Gazeta Shqiptare

Eurostat: Rritet me 9% numri i azilkërkue­sve shqiptarë drejt BE

“Shqipëria e 6- ta në listë, me kërkesat më të shumta si vend me origjinë europiane” Në periudhën prill- qershor, 6000 aplikime

-

Numri i azilkërkue­sve shqiptarë drejt BEsë vazhdon të jetë në nivele të larta, ku ka pësuar një rritje me 9% gjatë tremujorit të dytë të 2017- ës. Sipas statistika­ve më të fundit të publikuara nga "Eurostat", në periudhën prill- qershor rreth 6000 shqiptarë kanë aplikuar për azil drejt vendeve të Europës, duke e renditur Shqipërinë të gjashtën në listë, pas vendeve të Lindjes së Mesme dhe atyre afrikane. Në tremujorin e parë të këtij viti kishin aplikuar për azil 5400 shqiptarë, një shifër kjo më e ulët se ajo e tre muajve pasardhës. Në bazë të të dhënave për gjashtëmuj­orin e parë të 2017- ës, numri total i azilkërkue­sve shqiptarë arriti në 11400 persona. Shqiptarët vijojnë të mbeten grupimi më i madh i azilkërkue­sve në Europë me origjinë europiane, e sipas "Eurostat", shqiptarët që synojnë dyert e BE- së janë më të shumtë në numër sesa ata nga Eritrea apo Bangladesh­i. Ndërkohë që vendet e tjera problemati­ke në rajon, si Kosova apo Maqedonia, kanë zbritur në fund të listës, ndërsa Serbia është zhdukur plotësisht. Gjatë 12 muajve të fundit, rezultojnë 27 mijë e 420 azilkërkue­s shqiptarë në Europë. Pjesa më e madhe janë larguar drejt Francës, mbi 3200 persona, duke u bërë azilkërkue­sit që mbajnë kreun e listës në këtë vend, dhe duke zënë 15% të totalit; por edhe në Islandë shqiptarët janë të parët. Ndërkaq sirianet, nigerianët, afganët dhe irakianët ishin më të shumtët që kërkuan azil drejt BE- së. Me 21100 kandidatë për herë të parë ndërmjet prillit dhe qershorit 2017, sirianët mbetën shtetësia kryesore e njerëzve që kërkojnë mbrojtje ndërkombët­are në shtetet anëtare të BE- së, më pas vijnë nigerianët ( 9800 aplikantë për herë të parë), afganët ( 9700), irakianët ( 9300), pakistanez­ët ( 7300), shqiptarët ( 6000), eritreasit ( 5700) dhe Bangladesh­i ( 5500). Këto tetë shtetësi përbënin së bashku gjysmën e të gjithë aplikantëv­e të parë në vendet anëtare të BE- së gjatë tremujorit të dytë të 2017- ës. Më shumë se gjysma kanë aplikuar për azil në Gjermani apo në Itali. Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2017, numri më i madh i aplikantëv­e për herë të parë u regjistrua në Gjermani ( me 42100 aplikantë për herë të parë, ose 28% të aplikantëv­e të parë për herë të parë në shtetet anëtare të BE- së) dhe Itali ( 34200 ose 23%, pasuar nga Franca ( 21200, ose 14%) dhe Greqia ( 10600, ose 7%). Numri i aplikantëv­e të aplikacion­eve të para është ulur më së shumti krahasuar me tremujorin e mëparshëm në Greqi (- 36%) dhe Gjermani (- 14%), përpara Mbretërisë së Bashkuar (- 8%), Belgjika dhe Italia ( të dyja - 7%), Holanda dhe Austria ( të dyja - 6%). Krahasuar me popullsinë e përgjithsh­me të secilit shtet anëtar, shkalla më e lartë e apli- kantëve të regjistrua­r për herë të parë gjatë tremujorit të dytë 2017 ishte regjistrua­r në Greqi ( 981 aplikantët e parë për milion banorë), pasuar nga Malta ( 933), Luksemburg­u ( 887) dhe Qipro ( 855). Në të kundërt, normat më të ulëta janë vërejtur në Sllovaki ( 5 aplikantë për milion banorë), Poloni ( 19), Portugali ( 25) dhe Republikën Çeke ( 26). Në tremujorin e dytë 2017, në total ishin 291 aplikantë për azil për milion banorë në BE në tërësi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania