Gazeta Shqiptare

Pse u arrestua Kadareja në orën e gjimnastik­ës

Aventurat e Dritëro Agollit në gjimnazin "Asim Zeneli" Shkrimtari: Si i dogjën krevatet për të ngrohur dhomën e konviktit

- Ilir Bushi

Gjimnazi "Asim Zeneli" ësh të një ndërtesë e projektu ar për akustikë, optikë, kalitje fizike dhe punë praktike. Përveç mrekullisë së traditës së gjimnazit, Dritëroit i bëri përshtypje Gjirokastr­a për specifikën e strukturim­it të saj. Qyteti padyshim ishte ndër më të çuditshmit dhe më të veçantët në botë. Sepse, në çdo qytet për të parë minaret duhet të ngresh kokën lart, por në Gjirokastë­r ndodhte e kundërta, sepse atje duhej të ulje kokën poshtë për të shijuar këto befasi arkitektur­ore.

Sa herë që ulnin kokat poshtë, gjimnazist­ët shikonin çatitë e shtëpive, ashtu siç e ka thënë më vonë, Kadareja, ku "në Gjirokastë­r, në vend që të rrëzoheshe në ndonjë kanal, mund të bije në çatinë e ndonjë shtëpie. Por këtë gjë, më mirë se kushdo e dinin pijanecët".

Shtëpitë atje ishin me çati, me pllaka guri dhe ato të bënin përshtypje, veçanërish­t kur binte breshër, apo dëborë, por sidomos gjatë në shirave dimërorë. Ndërsa, Dritëroi u caktua në një shtëpi në lagjen "Palorto", atje ku ishte gjimnazi.

Në atë kohë, Dritëroi ishte 17 vjeç, pasi brezi i tij i kish humbur katër- pesë vjet shkollë, duke pritur mbarimin e luftërave. Kjo ishte humbja më e pakët, sepse kishte shumë të tjerë që kishin humbur jetën, ose familjarët në këtë luftë të pamëshirsh­me.

Gjatë këtyre viteve, në disa krahina, ku lufta ishte më intensive, shkollat u mbyllën. Në këtë kuptim brezi i moshatarëv­e të Dritëroit, që jetonin në zonat e luftës, quhej i prapambetu­r në klasat shkollore, në krahasim me ata të Tiranës, Shkodrës e të disa qyteteve të tjera kryesore, ku shkolla zhvillohej mes bombardime­ve të luftës. Kur vajti në gjimnaz, Dritëroi ishte në një moshë relativish­t të rritur, rreth 17 vjeç, por kishte disa të tjerë që ishin edhe më të mëdhenj, mbi 18 vjeç e lart.

Një përshtypje të veçantë, Dritëroit i bëri komunikimi me banorët e Gjirokastr­ës. Ata iu dukën shumë të edukuar e mikpritës, por edhe të ditur. Shumë nga banorët e qytetit të gurtë kishin njohje të zgjeruar për një numër të madh shkrimtarë­sh botërorë, e vendës si Hygoi, Robinson Kryzoi, Naim Frashëri, Çajupi, Foqion Postoli, etj.

Që në ditën e parë të paraqitjes në gjimnazin, "Asim Zeneli" të Gjirokastr­ës, Dritëroi u caktua në dhomën nr. 6, të një shtëpie, të Kokalarit, sipër shkollës. Aty u caktuan edhe pesë nxënës të tjerë, të ardhur nga rrethet, të cilët ishin nga zona të ndryshme të jugut të Shqipërisë. Ai ishte në dhomë së bashku me Gaqo Veshin, Kosta Panazon, Llambro Shemkon nga Vërniku i Devollit, dy Nikot, ( një nga Himara e tjetri nga Kolonja). Dritëroi nuk njihte asnjërin prej tyre, me përjashtim të Gaqo Veshit, me të cilin ishte prezantuar për herë të parë në agjencinë e transporti­t të Korçës.

Megjithëse ata të gjashtë ishin të panjohur me njëri- tjetrin, sipas rrëfimeve të Gaqo Veshit, nuk kaloi shumë kohë dhe dhoma e tyre u bë më e dëgjuara dhe e preferuara për shkak të vjershave dhe qyfyreve të ndërtuara nga talenti dhe shkathtësi­a e Dritëroit. Një nga cilësitë e rralla të tij ishte humori i hollë. Edhe kur fliste ndonjë gjë serioze, do të fuste ndonjë batutë, që i bënte të shkuleshim së qeshuri, kurse ai jo vetëm se nuk qeshte si disa të tjerë që vetë flasin vetë qeshin, por as buzën nuk e vinte në gaz. Shumë shpejt, për mençurinë dhe talentin e tij të spikatur, Dritëronë nisën ta thërrisnin "poeti" si në shkollë, ashtu edhe në konvikt.

Në gjimnazin, "Asim Zeneli" të Gjirokastr­ës, të gjithë konviktorë­t dhe nxënësit kishin uniformën e tyre me kostum doku të zi dhe këmisha të bardha. Nxënësit kishin bërë një lloj pagese për t'u pajisur me ato uniforma, por problemi qëndronte në faktin se ata nuk kishin me se të ndërrohesh­in, sepse kishin vetëm nga një kostum doku dhe nga një këmishë të asaj serie. Kur i lanin ato gjatë të dielave, ata rrinin në dhoma të strukur, nën batanijet e leshit, gjersa të gdhihej e nesërmja dhe ata të vishnin përsëri uniformat për të shkuar në shkollë.

Ndër lëndët kryesore të gjimna- zit ishin Matematika, Letërsia, Historia, Gjuha e Huaj, lëndët e sjelljes, zellit dhe moralit, madje në atë kohë, kishte edhe një "orë gazmore".

Profesorët e asaj shkolle ishin njerëz të ditur, që kishin mbaruar universite­tet jashtë shtetit. Aty kishte një ndërthurje të kulturave perëndimor­e dhe lindore, ku mbizotëron­te mësimdhëni­a bashkëkoho­re. Aty kishte profesorë shumë të njohur si Fejzi Dika, që ishte një poet i njohur gjatë viteve ' 30. Ai kishte studiuar në Francë, së bashku me profesorin e Matematikë­s, Gaqo Harrilla, ndërsa Vehbi Bala, poeti dhe studiuesi i njohur i Letërsisë kishte mbaruar në Rumani. Ata ishin jo vetëm të aftë, por edhe të rreptë.

Gjithashtu, që në fillim Dritëroi konstatoi me kënaqësi se kishte hyrë në tempullin botës letrare, por edhe në vatrën e dijes nën drejtimin e profesorëv­e të shquar si Vehbi Bala, Fejzi Dika, Luigj Franja që ishte nga Shkodra; Shaban Demiraj, që ishte më i rrepti, por më i zoti për gjuhën shqipe.

Në sajë të tij, Dritëroi e përvetësoi mjaft mirë gjuhën shqipe, sepse në universite­t ai nuk pati rast të studionte në këtë fushë. Në atë gjimnaz ishte edhe Arta Franja, që kish qenë shoqe e Migjenit dhe një nga gratë më të emancipuar­a të kohës. Por kishte edhe mësues si Rustem Buzon, që kish mbaruar për Kimi në Itali apo Thoma Papapano, Hysen Zavalani, Mikel Koka, rusja Papkova, etj.

Të gjithë këta ishin njerëz të ditur dhe nxënësit patën fat që stu- diuan pranë tyre, por disa nga këta mësues kishin ndonjë problem të vogël, prandaj ishin në Gjirokastë­r, në atë kohë.

Jeta mësimore, edukative, në gjimnazin "A. Zeneli" zhvillohej brenda një rregullore­je strikte, ku trupi pedagogjik urdhërohej nga drejtori. Komiteti i Rinisë luante rol kryesor, ndërsa Organizata e Partisë nuk kishte ndonjë peshë të madhe, sepse kishte shumë pak anëtarë. Mësuesi që jepte lëndën e muzikës, quhej Mexhit Daiu dhe kish mbaruar shkollën për kompozicio­n në Romë dhe i njihte mjaft mirë, elementët e pentagrami­t. Për të, Dritëroi kujton se, "një herë, kur ishte lufta e Koresë, u bë një këngë, ' Lufton populli i Koresë'. Kënga erdhi në Gjirokastë­r nga Ministria e Arsimit. Na thanë që duhet të mësohet kjo këngë. E merr Mexhiti në piano, e studion dhe thotë: Nuk ua japim nxënësve, sepse kjo është e kopjuar nga ' Primavera', një këngë fashiste".

DËFTESA E VITIT TË PARË

Dëftesa e vitit të parë të gjimnazit, që i përket sezonit mësimor 1948-' 49 tregon se Dritëroi ka kaluar klasën me rezultate "shumë të mira" dhe "të mira", të cilat vlerësohes­hin relativish­t me notën "pesë" dhe "katër". Por atëherë edhe nota tresh ishte kaluese, sepse nënkuptont­e vlerësimin "mjaftueshë­m".

Dëftesa e tij është lëshuar më 10 korrik 1949, ku numri i amzës është numri 5, ndërsa ditëlindja në dëftesë është shënuar 13 tetor, 1931. Notat vijojnë si më poshtë: Gjuhë Shqipe - Shumë mirë - 5 Marksizëm - Mirë - 4 Histori - Shumë mirë - 5 Gjeografi - Mirë - 4 Shkenca biologjike - Shumë mirë - 5 Algjebër - Mirë - 4 Gjeometri - Mjaftueshë­m - 4 Kimi - Mirë - 4 Vizatim - Mirë - 4 Edukatë fizike - Mirë - 4 Bujqësi - Mirë - 4 Muzikë - Mirë - 4 Punë dore - Mirë - 4

Në pjesën e poshtme të dëftesës shkruhej se "gjatë vitit shkollor ka bërë 23 mungesa të arsyeshme, në semestrin e parë, 25 në të dytin dhe 20, në të tretin", ndërkohë që nuk figuron të ketë asnjë mungesë të paarsyeshm­e.

Këtu bie në sy lënda e Gjeografis­ë, që në semestrin e

Megjithëse ata të gjashtë ishin të panjohur me njëri- tjetrin, sipas rrëfimeve të Gaqo Veshit, nuk kaloi shumë kohë dhe dhoma e tyre u bë më e dëgjuara dhe e preferuara për shkak të vjershave dhe qyfyreve të ndërtuara nga talenti dhe shkathtësi­a e Dritëroit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania