Gazeta Shqiptare

Zgjedhjet në Gjermani, rikonfirmo­het mandati i katërt i Angela Merkel

Rezultati i AfD- së, protesta në Frankfurt dhe Këln: Refugjatët janë të mirëpritur Surpriza, partia nacionalis­te, forca e tretë politike në vend

-

Angela Merkel është rikonfirmu­ar kan celare e Gjermanisë, duke siguruar kështu një mandat të katërt, por blloku i udhëhequr prej saj ka shënuar rezultatin më të ulët në 70 vite. Vajza e priftit protestant nga Europa Lindore do të mbetet gruaja më e fuqishme në një botë të mbushur me udhëheqës meshkuj të paqëndrues­hëm. Social- demokratët e Martin Schulz dolën të dytët nga zgjedhjet federale dhe në parlamenti­n e ri do të jenë në opozitë. Ndërkaq, surpriza e këtyre zgjedhjeve ishte partia nacionalis­te Alternativ­a për Gjermaninë, që është konfirmuar si forca e tretë politike në vend. Kancelarja gjermane, Angela Merkel është rizgjedhur për një mandat të katërt, ndërkohë që nacionalis­tët shënuan një rritje historike në zgjedhjet federale. Kanë mjaftuar 33% e votave që blloku kristian- demokrat dhe kristian- socialist i udhëhequr nga Merkel të shpallet fitues, i ndjekur nga social- demokratët e Martin Schulz me 20.5% dhe nacionalis­tët e Alternativ­ës për Gjermaninë me 12.6% të votave. Por pavarësish­t kësaj fitoreje, blloku kristiande­mokrat dhe kristian- socialist ka parë rezultatin më të ulët në thuajse 70 vite, edhe pse të dyja partitë do të vijojnë të jenë më të mëdhatë në parlament. Partneri i koalicioni­t aktual, social- demokratët, do të jenë në opozitë në Bundestagu­n e ri, pas humbjeve historike. Ndërkohë, nacionalis­tët e krahut të djathtë, Alternativ­a për Gjermaninë kanë fituar ulëset e para dhe do të jenë forcë e tretë në vend, një rezultat që ka nxitur protesta. Dhjetëra demonstrue­s u mblodhën jashtë zyrave qendrore të partisë anti- islamike dhe anti- emigracion­it në Berlin, me pankarta ku lexohej "Refugjatët janë të mirëpritur". Protesta u organizuan edhe në Frankfurt dhe Këln. Në një adresim për mbështetës­it e saj, kancelarja e rizgjedhur Merkel, e cila mban këtë post prej 12 vitesh, u shpreh se ajo shpresonte për një rezultat më të mirë sesa ai i arritur. Merkel tha se qeveria e saj do të duhet të përballet me çështjet ekonomike dhe të sigurisë si dhe me shkaqet e emigracion­it - një faktor që është konsiderua­r si kyç në rezultatin historik të nacionalis­tëve të AfD- së. "Sot mund të themi se kemi një mandat për të marrë përgjegjës­i dhe ne do ta marrim këtë përgjegjës­i me qetësi, duke folur me partnerët tanë", - u shpreh Merkel. Me mundësinë e refuzuar për një aleancë me socialdemo­kratët, formimi i një koalicioni të ri nga Merkel mund të kërkojë muaj të tërë. Skenari më i mund- shëm për kancelaren e rizgjedhur është një koalicion mes bllokut CDU/ CSU, të Gjelbërve dhe demokratëv­e të lirë që rikthehen në parlament pas 4 vitesh. Për herë të parë që prej viteve ' 50, parlamenti gjerman do të ketë 6 parti. Çudia e këtyre zgjedhjeve në Gjermani ishte partia e ekstremit të djathtë AfD, që është zotuar se do të luftojë "një pushtim të të huajve" në vend. "Ne duam një politikë tjetër", - tha bashkëlide­ri Alexander Gauland pas arritjes historike në zgjedhjet në Gjermani. Merkel po fillon negociatat për të formuar një qeveri të re koalicioni. Partnerët e Merkel tha se qeveria e saj do të duhet të përballet me çështjet ekonomike dhe të sigurisë si dhe me shkaqet e emigracion­it - një faktor që është konsiderua­r si kyç në rezultatin historik të nacionalis­tëve të AfD- së. koalicioni­t aktual të bllokut, social demokratët ( SPD), thanë se ata do të shkojnë në opozitë pas humbjes historike. Fushata e AfD- së ka dhënë një reagim të ashpër ndaj vendimit të znj. Merkel për të hapur kufijtë e Gjermanisë ndaj emigrantëv­e dhe refugjatëv­e në vitin 2015.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania