Gazeta Shqiptare

Tarifë e re për gjelbërimi­n dhe ambientet sportive

Tirana do të ndahet në 3 zona, banorët e qendrës 5 mijë lekë, jashtë Unazës 2 mijë Këshilli bashkiak: Ja ndryshimet e taksave

- Voltiza Duro

Këtë të enjte do të or ganizohet mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku do të shqyrtohen dhe vendosen tarifat e reja për gjelbërimi­n dhe ato të përdorimit të ambienteve sportive. Ata që do të përjashtoh­en nga taksa e pastrimit dhe tarifa e përkohshme arsimore, në bazë të projektven­dimit, janë administra­torët e pallateve. Tashmë kryeqyteti do të ndahet në tri zona për pagesën e tarifës së gjelbërimi­t. Specifikis­ht, të gjithë banorët në qendër do të paguajnë 5 mijë lekë në vit, banorët jashtë Unazës 2 mijë lekë në vit, dhe ata të ish- komunave 1 mijë lekë në vit. Të gjitha këto tarifa do të pasqyrohen në faturën e ujit të pijshëm. Gjithashtu, janë përcaktuar edhe çmimet për përdorimin e ambienteve sportive. Çdo person që do të jetë i interesuar të përdorë fushën e futbollit, duhet të paguajë një tarifë prej 400 lekësh në orë, ndërsa për fushat e volejbolli­t e basketboll­it tarifimi është 100 lekë ora për një person. Në bazë të projektven­dimit, parashikoh­et që në rastet e përdorimit të ambienteve shkollore tarifa shkon në 500 lekë për një orë, ndërsa për kalçetot, personat e interesuar do të paguajnë 150 lekë në orë, e për ambientet me bar sintetik do të tarifohen 125 lekë për orë. Për herë të parë është propozuar karta e publikut, e cila do të kushtojë 3 mijë lekë, që do të përfshijë 8 bileta për shfaqje teatrale e koncerte si dhe dy ftesa çift. Ndërsa, për sa u përket biletave për shfaqjet teatrore, do të jenë 500 lekë, ndërsa studentët dhe personat mbi 65 vjeç do të paguajnë 300 lekë. Vlera e biletës për koncerte do të jetë 1 mijë lekë, ndërkaq, të gjithë ata që do të dëshirojnë të marrin në përdorim ambientet e Amfiteatri­t dhe Qendrën Kulturore në Tiranë, do të duhet të paguajnë një vlerë prej 10 mijë lekësh në një orë. Hyrja për fëmijët në Kopshtin Zoologjik do të jetë 50 lekë, ndërsa për të rriturit 100 lekë. Për shfaqjet e fëmijëve do të paguhet bileta në vlerën prej 100 lekësh për person.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania