tij Demirkë Mekolli me thikë e sqepar. Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Blacë të Pogradecit, autori i krimit ka treguar me detaje para bluve se si e masakroi nënën e djalit të tyre 16- vjeçar. "Me time shoqe u grindëm që mbrëmjen e së shtunës. U zgjova të dielën në mëngjes dhe bëmë sherr sërish, ndërsa ajo s'më dëgjonte. Edhe me babain nuk flisja prej kohësh. Nuk durova dot më, por mora çfarë gjeta para dhe e godita në kokë, teksa ishte duke larë enët në oborr. Kaq mbaj mend", - ka thënë Mekolli. Ndërkohë, mësohet se pas krimit, 49- vjeçari i ka telefonuar motrës së viktimës në Itali dhe i ka thënë se motra e saj kishte pësuar infarkt. Më pas ai ka lajmëruar kunatën e tij ( gruan e vëllait) dhe i ka thënë: Lajmëro policinë, se kam vrarë gruan. Të afërmit e familjes Mekolli dje pohuan se Bashkim Mekolli ka kërcënuar edhe babain dhe vëllain e tij në momentin që ata kanë mbërritur në banesë dhe kanë parë trupin e pajetë të Demirkë Mekollit. Sipas tyre, autori u ka thënë: "Do ju vrasë edhe ju". Vrasja makabre e 49vjeçares Demirkë Mekolli ka tronditur familjarët, dhe sidomos djalin e saj 16- vjeçar Emiljano Mekolli, i cili jeton te tezja e tij në Itali. Pas lajmit të kobshëm, minoreni tregoi për dhunën që i ati, Bashkim Mekolli ushtronte ndaj nënës dhe ndaj tij. Emiljano, nuk i thërret as baba e as në emër, ndërsa deklaroi se ai horr duhet të dënohet me vdekje.

DJALI I VIKTIMËS

Tejet i tronditur, Emiljano Mekolli tha se gjykata duhet ta dënojë me vdekje vrasësin e nënës së tij, pavarësish­t se dënimi me vdekje nuk ekziston në Shqipëri. "Me mamin kisha marrëdhëni­e shumë të mira,

ndërsa atij horrit nuk dua as t'ia përmend emrin. Ai konsumonte alkool dhe na dhunonte barbarisht mua dhe mamin, së cilës ia fal jetën time. Jemi larguar shpesh nga shtëpia për këtë arsye. Dua të flas me

gjykatësin që do e gjykojë atë horrin dhe ta dënojë me vdekje. Këtë meriton ai! Kur jemi larguar, kam qenë unë që i kam kërkuar mamit të ktheheshim në shtëpi. Është faji im. Ne jetonim në kushte të vështira. Ai pinte

alkool dhe vetëm mami punonte. Ai është mashtrues dhe gënjen dhe do që të përbaltë emrin e mamit. Ajo ishte grua fisnike, të cilën e donin të gjithë. Më dhemb shpirti që nuk mora pjesë në varrimin e saj", - u

Ndërkaq, në lidhje me ngjarjen makabre ka reaguar edhe mjeku i fshatit, Festim Oshafi. Ndryshe nga babai i vrasësit, Nexhdet Mekolli, i cili deklaroi se

ngjarja e rëndë mori shkas nga gjendja e rënduar mendore ( depresioni) e të birit, Oshafi bëri me dije për "GSH" se autori i krimit rezulton të jetë i shëndetshë­m. Në bazë të kartelës mjekësore, 49- vjeçari Bashkim Mekolli nuk ka pasur probleme psikike, por vetëm shqetësime që vinin nga konsumi i lartë i alkoolit. "Personi në fjalë nuk ka pasur çrregullim­e të shëndetit mendor, por probleme të alkoolizim­it. Bashkimi dhe familjarët e tij shpesh kanë kërkuar këshillimi­n tim profesiona­l, dhe së fundi kanë kërkuar një rekomandim për t'iu drejtuar mjekut specialist, pasi ai konsumonte alkool së tepërmi dhe kishte kohë që kishte krijuar varësi", - u shpreh mjeku Festim Oshafi. Nga ana tjetër, edhe familjarët e vrasësit e pranojnë se e kanë kërkuar këtë rekomandim.

 ??  ?? Viktima, Demirkë Mekolli
Viktima, Demirkë Mekolli
 ??  ?? Djali i çiftit Mekolli, Emil
Djali i çiftit Mekolli, Emil
 ??  ?? I arrestuari Bashkim Mekolli
I arrestuari Bashkim Mekolli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania