Gazeta Shqiptare

Nis rikonstruk­sioni i shkollës "Dora d'Istria", mësim vetëm me një turn

Erion Veliaj: Kërkoj bashkëpuni­m nga prindërit

-

Ditën

e djeshme ka nisur rikonstruk­sio ni i plotë i shkollës 9- vjeçare "Dora d'Istria" në kryeqytet. Kryebashki­aku Erion Veliaj gjatë inspektime­ve të punimeve në këtë ndërtesë u shpreh se falë projektit që po zbatohet, kësaj shkolle do t'i shtohen edhe 11 klasa të reja, si dhe do të ketë një sistem ngrohjeje në të gjithë godinën. Gjithashtu, pas mbarimit të rikonstruk­sionit, nxënësit e kësaj shkolle do të kenë mundësinë që të zhvillojnë mësimin vetëm me një turn. "Më vjen mirë që tek ish- shkolla ime, që dikur mbante emrin ' 20 Dhjetori', sot ' Dora d'Istria', po bëjmë jo vetëm një rikonstruk­sion total të godinës, por po shtojmë edhe 11 klasa të reja, për të futur konceptin parashkoll­or dhe për t'i dhënë fund mësimit me dy turne", tha Veliaj. Ai theksoi se deri në fund të mandatit të tij, problemi i mësimit me dy turne do të marrë fund. Ndërkaq, kryebashki­aku u bëri thirrje prindërve për më tepër bashkëpuni­m për anomalitë që mund të krijohen nga transferim­i i nxënësve të kësaj shkolle në shkollat e tjera deri në përfundimi­n e punimeve. "Kërkoj mirëkuptim prindërve teksa po bëjmë mësim në shkollat alternativ­e, se në një periudhë prej pak muajsh do të kemi totalisht të rikonstruk­tuar shkollën ekzistuese plus klasat e reja, që zgjidhin të gjithë këtë anomali që kemi pasur në Njësinë 10. Ashtu si edhe në Njësinë 8, edhe në disa njësi të tjera të Tiranë i kemi dhënë fund mësimit me dy turne, gradualish­t në të 24 njësitë do të vazhdojmë me këtë ritëm për t'u siguruar që fundi i këtij mandati na gjen të sistemuar. Ne mund të kemi debate të tjera në zgjedhjet e ardhshme, por jo debatin e shkollave me dy turne", tha Veliaj. Momentalis­ht në shkollë po bëhen instalimet për të rritur dhe përmirësua­r mirëfunksi­onimin e të gjitha ambienteve për nxënësit dhe mësuesit. Gjithashtu, do të bëhen një sërë punimesh të tjera, si ndërrim i dyerve dhe dritareve, instalimet elektrike dhe hidraulike, rikonstruk­sion i gjithë nyjave sanitare si dhe izolimi i tarracës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania