Gazeta Shqiptare

Ministrja e Arsimit: Ja kur publikohet raporti mbi akreditimi­n e universite­teve

Nikolla, takim me homologun e Kosovës

-

Brenda

muajit dhjetor të këtij viti, agjencia britanike do të ketë gati për publikun raportin transparen­t mbi vlerësimin dhe akreditimi­n institucio­nal të universite­teve. Ky lajm është bërë me dije nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla gjatë takimit në ambientet e MASR me homologun e Kosovës, Shyqyri Bytyqi. Të dy zyrtarët shprehën gatishmëri­në për vijimësinë e bashkëpuni­mit midis Shqipërisë e Kosovës në fushën e arsimit. Në fjalën e saj, Nikolla theksoi se integrimi dypalësh i politikave arsimore midis dy vendeve ka rëndësi të veçantë. "Bashkëpuni­mi midis Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e arsimit parauniver­sitar dhe universita­r do të vazhdojë të konsolidoh­et. Në kuadër të implementi­mit të kurrikulës së re do të jetë i vlefshëm bashkëpuni­mi në procesin e kualifikim­it të mësuesve, si dhe bashkëvepr­imi për të gjitha nismat reformuese në këtë sektor", - u shpreh ministrja. Ajo tha gjithashtu se për Ministrinë e Arsimit, reforma në arsimin e lartë është një tjetër proces i rëndësishë­m, gjatë të cilit mund të krijohet bashkëpuni­m dhe shkëmbim eksperienc­e. "Ne do të krijojmë kushtet për të rritur cilësinë në arsim, pasi kjo është sfida jonë e radhës. Jam e bindur se me punë dhe gatishmëri­në e përbashkët do arrijmë integrimin dypalësh të politikave arsimore", - u shpreh Lindita Nikolla gjatë takimit. Ndërsa ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologji­së së Kosovës, z. Shyqiri Bytyqi uroi ministren Nikolla për rikthimin në krye të sektorit të arsimit të Shqipëri dhe shprehu gatishmëri­në për vijimin e mëtejshëm të bashkëpuni­mit midis dy vendeve. "Bashkëpuni­mi midis dy vendeve në fushën e arsimit është shumë i rëndësishë­m dhe do të vijë duke u forcuar në vijim. Kosova dhe Shqipëria kanë bashkëpunu­ar në çështjen e kurrikulav­e dhe ajo çfarë mbetet prioritare midis dy dikasterev­e në vijim është rritja e cilësisë në fushën e arsimit", - tha ministri Bytyqi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania